DEBATET/ Rrëzohet dekreti i Nishanit, do kalonte nëse Topalli nuk do largohej nga komisioni

17 Maj 2016, 20:50Politika TEMA

Nëse deputetja demokrate Jozefina Topalli nuk do të largohej nga mbledhja e Komisionit të Jashtëm atëherë dekreti i Bujar Nishanit për rishqyrtimin e ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” nuk do të ishte rrëzuar.

Vangjel Dule i PBDNJ la sallën e komisionit në kohën që do votohej, teksa Topalli ishte larguar më parë, raporton Ora News.

Dade: Zoti Dule do të votoni?

Dule: Unë jam dakord që të mos rrëzohet

Dade: Domethënë je me opozitën.

Pasi këtij momenti socialisti Namik Dokle bëri llogaritë.

Dokle: Bëri gabim që iku Jozefina, se nuk do rrëzohej dekreti…

Me 5 votat e maxhorancës përballë 3 të opozitës dekreti u rrëzua.

Dede: Dekreti bie me shumicë votash në komision.

Përfaqësi i Ministrisë së Jashtme mbrojti ligjin duke theksuar se argumentimi i bërë nga isntitucioni i presidencës nuk ishte i saktë.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme: Interpretimi është bërë. Ne nuk mendojmë se është i saktë.

Maxhoranca dhe Opozita paraqitën argumentat e tyre pro dhe kundër.

Selami: Ose të biet në një marrëveshje ku specialistët të pranojnë që neni 121 i kushtetutës pak më sepcifike 1,2,3,4 cfarë do të thotë. Ose ky pastaj është një rast klasik ku kushtetuta duhet interpretuar.

Dade: Unë nuk besoj se ne duhet të ngarkojmë gjykatën Kushtetuese me këto çështje që janë lehtësisht të kuptueshme.

Dokle: Parlamenti nuk duhet të marrë përsipër atë cfarë nuk i takon ta marrë përsipër.

Vendimi i komisionit të jashtëm i kalon Kuvendit për votim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje