DESHMIA/ Visho Ajazi: Ja e vërteta e pajisjes përgjuese (nuk informoi Ramën, por vetëm Nishanin e Llallën. Refuzon të përgjigjet për përgjimet në kohën e Berishës)

18 Maj 2016, 11:00Politika TEMA

Kreu i SHISH, Vishi Ajazi, ka raportuar sot në Komisionin e Sigurisë për çështjen e përgjimeve.

Ai thotë se dy muaj më parë është vendosur një pajisje përgjimi në Vlorë, e cila nuk është deklaruar.

Ajazi thotë se ka informuar vetëm Nishanin dhe Adriatik Llallën për këtë pajisje, dhe jo ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin Rama.

Ndërkohë, ai ka refuzuar të përgjigjet për informacionet se gjatë qeverisjes së Berishës, ka pasur pajisje përgjuese.

Dy muaj më parë morëm informacion që një pajisje kishte ardhur në Shqipëri. U informua se pajisja ishte vendosur në Vlorë për trajnim.

Ajo ishte IMC.

Ajo që ishte problematike ishte se nuk ishte deklaruar se kishte hyrë brenda.

I shqetësuar mora kontakt me prokurorin e Përgjithshëm dhe dhashë informacionin. Informuam institucionet e shtetit për një pajisje që mund të cënonte sigurinë. Lidhur cfarë është thënë në media, pikë së pari refuzojmë të flasim publikisht.

Për asnjë moment nuk jemi intersuar për të mësuar si është përdorur pasi nuk është tagri jonë.

Megjithëse është kërkuar më shumë informacion ne nuk kishim mundësi të merrnim informacion.

Pajisja kishte hyrë në Shqipëri ishte në një ambient trajnimi dhe përdorej nga policia italiane me policinë shqiptare.

Kam raportuar vetëm tek prokurori i Përgjithshëm, më vonë kam informuar institucionet që më kanë kërkuar.

Kam informuar dhe presidentin e Republikës. S’kam kontaktuar me ministrin e Brendshëm”, tha Ajazi.

PYETJE- PERGJIGJE

Kjo pajisje lejohet këtu? Është e ligjshme?

Nuk është në tagrin e Shërbimit për të përcaktuar ligjshmërinë e saj. Organi i vetëm që ne njohim për përgjim parandalues është Prokuroria e Përgjithshme. Është ajo që përcakton nëse pajisje të tilla duhen përdorur. Kjo pajisje nëse hyn në Shqipëri, Prokuroria duhet të japë OK e saj. Unë e kam raportuar vetëm te Prokurori i Përgjithshëm këtë, më vonë kam biseduar edhe me institucione të tjera të shtetit.

Pajisja është përdorur për trajnim apo keni informacione se është përdorur për përgjim? Prokurorin e Përgjithshëm e informuat me shkresë? Cilin drejtues të lartë të shtetit keni informuar? Keni kontaktuar ministrin e Brendshëm?

Ne nuk kishim informacion për çfarë është përdorur pajisja përderisa dinim se kishte shkuar për trajnim. Nuk kemi informacion që është përdorur për përgjim. Pas Prokurorit të Përgjithshëm jam thirrur nga Presidenti. Nuk kam kontaktuar me ministrin e Brendshëm.

Kush ka tagër të bëjë përgjim? Punonjësit e Policisë që trajnohen? Çfarë kapaciteti ka kjo pajisje? Ka të drejtë ministri i Brendshëm ta përdor pa lejen e prokurorit?

Është një pajisje e domosdoshme për të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit. Është krejt legjitime për ta pasur atë. Nuk e kam parë asnjëherë këtë pajisje, nuk kam informacion për kapacitetet. Pajisje të tilla janë mjaft të fuqishme.

 

Në katër vjet ka pasur pajisje të tjera që kanë cenuar sigurinë kombëtare? Pse nuk e keni informuar kryeministrin, pse nuk e keni zbatuar ligjin?

Për pyetjen e parë ruaj diskrecionin për t’u përgjuar. Duke informuar prokurorin e Përgjithshëm që është personi përgjegjës për përgjimet, unë kreva detyrën time. Ai ishte informacion i pakonfirmuar dhe nuk mund ta informoja kryeministrin për një informacion të pakonfirmuar.

A përbën kjo pajisje kërcënim për sigurinë kombëtare?

Në opinionin tonë po, nëse është e vërtetë. Arsyeja është shumë e thjeshtë, nëse kjo pajisje është me kapacitete përgjuese, të gjithë krerët e shtetit janë vulnerabël për tu përgjuar. Pjesa se si është futur në Shqipëri duhet të shikohet nga Prokuroria e Përgjithshme.

Pse ia keni thënë me gojë prokurorit të Përgjithshëm dhe jo me shkrim? Pajisja është gjurmimi apo përgjimi? Ka ardhur nëpërmjet shërbimeve të aleatëve apo përmes linjave të tjera që nuk dihen?

Kishim indicie se një pajisje e tillë ka hyrë. Nuk e kishim informacionin me shkrim. E kam ndarë me gojë me prokurorin e Përgjithshëm. Është praktikë botërore që jo gjithçka shkruhet. Unë nuk e mora me shkrim informacionin, prandaj edhe nuk ia çova me shkrim prokurorit të Përgjithshëm. Presidenti më kërkoi që të raportoja për atë që dija dhe këtë kam bërë.

33 komente në “DESHMIA/ Visho Ajazi: Ja e vërteta e pajisjes përgjuese (nuk informoi Ramën, por vetëm Nishanin e Llallën. Refuzon të përgjigjet për përgjimet në kohën e Berishës)”

  1. polici says:

    Si ta informonte Ramen kur ai e kishte fut pa leje pajisjen bashke me Italianet?

    1. kapo says:

      …pavarsisht se e ka futur Rama .kryespiuni duhet te bente detyren..ate qe ja saksionon kushtetuta…te njoftonte kryeministrin…tani ,Rama duhet te pergjigjet nese ka lejuar hyrjen pa leje te aparatit pergjus..por edhe kryespiuni,,per shkelje te kushtetutes..Ne shtete me drejtesi normale funksionon keshtu..ne ç’vend te botes eshte pare qe kryespiuni vete njofton opoziten…(..plakun Sali…e kam fjalen per raste te tjera )dhe jo kryeministrin ?

      1. Adem says:

        pse ja fut kot.si mund ta kete futur kryeministri kur kete e kane futur italiane?
        O zot cfare debili. nuk di as te lexoje.

    2. Toni says:

      Ky eshte qytetari dixhital qe po i hap skandale te kota qeverise dhe po i ben gropen Edi Rames me skandale te perjaveshme, qe nuk jane skandale, por mashtrime dhe genjeshtra. Shume energji po harxhon qeveria duke u marre me shpifjet qe perhap Visho Ajazi. Ta beri gropen more Edi Rama. Vazhdo palloshi i nones se je tuj shku drejt gropes, me siguri dhe shpejtesi sketerre. Nje person qe ka detyre te informoje kryetarin e shtetit nuk e ben kete por njofton Jarin. Sigurisht edhe Berishen sepse Jari dhe Berisha jane nje.

    3. Tarrasi says:

      Je tamam polic e mos e luj me idiot. Ligji nuk te lejon deshire o polic gomar por te detyron te Raportosh. M e fal se polic je , baraz me nje kafshe shpelle

  2. REZI says:

    Kur do ti zhdukni keta plehra nga institucionet???
    Ja paska thene gojarisht ky plehra. Ai tellalli me mustaqe e ka bere fakt.

  3. Bujar says:

    Dmth, gjithe ai isntitucion sherbimi qe paguhet me parate tona, komunikonka me goje per detyren funksionale…
    Pse nuk e mbyllim, ne kemi Facebookun atehere sherbim me te mire… Te pakten aty e leme nga nje gjurme…

    1. suzi says:

      Po pret qe Rama te zbrese nga avioni se ka kohe qe seshte kethyer ne baze ………..

  4. vi should trapi says:

    Po si ka mundësi që informoka me gojë një institucion si shiku dhe nuk informoka me shkrim
    Pra kështu i bie që qytetari dixhitalb na qënkërka visho. A e kuptoni se sa të kapura I ka institucionet krimineli sali.

    1. ben tirona1 says:

      Sic kerkon ti kete te kapura ky trapi tjeter,Rama,apo jo?!
      Njesi te barabarta,qe punojne per interesat e tyre dhe qe godasin kush nuk u vete pas avazit.

    2. eva says:

      fiks fare, dhe gjithe kete zhurme e ben qe te vonoje reformen ne drejtesi

  5. ALPACINO says:

    po mire ata itaianet ca ishin barinjtë e nishanit ne itali,po skane faj ninulla me llapashticen po le ti veni bashi-vicidolit dhe ti shplareje goje se per ate i vuri VIÇIDOLI.

    1. Zen says:

      Tamam ai punen e vete e ka kryer ka njoftuar kapot qe e vune ne pune llallen jarin dhe penicilinen. Shtet vk.

  6. kafe e hidhur says:

    per gjithe militantet..ka dy fakte.kjo pajisje ekzistoka,gje qe tahiri dhe rama e refuzuan..dhe kjo pajisje nese perdoret nga institucionet e shtetit duhet te kaloj nepermjet kanaleve zyrtare..gje qe nuk ka ndodh dhe le shtigje e rruge per abuzim..pse ky ska raportuar per pajisje me perpara ne kohen e berishes eshte faji i rames qe se ka pyet sic e pyesin sot..eshte faji i rames qe akuzoi me goje gjithe administraten e dikurshme e sberi nje denoncim.nga gjithe abuzimet e kryera asnje nuk pagoi,as edhe nje fije floku..tani cme duhet mua nese lajmin e jep sala apo media.rendesi ka qe eshte i vertet dhe qe keta qe erdhen te ndryshonin gjendjen qe ishte sben nje mut..rama meta dhe sala nuk kane asnje ndryshim si politikane,jane njelloj.nuk iua ndien fare per kete vend.ua ndjen vetem per ate kolltuk.ndryshojne nga njeri tjetri vetem nga karakteri i ndryshem dhe formimi qe mund te kene e gjuha qe perdorin per te genjyer..por thelbi eshte i njejte te te tre.zgjidhja kush eshte???ska asnje alternative te re,voten jepjani partive te vogla edhe pse do jete kote per ata por do jete mesazh per politiken.asnje vote partive te medha.duhet permbysur kjo elite,me vote.shprehja e indinjates do behej me vote te bardh po ate se kuptojne keta dhe e tjetersojne..por ky popull nuk ka aftesine te reagoj keshtu qe ne do rivashdojme te mashtrohemi..te na rroje republika e bananes qe kemi krijuar

  7. i drejti says:

    Duhet te shkaterrohet sa me pare ky shtet paralel i rrumpalles qe po minon funksionimin normal te shtetit. Treshja kriminale mustaqja-llallushi dhe hija e nates vishua duhet te shkallmohen sa me pare te jete e mundur. Nga kjo treshe e ndyre Rama eshte ne kurth natyrisht dhe nga maloku i skraparit qe ferkon duart.

  8. Quebec iani dizhital says:

    O vellai dixhital i Viçidolit,
    eshte detyre paresore e sherbimit qe drejton ti, o kulish i zellshem i Berishoviqit, per te mbledhur informacione qe bejne fjale per cenimin e sovranitetit, integritetit teritorial dhe pamvaresise se vendit. Por zaten si spiun i zellshem qe je dhe qe ja ke shitur edhe ti shpirtin sherbimeve te huaja (bashke me ate qe te ka emruar dhe e ke per zemer) ske se si te informosh kunder sepse cenon interesat e boseve te bosit tend. Je betuar per mbretereshen dhe ke mare letrat ne Canada. Si shtetar i zellshem i Merhumit Sali vazhdon ti bindesh me perulesi bashke me dyshen DHALLA – NISHANI.
    Jeni te tre vemje dhe duheni zhdukur nga faqja e dheut, sa me pare ta kuptoj Rama qe ju jeni e keqja e ketij vendi aq me shpejt do shpetojne shqiptaret nga e keqja SALI-izëm.

    PS: jip doreheqjen by RESIGNING dhe kthehu e mbylle jeten qe te ka mbetur i dhjere por te pakten duke i bere sherbim 1 here shqiptareve.

  9. naku says:

    Ne tere kete histori ajo qe me cudi mua eshte fajti se ne gati tre vjet Vishua as qe e ka perfillur te ashtuquajturin kryeminister Edi Ramen.paaftesia e ketij kryeministri eshte vertete e pa besueshme! E jam votuar me pritshmeri por,jam i zhgenjyere deri ne palce. Turp,kryeminister qe tallet nfa Bujari,Llalla,Vishua e soj e sorollop!!! Berisha qe i afte qebrenda nje kohe rekord te permbyste institucionet ne 2005,kurse keta kan 3 vhet dhe…qahen se nuk i le kushtetuta. Marrezi e paaftesi.

    1. BabaQ iuMama says:

      Shume e drejte Naku, po kujt ja thua e kush te degjon.. Ai eshte i gjate 1.96 cm dhe leprin e ka brenda ne bark 2.16 cm. Gjeja pare qe duhej te bente te mbante minimumin e premtimeve qe beri para zgjedhjeve:
      – te conte para drejtesise vrasesit qe organizuan Gerdecin
      – pergjegjesit vrases gjakatar te 21 janarit
      – organizatoret tradhetar te shitjes se trojeve
      NUK PO PERMEND HAJDUTERIN NE EMER TE KOMBIT (RRUGA KOMBIT), APO NDONJE TENDER MILIONESH EURO
      E askush nuk mban pergjegjesi… justifikimi nga lepri i gjate 1.96 cm eshte sistemi drejtesise qe dominohet nga shrbetoret e korruptuar te zellshem te dumbab Saliut. Por do jene keta qe do e cojne lepurin e gjate para drejtesise ne rast se ai nuk e vlereson seriozisht kete realitet te hidhur ne te cilin e ka futur kete vend me mosveprimet e papergjegjeshme ne emer te tolerances (dailali Meta perfiton ne kete rast nga mosveprimi). Papergjegjshmeria e Lepur 1.96 cm ne lidhje me keto sherbime dhe policine eshte aq e pashpjegueshme sa qe le akoma ne krye te ketij sherbimi nje kelysh te betuar te Gazide/Berishes, ne polici dalin e dekonspirohen veprimet jo vetem prej disa drejtuesve te korruptuar e inkopetent, por edhe nga kulishet si visho me kufje ne vesh qe paguhen nga kjo qeveri me leket tona dhe informacionin procedurial e dergojne tek doktorri dixhital dhe ai e kamuflon me qytetarin dizhital. Pastaj kerkohet te gjehen koka turku dhe ketu hyn fusheja i MPB qe nepermjet Ben Skendo (jo Ben Qimja – megjithe se jane shoke) drejtor i pergjithshem i Sh K er B yth Q..im A , qe kapin e hapin ceshtje per police krahthyma 5 eurosh dhe nga ana tjeter lulezon 30% i parcelave me bar qe korret nga drejtuesit e policise.

  10. Eshte nje moment shume i bukur dhe i vecant ky qe kryeministri jone o ta bej arestimin e shpellarit dhe te gjithe hienave te tij ose ti hape rrugen nje njeri qe ka ole! Turp edi rama qe deri tani je tallur me shume sesa shpellari me shqipetaret!

  11. Tnt says:

    Eshte me se normale qe ShIK te paraqese informacionin Prokurorit dhe nuk ka perse te shqetesoje asnjeri. Problemi eshte se ku e jep, ne zyre apo duke kafshuar berxolla mbrapa Dajtit.

  12. NjeQytetarOptimist says:

    Rama, kujtova se do largoheshe nga shteti I malokeve se me the te thash bejne shtet ata.. Gramafon hesapi.. Hiqe kete pinguin qe informon “Gramafona” me goje si ne pazar te Korces….

  13. gani says:

    Ha…ha…edhe Rama doli nje k**e, te cilin e ka tredhur nje imbecil e tarallak si Sali Berisha.

  14. E po kjo pune! says:

    dale dale se nuk plasi peshku se ne rradhe te pare halete e PD te votojne reformen ne drejtesi pa pastaj probleme te tilla ka patur dhe do kete. Sa per pajisjen, o burra te spekullojme se u beme te gjithe 007 tani. Ndoshta eshte vendosur edheper telefonatat e trafikanteve, qofte te droges, emigranteve nga lufta ne siri, dreqi e di … sa per halete e PD nuk ka nevoje fare ti pergjosh se i kane bere zullumet haptazi por nuk Rama nuk ka mendere ti coje ne gjykate.

  15. Jimi says:

    Interesant!?
    Informacioni i pakonfirmuar!? Si i tille ky informacion i relatohet vetem presidentit e prokurorit dhe si fillim qe te konfirmohej meret vetem konfirmimi i qoftelargut!? Ke te drejte more Viusho! Ky informacion i pakonfirmuar sigurisht qe duhej relatuar vetem tek persona te pakonfirmuar,sic jane keta tre dhe jo tek kryeministri i konfirmuar nga 1 milion votues!?

  16. aferdita says:

    O visho o spiuni i sali kriminelit ,s ke faje ti fajen e ka ai qe ste fute brenda per tradheti ndaj atdheut .Ju sjeni mesuar me edukate ju doni lopcarin nga mali ti dhe muli hajdut. Qe i vellai i beri kerdin te financat me tenderat ,si duket jumbaruan parate deputeteve te PD e duan para e po bejne si gore . Po dhe ne 2017ne opozite do rini se populli su shef me sy sepose jeni ginjeshtar ,sharlatane dhe doni te beni shtet me meziun ,mulin dhe ristan pijaneci.

  17. rilindja jote says:

    Visho ka per detyre ti sherbeje vetem PD,dhe po e kryen me se miri kete sherbim! Po Rama ku i ka syte dhe mendjen,fyrje me te rende ndaj Rames nuk ka.e me kete rast jepi dhe nje dekorate tjeter Vishos,o z. Rama,te hane dreket Bota themi ne, mesuesi i madh e i pagabueshem_ POPULLI

  18. gr says:

    Komplete pleher! largojenei qafirine! Ai nuk zbaton ligjin, bene gojore, thyen kushtetuiten Rama hesht. Mjere ne! Sa te pasigurte, ne kete bote tmerresisht te rafinuar. Mshoi fort Sala. Ajazi jashte, fiks i poshter dhe antishtet. Shwerbetor o vogel, qe nuk i duhet Shqiperise. Pordhac hesapi.

  19. xxx says:

    shqiptaret nuk dinete bejne shtet serbet kane te drejte ky eshte kanadez dhe i jpe llogari vetem kanadase ne cilin shtet te botes shefi i spiunilit ka dy neneshtetesi imagjinoni kete gje ne usa rusi gjermani angli pse shkojme larg serbi apo greqi shqiperia shtet leshi ska shtet dhe nuk dijem te bejme shtet

  20. grameno says:

    Qytetari digjital i berishes,pse Edi nuk e fillon me shkarku,kur me kushtetute eshte qe ky i pergjigjet kryeministrit,Kur sali shkarekoi Teodori Sollakun ,pse EDI te mos bej te njejten gje,ky eshte njeri qe nuk i sherben vendit,por SALIUT,ky eshte QYTETARI DIXHIAL i Saliut.

  21. Besa says:

    nuk besoj se ka dicka te re per shqiptaret.Me vota u permbys nje shtet krimnal ne 2013-ten.Qe do te thote se Vishot ishin ne sherbim te Vicidolit dhe jo te shtetit.Puna e pare mbas fitores duhej shkarkuar ne Kuvendin e Popullit per shkelje ligji.Kjo jo vetem nuk u be,por ju rrahen shpatullat ne shkaterrimin e shtepise me gjethe..Gjithshkane emer te dhimokracise

  22. arben says:

    E ndoqa te gjithe shoun televiziv te komisionit parlamentar ku regjizori e aktori kryesor ishte kllouni Arben Ristani (imagjinoni per nje cast sikur ketij sharlatani e analfabeti ti lihej me shume pushtet se sa ai i drejtuesit te perkohshem te komisionit mjere politiken shqiptare ku do katandisej akoma me keq sec eshte ).Pervecse pergjigjeve korekte te ministrit Tahiri dhe te kryepolicit Cako dy te tjeret por sidomos Vishua i partise nuk bene gje tjeter vecse hodhen shashka tymuese dhe nuk sqaruan asgje.Ne duan vertet te sqarojne ate cka pretendohet se ka ndodhur duhet qe prokuroria e Llalles te mare ne pyetje ata qe perhapen te gjitha keto informacione dhe neqoftese rezultojne te pa verteta duhet qe te pergjigjen penalisht per dizinformim dhe per te gjitha pasojat e renda qe ka shkaktuar ne publik qofte keta dhe me funksione te larta shteterore.

  23. Kot says:

    Visho eshte shiks me vlla ku di me shkrujt letra zyrtare ai.

  24. exact says:

    Mos genje or tej! Ti iniformon te pari komunistin Sali dhe pastaj dy vartesit e tij Kapterin dhe Dhallen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje