Veliaj: Keqardhje për vendimin e sotëm të Gjykatës, pallatet te Diga e Liqenit nuk do të ndërtohen

18 Maj 2016, 15:45Sociale TEMA
Veliaj: Keqardhje për vendimin e sotëm të Gjykatës, pallatet

Duke iu përgjigjur edhe interesit të gazetarëve për vendimin e Gjykatës së Apelit Administrativ për pallatet poshtë Digës së Liqenit, kryebashkiaku Veliaj tha se ndihej i zhgënjyer. Më poshtë përgjigjet e plota të kryetarit të Bashkisë së Tiranës:

– Z. Veliaj, a keni ndonjë koment për vendimin e Gjykatës  së Apelit ?

Nesër do të shohim se si kushërinjtë do të gjykojnë kushërinjtë e tyre për një fitim 220 milionë euro. Sigurisht që jam i zhgënjyer dhe i revoltuar. Kjo nuk ishte një mënyrë dinjitoze për t’iu përgjigjur interesit publik dhe i garantoj se Tirana nuk do të harrojë këtë që bënë gjyqtarët. Besoj se ishte e nevojshme të ndodhte kjo për të ilustruar pse reforma në drejtësi është kaq jetike për vendin. Në momentin që kushërinjtë do të gjykojnë kushërinjtë dhe luhen 220 milionë euro, unë e di si do të dalë rezultati nesër; e dija edhe para një jave, por e bëra gjithë këtë organizim për të demaskuar mënyrën se si funksionojnë gjyqet në Shqipëri.

Nëse deri dje ishin 98% e qytetarëve të Shqipërisë pro reformës në drejtësi, besoj se sot edhe ai 2% që kishte mbetur është 100% pro reformës. Dua të falenderoj një nga gjyqtarët që i rezistoi tundimit, pati kurajën të qëndronte për atë që është e drejtë dhe zgjodhi popullin dhe jo korrupsionin që vjen nga firmat e ndërtimit. Nesër do të shohim një gjyq farsë, ku kushërinjtë do të gjykojnë kushërinjtë, ashtu siç ndodh rëndom kur të gjithë qytetarëve u hyhet në hak.

Dua të sqaroj disa gjëra: Së pari, Bashkia e Tiranës sapo ka depozituar një padi, e cila kërkon që për sa kohë që nuk ka një vendim të Gjykatës së Lartë, e cila ka marrë në shqyrtim opinionin e Komitetit të Digave për të mos ndërtuar, atëherë ky gjyq do të pezullohet. Fillimisht duhet të dëgjojmë nga Gjykata e Lartë, e cila jep vlerësim mbi refuzimin e kësaj leje nga Komiteti i Digave dhe vetëm pasi të kemi këtë vendim nga Gjykata e lartë, atëherë mund të gjykohet në themel kjo çështje. Ndaj, sapo e kemi depozituar këtë padi, me ligjet e këtij shteti, Gjykata Administrative duhet fillimisht të shqyrtojë padinë që sapo kemi depozituar, të japë opinion, pra ose të vazhdojë diskreditimin, ose të vendosë që nuk ia vlen të fyesh një popull të tërë i cili e ka marrë një vendim, e ka një dëshirë, e ka votuar për këtë projekt, i cili po e sheh përditë paligjshmërinë.

Një gjë është e sigurt dhe nuk e luan as topi: Ndërtimi te diga nuk do të ndodhë! Bashkia e Tiranës ishte përgatitur të provonte lidhjen farefisnore dhe siç thotë ligji, deri në brezin e tretë përbën konflikt interesi. Ne e kishim këtë të provuar, u refuzua që ne të paraqiteshim si palë dhe vendimi u mor në një dhomë të mbyllur me 3 veta. Por, të paktën njëri pati kurajën që të votonte kundër këtij vendimi të pabesë për qytetin e Tiranës. Për sa kohë që gjykata vendos fshehurazi, unë kam gjithë të drejtën time që pa i deklaruar strategjitë tona në publik, të kem filluar punën paralele për bllokimin e atij ndërtimi.

Një gjë është e sigurt, aty nuk do të ketë ndërtime, por terrene sportive dhe parqe për qytetarët. Kësaj çështjeje do t’i shkoj deri në fund, qoftë edhe për të diskretituar këtë sistem të kalbur që kemi në drejtësi. Ndërkohë, dua t’i garantoj qytetarët e Tiranës se jo vetëm nuk do të ketë ndërtime tek diga, por do të merren të gjitha masat që te diga të mos ketë edhe teksa ne vazhdojmë këtë proces gjyqësor, ka disa alternativa që ne po i  shqyrtojmë dhe kemi filluar t’i vëmë në operacion. Dua t’i garantoj gjithashtu që asnjë punë nuk do t’i ngelet mangët Tiranës. Ritmi i punëve do të vazhdojë çdo ditë pa u ndalur.

Dua të sqaroj këtu edhe mediat e PD-së: Nuk kam thënë se Tirana nuk i do njerëzit e bashkisë tjetër; jo, ajo që kam thënë është se Tirana nuk i duron dot vandalizmat dhe dikush, jo nga një bashki tjetër, por nga qielli të bjerë, e që shkatërron Tiranën, Tirana nuk i honeps dot sjelljet vandaliste. Këtu nuk ka të bëjë me racizëm, këtu ka të bëjë me këdo që pështyn Tiranën, që thyen në Tiranë, që shkatërron në Tiranë, që pshurr në Tiranë, që ndot në Tiranë, që fyen e që sillet harbutshëm me pronën publike.

Garancia që u jap qytetarëve është se nuk do të ketë ndërtime te diga dhe projektet e Tiranës do të vazhdojnë pa u ndërprerë. Përkundrazi jam sot më i frymëzuar edhe të ekspozoj shkeljet e gjyqësorit, por edhe t’i rri punëve në kokë në Tiranë që Tirana të shohë ditë më të mira. Punë, punë, punë, kjo është përgjigja jonë për të gjithë ata që shkelin në besë Bashkinë e Tiranës dhe misionin tonë për të ndërtuar Tiranën. Di t’ju them, të gjithë atyrë që marrin vendime kundër Tiranës, nga sot e tutje u humbet e drejta ti kërkoni shërbime Bashkisë së Tiranës dhe parimi është shumë i thjeshtë, i bën dëm qytetit mos prit që qyteti të të shërbejë! Vath në vesh për ata që marrin vendime tradhtare kundër interesit publik të Tiranës. Nëse nuk i shërbeni qytetit, qyteti dhe bashkia nuk ka kanë asnjë detyrim t’ju shërbejë juve. Kush nuk respekton ligjin, kush nuk respekton qytetin, nuk do të ketë ndihmë nga Bashkia e Tiranës.

– Si do të veprojë Bashkia e Tiranës në rast se gjykata jep vendim për lejimin e punimeve, a ka një plan tjetër Bashkia për të bllokuar punimet?

Kur kushërinjtë nesër t’u japin kushërinjve çekun 220 milionë euro, bashkia do u thotë: Atë çek griseni sepse s’ka asnjë vlerë pasi ndërtimi aty nuk do të bëhet. I kemi marrë të gjitha masat që ndërtimi aty nuk do të ndodhë. Nuk mund të ketë ndërtim kur Komiteti i Digave thotë se këto ndërtime janë një gropë 220 milionë euro që i bën hatanë gjithë pjesës së njësisë 5 dhe kush banon në njësinë 5, të flejë i sigurt se aty nuk do të ketë më ndërtime dhe i kemi marrë të gjitha masat që ndërtime të mos ketë.

Jam i interesuar ta bëj publik këtë ekspozim të pacipë të Gjykatës, deri në fund dhe transparent deri në fund. Ndaj, edhe ky në vetvete është një mision publik. Kam punët e tjera në Tiranë, por do i dedikoj kohë edhe kësaj që ky ekspozim të bëhet i plotë, aty ndërtim nuk do të ketë, por më pëlqen të shoh se si këta po vetëdiskretitohen dhe se si po pranojnë që nesër kushërinjtë të votojnë kushërinjtë e tjerë dhe të fitojnë 220 milionë euro për t’i bërë hatanë të tjerëve. Hataja nuk do të ndodhë, njerëzit të rrinë të qetë, Bashkinë e kanë në krye të punëve, qyteti do të vijojë të zhvillohet, nuk ka njeri që të pengojë padrejtësisht zhvillimin e këtij qyteti dhe kush ia bën këtë pabesi qytetit, do marrë reston nga qyteti i Tiranës.

2 komente në “Veliaj: Keqardhje për vendimin e sotëm të Gjykatës, pallatet te Diga e Liqenit nuk do të ndërtohen”

  1. ALBAN DEGA says:

    HALLALL GJIRI I NENES BIR…!

    Ata me shashka …
    ti me Pune!
    Ata me kercenime ….
    ti me punime
    Ata me plumba fjale
    Ti vepra vale-vale
    Ata me escorta rrenuese
    Me zhurme e me dhune
    Plumbat e tu..
    E kane vulen Pune
    Ata me kama
    jenicere Karaosmanesh*
    tele- pistoleta
    Ti me mendje ndritur
    E me krahe te lehta
    Ata Gardiane
    pallatesh kusare
    Ti Promete
    I Botes qytetare
    Ti me parqe femije
    Ata me shpifje
    bomba talibanesh
    Ti me lulishte
    unaza titanesh
    Ata me Gjykates
    edhe Prokuhora
    Me SHISH bandite
    Presidenta hora
    Ata me Saraje
    e dugaja krimi
    Ti si shqipe malesh
    Prin nga qyteterimi
    Ata lakuriqe…
    uritha verbimi
    Ata gjenerale
    kapterra rrenimi
    Gjykates Plepash
    taborre shkaterrimi
    Profesore Domosdove
    Kardiologe masakrimi
    Bombardues Gerdeci
    Doktore ekzekutimi
    Ti shqiponje kreshtash
    Zgalem veprimi!
    Fabrike idesh
    Strateg perparimi
    Mbi cdo erresire
    Fiton Qyteterimi
    Ardhmeria … femijet
    Jo Mafia jo krimi
    Hallall gjiri Nenes
    Ore Erion trimi
    Jo vec gjiri i Nenes…
    dhe vota e Tiranes!
    Coni ata hora
    Mu ne p… te sames!

    *Karaosman ne Turqisht do te thote Osmani i Zi… Cfare domethene?!
    Domethene ishte edhe me i Zi se vete Osmanet e Perandorise Osmane. Per sherbimet qe u beri atyre Osmanet i dhane titullin Karaosman bashke me shperblimin perkates ne para, prona…
    My eshte mbiemri i fisit te bashkeshortes se Presidentit te Shqiperise Bujar Nishani.
    Sidoqofte ky titull eshte shume me u ulet se ai qe Sali Berisha dhe Mafia e tij politike dhe familjare i dhuruan pabesisht Bujar Nishanit ne haze te kontrates tipike Mafioze te besnikerise dhe sherbimeve ndaj tyre, vecanerisht betonizimit te impunitetit pandeshkueshmerise ligjore per krimet e tyre te perbindshme ndaj shqiptareve dhe Shqiperise si
    1- 2 prilli i Shkodres, me 4 heronjt e ekzekutuar publikisht me arme Serbe mercenare te UDB-Es
    2- shkelja dhe dhunimi e embargoes nderkombetare te naftes dhe armeve ndaj Milloshevicit dhe makines se terrorizmit shteteror Serb,
    3- ekzekutimi pa gjyqi dhe ne tortura i atdhetarit Remzi Hoxha,
    4- rrenimi I shtetit shqiptar me mbi 10 000 viktima ne 1997,
    5- Grushti klasik I shtetit ne bashkepunim me UDB-ne Serbe dhe mercenare te saj me 14 shtetit 1998,
    6- masakrimi familjar politik e biologjik I Gerdecit me 26 te vdekur e qindra te plagosur me 15 Mars 2008,
    7- ekzekutimi publik pa gjyq i 4 protestuesve paqesore e krejt te pafajshem me 21 janar 2011 ne Tirane….
    Krimet e permendura futen ne kategorine e KRIMEVE kunder njerezimit te denja per Gjykaten Nderkombetare te Hages.
    Jane me dhjetra krimet e tjera si Korrupsioni masiv, vjedh ka masive e votave, kusaria me Autostraden e Kombit,
    tenders te kunderligjshem, rrenimi I Arsimit,Shendetesise, Financave, Drejtesise…. I cdo hallke Jetike te shtetit shqiptar…
    E jeans me e madhe Jane minat me sahat qe ai dhe Banda e tij e gangstereve ka lene mbrapa ne cdo hap e ne cdo skaj… ne cdo hallke.
    Asnje pushtues i huaj e asnje despot shqiptar nuk ia ka bere Shqiperise dhe shqiptareve ato te zeza qe ia ka bere Shqiperise Sali Berisha dhe Banda e tij politike e familjare e krimit.
    Krye e zeza: ai po leviz gjithe levat kriminale ne duart e oergjakura te tij me gjak shqiptaresh per te minuar edhe reformen ne drejtesi vetem e vetem per ti zgjatur jeten e kontrolluar hallkat Jetike te shtetit qe i ka akoma nen komande te plote:
    1- Presidence 100%
    2- KLD. 80%
    3- Prokuroria e Pergjithshme. 78%
    4- Gjykata e Larte. 85 %
    5- Gjykata Kushtetuese. 60%
    6- KLSH. 82%
    7- SHISH. 75%

    Prandaj Reforma ne Drejtesi eshte jetike jo vetem per te sotmen e te ardhmen e Shqiperise.
    Reforma ne Drejtesi eshte nje urgjence kombetare!

  2. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    A thua I do kaq shume Tiranen dhe qytetaret e saj ky ish-shitesi I fiqve ?
    Pse valle kerkon me kaq ngulm te mos lejoje ndertimin e atyre pallateve ?
    Pergjigja eshte e thjeshte.
    Nga keto pallate atij nuk I hyn gje ne xhep. Ose ka ne koke ndonje projekt tjeter per ndonje nga miqte apo klientet e tij qe I mbushin xhepin.
    Mos kujtuat se Erioni eshte ndryshe nga Basha ? Njelloj jane.
    Pushtetaret tane te cdo krahu politik apo te cdo niveli qeverisjeje kane vetem 1 synim : PARANE. Per te tjerat nuk duan t’ia dijne.
    Kujtoni pak pse u ndalua dhe pastaj u prish mbikalimi tek Zogu I zi ? Po do ta prishte Saliu ate sepse ne te kundert I dilte jashte loje pallati qe po ndertohej anash.
    Edhe kjo historia e pallateve tek liqeni njelloj eshte.
    Rama=Basha=Saliu=Erioni=Meta=” Te dashuruar me LEKUN , per popullin nuk pyesim fare”.

    I nderuar xhaxhi Eri. Meqe I do kaq shume qytetaret e Tiranes , rregullo ca te keqija qe ju ke bere pa u mbushur viti ne krye te bashkise :
    – Uli taksat vendore se u zure frymen bizneseve.
    – Indekso perseri dhe ule cmimin e biletes se autobusave sepse inflacioni u ul drejt 0.
    – Uli tarifat e parkingjeve se I rrope qytetaret e tu ” qe I do kaq shume”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje