2 mln lekë gjobë ndaj TV Klan, denigroi qytetaren në emisionin "Shihemi në gjyq"

18 Maj 2016, 21:07Politika TEMA

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMAm, ka gjobitur sot me 2 milion lekë emisionin “E diela shqiptare” të Ardit Gjebresë.

Konkretisht rubrika “Shihemi nëgjyq” e këtij emisioni që moderohet nga juristja Eni Cobani në datë 17 prill 2016 ka denigruar një qytetare e cila ka bërë një kërkesë në Këshillin e Ankesave në AMA.

Sipas një njoftimi që ka publikuar në faqen online Autoriteti sqarohet se TV Klan i është kërkuar që të reagojë pas ankesës që ka bërë qytetarja E. M. nga Përmeti, por drejtuesit e këtij kanali kanë refuzuar.

Duke qënë se përmbajtja e transmetuar është në shkelje të ligjit 97-2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” si dhe Kodin e Transmetimit të AMA-s atëherë Tv Klan ka marrë gjobën prej 2 milion lekësh.

Rreth një vit më parë AMA ka gjobitur dhe një tjetër emision të këtij televizionim “Zonë e lirë” që moderohet nga Arjan Cani, me një vlerë prej 4 milion lekësh.

4 komente në “2 mln lekë gjobë ndaj TV Klan, denigroi qytetaren në emisionin “Shihemi në gjyq””

  1. Prudentino says:

    Arditit duhet ti bejne akuza dhe per ate vrasesin qe eshte denu me burgim te perjetshem.
    Gjobet t’ja paguaje vjehri !

  2. apolloni says:

    duhen te denohen penalisht per shpifjet qe bene

  3. Kurreshtari says:

    Une e pashe emisionin duke u nisur nga ky lajm. Nese u denigrua njeri aty ishte burri dhe jo paditsja Edlira. Nese do ta kishte ndjere te fyer, keqperdorur apo denigruar, ajo grua kishte aq dinjitet te mos ishte perqafuar me burrin ne fund apo dhe drejtuesit e emisionit. Edhe privatsia e personave te perfshire ne ceshtje si familjare apo shtetare, u mbajt me se miri. Nuk e kuptoj ku qendron baza e vendimmarrjes se AMAs per gjobitje?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje