Lulzim Basha, një takim misterioz me Pandeli Majkon

17 Maj 2016, 11:42Politika TEMA

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka takuar deputetin socialist Pandeli Majko.

Takimi u zhvillua në hotel “Rogner”.

Mendohet që ata të jenë takuar për të folur rreth reformës në drejtësi.

Kjo, duke qenë se kohët e fundit Majko ka qenë mjaft aktiv në lidhje me këtë reformë dhe duket se tashmë ai ka marrë edhe rolin e negociatorit mes palëve.

Vetë Basha, që ka folur pas takimit, tha se kanë folur për tjetër gjë.

Ai tha se takimi me Pandeli Majkon u zhvillua në kuadër të Asamblesë së NATO-s që do të mbahet në Tiranë.

Basha vlerësoi kontributin e Pandeli Majkos si figurë politike, që është kundër tensioneve dhe pro konsensusit.

Folëm për një bashkëpunim për Asamblenë e NATO-s që mbahet në Tiranë. Vlerësoj rolin e z. Majko dhe do të shohim ç’mund të bëjmë në këtë drejtim. Jam i hapur për bashkëpunim”, tha Basha.

Por, vështirë se Basha është takuar me Majkon pikërisht për Asamblenë e NATO-s.

1 komente në “Lulzim Basha, një takim misterioz me Pandeli Majkon”

  1. Shqiptar says:

    Pandi.Ki kujdes!!!!Basha po mundohet me te gjitha menyrat te sabotoje “Reformen ne Drejtesi”.Jane ne veshtiresi te madhe ne syte e Nderkombetareve dhe te Shqiptareve.Kerkojne shpetim tek eksponente influent te PS-se.Mos perseritni gabimin e 1997-es kur shpetuat Berishen.Do beni gabim fatal n.q.s ndihmoni perseri PD-ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje