DEBATI Rama-Blushi: I përgjigjem vetëm origjinalit

19 Maj 2016, 14:25Politika TEMA

Pas denoncimit të Blushit dhe sulmit ndaj Ramës ka pasur një debat mes tyre ku kryeministri është përpjekur të shmangë Blushin.

Blushi i ka kërkuar llogari duke iu drejtuar me fjalët “fol o frikacak”, por Rama ka ironizuar duke i thënë se “i përgjigjem vetëm origjinalit”, duke iu referuar Sali Berishës.

Blushi: Kam një pyetje direkte për kryetarin e Rilindjes me që është sot. Para një jave në këtë seancë jam ngritur dhe kam thënë si ka mundësi që kryetari i Bashkisë së Kavajës thotë se nuk mban mend që jam dënuar.

Më ka shkruar një mesazh: O Blush, jam Elvis Rroshi. Unë nuk kam bërë asnjë krim, siç thatë ju dhe dhe shumë shpejt do dal për sqarim të publikut, por borxh nuk të kam ty sa të kem qytetin Kavajës që më mbështet… ” Etj, etj, ka ca sharje që po ia kursej publikut pasi e neveris.

Kam një pyetje për ty Rama: Ky e ka emrin Elvis apo Ervin. Kush është ky që më çon mesazh sepse ti thua që e ka emrin Ervin ai thotë Elvis. Ky e ka numrin 0696007770. Kush është ky Elvisi apo Ervini sepse ti shkon në fushatë dhe thua sa mirë që e ka ndërruar emrin ky Elvisi. Pati një problem si të gjithë emigrantët dhe ndërroi emrin. Unë e neveris këtë qenie. Po të pyes ky si e ka emrin Elvis apo Ervin?

Pyetja që kam për ty është pse po ia nxin faqen këtij vendi? Ku e ke këtë aftësi për të grumbulluar kaq shumë të paaftë, Ervinin apo Elvisin në Kavajë, Shukriun në Peshkopi, Qazon në Elbasan. Isha para dy muajsh në Elbasan dhe e pe, më tha do të të vras se ke bërë një libër. Do të vras, tha, ishte vetë aty. Dhe ti dole e the, njësoj është ky që thotë do të vras me ty që ke bërë një libër që ke ngacmuar ata. O zotëri, kë përfaqëson ti? Gjithë llumin e Shqipërisë  e ke ngritur në piedestal në Kavajë, Elbasan, Peshkopi edhe në Durrës, po të duash ku ke vënë atë jastekun që e mban me vete në avion. Kush janë këta njerëz?  Janë të gjithë me precedentë penalë. Këta po të rrëzojnë qytetet. Kjo është mënyra si po e mban pushtetin. Me këta njerëz që kur shkojnë në KQZ kanë frikë të thonë jam dënuar nuk jam dënuar. E ku e gjen ky guximin?

E di ku e gjen ky guximin se një qytetar i thjeshtë nuk e bën dot, mendon se e mbron ti, që më çon mua mesazh dhe kërcënime, Elvis Rroshi! Nëpër lagjet e Tiranës kam parë me dhjetra si puna e tij. Çështja nuk është pse janë ata, çështja është pse nuk i mbron ligji. Sepse i mbron ti. Ngrihu këtu e thuaj si e ka emrin Elvis apo Ervin Rroshi. Dhe ke ndërmend ta mbrosh akoma pas kësaj apo jo?”

Blushi-Ramës: Çohu frikacak, pse e mbron Elvisin, çohu nëse je burrë.

Rama: Debatet i bëj me origjinalin, jo me kopjet…

12 komente në “DEBATI Rama-Blushi: I përgjigjem vetëm origjinalit”

  1. Ali Demi says:

    1 ore fjalim bere o Blush po mjaftoi nje gjysem fjalie te ngelje si mut. Ja pse nuk e mund dot Lartgjatesine ti.

    1. Pilo Lala says:

      Pergjigje e sakte per nje dembel si Blushi, qe hiqet si kakaroc ne Parlament.
      Funderrina e Berishes dhe Nanos, kujton se me 5 llafe do bej pune.

  2. LORA says:

    Big like,per zotin Kryeminister,,,pergjigje me e sintetike nuk behet.
    Redaksia e TEMES, a ka ndonje lajm per “opinionin” e blush-nano-kurves per reformen QILIZME ne drejtesi ????? Po t’a keni,n’a e beni me dije.

  3. aferdita says:

    Ore blushi cfare psikopati je obure je bere me keqe se sala ,si duket ske se cfare bene dhe meresh me sharje te njerezve dhe ofendime leri njerzit qe meren me dekriminalizimin te meren me ato pune je bere dhe ti si kriminel saliu

  4. Daku says:

    Kjo quhet me e dhi Kryeministrin dhe mos me bo gek.Vetem qenushi librazhdit lefi pak.Me vone do lefi dhe qenushi Brace se te dy rrace ci-uaua jon.

  5. Greg says:

    Hallall Blushi Le te lefin qent Balla Brace Roshi tani se 1.05m jon te tre.

  6. BUJARI JU DEGJON says:

    Ne fakt Rama i tha shprehimisht:”Debatet i bej me origjinalin,jo me kopjet e koqet…” ?

  7. gk says:

    Respekte per Ju zoti Blushi. Une personalisht dhe shume njerez qe kam diskutuar ,shoh nje fatkeqesi tek z.Rama,ajo krekosja e tij,arroganca,batutat,besimi i tij ne vetvehte eshte se Ai NJELLOJ si paraardhesi i tij Sali Berisha ,ka dhe beson te mbeshtetet pikerisht tek ata elemente te pa karakter,hajdute,gangstere,kriminele te rrezikshem,me fuqine e parase dhe te imoralitetit. Kujtoj nje filozofi popullore: MOS U MBAJ SE JE, MOS U MBAJ SE KE” Jemi deshmitare te ngjarjeve boterore me diktatore me pushtet te pa kufizuar,……por ne FUND……. LITARIN …ose shqelma dhe nje plumb. Zoti Rama keni nje fat qe ne gjirin e partise tuaj dhe te partive opzitare ka njerez mjaft puntore te ndershem dhe shume te mire dhe te afte qe mund te mesoni per nga shkalla e etikes qytetare,modestise,aftesise qe e demonstrojne nepermjet thjeshtesise.Edhe nga Zoti Ben Blushi ju keni fat te mesoni ,gje qe do tju ndihmoje shume Juve dhe personalitetit tuaj te gjymtuar nga ARROGANCA…………………………( shprehje dhe e paaftesise )

  8. nuk ka tym pa zjarr says:

    Lora prap po flet gabim. Si ramy i berishes.
    Te pyes.
    Nese elvisi ka qene icdenuar, duhet te jete kryetar bashkie??????

    1. LORA says:

      Une nuk jam votuese e Elvisit,,,por meqe e ke merak ,mere rrugen per Kavaje dhe zahmet e ke te pyesesh qytetarin qe e ka besuar,,,,dhe kjo pune behet edhe pa tym edhe pa zjarr;eshte krejt e paqme.
      TUNG.

  9. sherif says:

    po pse o monster , na fute kriminele ne PS?! E kishim PS ne me profesore e doctor shkencash dhe na i bere me kurva dhe kriminele, pse?!

  10. sqiptari says:

    Gk ke harruar re ne mes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje