Para dhe pushtet: Ja pasuria e Shukri Xhelilit

17 Maj 2016, 11:27Politika TEMA

Shukri Xhelili, i cili ishte protagonist i një skandali me natyrë seksuale, ku i kërkoi seks një 20-vjeçareje në këmbim të një vendi pune, deklaron pranë ILDKP prona dhe biznese.

Ish-kryebashkiaku i Dibrës, i shkarkuar disa ditë më parë nga Këshilli i Ministrave, deklaron se gjatë vitit 2015, ka blerë një truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 162 m2, me vlerë 3.800.000 lekë.

Ndërkaq, bashkëshortja e Tefta Xhelili, rezulton administratore e subjektit “Viklo”.

Për vitin 2015, zonja në fjalë deklaron 620,288 lekë të ardhura nga ky subjekt.

Pranë kësaj kompania rezulton i punësuar edhe djali i Shukri Xhelilit, Evis Xhelili.

Po ashtu, Xhelili deklaron pagën si drejtor Rajonal i Sigurimeve Dibër, në vlerën 666,081 lekë, deri kur mori mandatin e kryebashkiakut.

Xhelili deklaron gjithashtu pagën si kryebashkiak 388,078 lekë, shpërblim si anëtar i Këshillit Bashkiak Peshkopi, 52,770 lekë dhe shpërblim si anëtar i Këshillit të Qarkut Dibër, 22,610 lekë.

Familja Xhelili ka marrë edhe dy kredi në shumat 4.500.500 lekë dhe 1.500.500 lekë.

 

2 komente në “Para dhe pushtet: Ja pasuria e Shukri Xhelilit”

  1. Agron says:

    Para e madhe… a pika juve qe shkruani keto tituj

  2. lola says:

    Per nje vend pune nje i korruptuar si zoteria ne fjale merre me miljona lek, ndersa me nje 20 vjecare i pelqen te shkoje ne hotel ,duke e siguruar edhe kliente per fundjavat neper hotele.natyrisht qe duhen verifikuar pronat ne se jane vene me para korrupsioni, por mendoje se duhet gjetur nje menyre per tu hequr te drejten titullareve realisht per te punesuar punonjes. Duhet te ndiqet menyra e zyrave te punes ,ku punekerkuesi regjistrohet si i pa pune dhe dhe cdo institute shteteror apo privat duhet te furnizohen nga zyrat e punes per nevoja te administrates.me konkurs real dhe jo mashtrime nga te rilindjes. Po ja le kete te drejte tutullarit ai do mbledh rreth vetes njerz duke shitur shitur vendet e punes,njerz te tij,te familjes se tij apo dashnoret e tij, ligji eshte plote korrupsion dhe jo pa qellim, shqiperia per te qeshur ,shqiperia per te qare, bolle te jeshe e bukur dhe e disponueshme dhe mund te behesh drejtore apo deputete edhe pa mbushur ende 19 vjece

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje