Një nga një përpara Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Kjo është axhenda e ditës sot në media, ku shefi i SHISH, drejtori i Policisë së Shtetit dhe ministri i Brendshëm përgjigjen për të shumëdebaturën “Pajijse përgjimi”. Kjo pajijsje e përfolur nga Partia Demokratike në ditët kur Reformës në Drejtësi po i vjen ora, hapi një debat i cili politikisht filloi të manifestohej si skandal. Për gjithë këtë zallamahi ku e vërteta sorollatej gjetiu përtej deklaratave politike, Komisioni i Sigurisë Kombetare vendosi të thërrasë në pyetje Visho Ajazi Lika, Haki Çako dhe Sajmir Tahiri, respektivisht, shefin e SHISH, Drejtorin e Policisë dhe ministrin e Brendshëm.
Ai që duhet të hidhte dritë më mirë se si ishte proceduar më rastin e supozuar si “përgjimi masiv” nga ish-kryeministri Berisha ishte kreu i SHISH, (Shërbimit Informativ Shtetëror) Visho Ajazi Lika, i cili sot firmosi më gojën e tij vetëshkarkimin.
Sot kreu i SHISH tregoi hapur dhe pa asnjë ndrojë se kishte shkelur ligjin nr.8391, Neni 5 i cili shkruan se :
“Shërbimi Informativ i Shtetit drejtohet nga drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili është përgjegjës për:
a) operacionet e Shërbimit Informativ të Shtetit dhe kontrollin e tyre;
b) efikasitetin e Shërbimit Informativ të Shtetit;
c) sigurimin e çdo informacioni, në përputhje me qëllimin dhe funksionet e Shërbimit Informativ të Shtetit;
ç) garantimin se Shërbimi Informativ i Shtetit nuk ndërmerr veprime në interes të ndonjë partie politike;
d) garantimin e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara me palët e treta;
e) informimin dhe raportimin te Presidenti i Republikës dhe te Kryeministri për probleme, që lidhen me sigurinë kombëtare.”
Sa më lart, shihet qartë se kreu i SHISH ka shkelur pikën (e) të nenit 5 (ligji nr. 8391) duke mos informuar kryeministrin se pajisja e trajnimit kishte hyrë në Shqipëri pa u deklaruar. Ajazi ka informuar Presidentin e dhe Prokurorin e Përgjithshëm, por ka harruar kryeministrin i cili siç shihet në ligj cilësohet “informimin dhe raportimin te Presidenti i Republikës dhe te Kryeministri “. Pra,kryeministri në këtë rast nuk është çështje dëshire nëse duhet informuar apo jo, por është detyrim ligjor.
Mirëpo, e gjitha kjo ka një shpjegim dhe e bën Ajazin të bëhet shkelës jo vetëm i kësaj pike të Nenit 5, por edhe më tej, pasi lindin disa pyetje:
Kush e informoi Partinë Demokratike se në Policinë e Shtetit ka një pajisje përgjuese? Si mundet që para se të ndalohej në Hollandë Arben Frroku, ish-kryeministri Berisha e dinte? A është sot SHISH në shërbim të politikës apo është objektiv në çështjet që trajton? Si mundet që kreu i SHISH lë pa dijeni kryeministrin kur bëhet fjalë për një kërcënim të sigurisë kombëtare? A është SHISH-i qytetari dixhtal i ish-kryeministrit Berisha?
Deklaratat dhe mesazhi që mbetet në fund të gjithë kësaj meseleje me mosinformime nga njëra anë dhe informacione tejet sekrete që dalin nga Hollanda nga ana tjetër të çon të mendosh se politika këtë radhë ka prevaluar mbi ligjin, duke e bërë shefin e SHISH shkelës të tij. Kështu nëse kjo logjike do vijonte, i bie që Ajazi të ketë shkelë edhe pikën “ç” të Nenit 5 për ndërmarrje veprimi në interes të njërës palë politike.
Kjo mund të jetë legjitime për Berishën ta kërkojë në fazën që ndodhet Reforma në Drejtësi. Natyrisht që doktori do të bëjë maksimumin që të nxjerri “dhjamë nga pleshti” për të vonuar dhe kërkuar favore nga ndërkombëtarët dhe mazhoranca, por sa do mundet mbetet për tu parë. Deklarata e Eurodeputetit Knut Fleckenstein sot ku shprehet optimist se “javën tjetër do të miratohet reforma në drejtësi“, është një tjetër pengesë që doktori do përpiqet ta kalojë duke mos kursyer të gjithë ata që i vuri me dorën e tij. Këtu nuk bën përjashtim as Presidenti, as kreu i SHISH. Janë ushtarët e tij në këtë lojë shahu.
Shkelja e ligjit nga ana e Kreut të SHISH sot është një tjetër stërkëmbësh që i bëhet Reformës në Drejtësi duke vjedhur kohë me një pajisje përgjimi e cila paradoksalisht, është firmour nga vetë Nishani.
Sot PD dhe Nishani janë të zënë ngushtë, duke qenë se resurset po ju mbarojnë. SHISH-i është hallka e fundit që Berisha po përdor për të vonuar Reformën, duke mos ju dhimbsur koka e Ajazit që ikën duke shkelë ligjin. Prioritet mbetet pengimi i reformës, e përballë këtij qëllimi Berisha nuk kursen asnjë./ Lexo.al
Po nuk u zhbe shteti paralel i Berishes (Prokurori, Shish, President) nuk behet reforma ne Drejtesi.
tt
reformen ne drejtesi e ben parlamenti i shqiperise kerkon 94 vota dhe nuk eshte se pyeten dhe as nuk votojne keta qe thua ti.
zakonisht ky informacion jepet qe ne klasen e 5 fillore.
Monstra Berisha &Co
Kur paska qene ne rrezik siguria kombetare ky kryespiuni, pse nuk u perpoq te marre informacione nga burime te tjera qe te kuptonte sa i sakte qe informacioni, apo burimi qe i sakte, sala dora vete?
Mbledhja e komisionit duhej te ishte nje seance degjimore, por ne fakt qe nje seance hetimore dhe me nivel shume te ulet. Po per nivelin s’mund te pritej me shume deri sa e drejtonte Mu..i.
Me sofizma te tilla do mbushni faqet ju temenaxhinjte e Temes ? Visho Ajazi te informonte Edvin Ramen , qe policia e Saimir Tahirit me urdher te Rames kish futur ne Shqiperi nje paisje speciale pergjimi e pergjonte ke i donte bytha . Ne vend te shqetsoheni qe ne kete vend askush nuk eshe i sigurt duke filluar nga qytetari i thjeshte deri te presidenti i republikes shqetsoheni pse nuk informohet kryeministri per nje krim qe e ka kryer vete .
Eshte paaftesia politike e kryeministrit qe po vuan shteti dhe populli. Pas 3 vjet qeverisje nuk duhet te lejoheshin ne poste kyçe ushtaret e betuar te kryekriminelit. Shiku ka 3 vjet qe eshte kthyer ne qytetarin dixhital te kryekriminelit. Te mos flasim per sistemine drejtesise dhe per prokurorin e pergjithshem. Sistemi i drejtesise ka gjetur dhe gjen mbeshtetjen nga kryeparlamentari.
Po te martohesh me nje prostitute eshte e ditur qe do jeshe i pafuqishem per vendimmarrje.
Frikacaku Edi Rama don te beje shtet duke dhene amnisti Sali Serbit. Pse kaq frikacak dhe naiv ky njeri qe mori 1 milion vota, ka edhe para per tu mbrojtur. PSE??? Mund ti jape amnisti kujdo por jo Sali Serbit dhe grupit te tij TE SHITUR TE SERBO-GREKET qe shkatarruan kete shtet dhe derrmuan Kombin Shqiptar per 25 vjet.
Para disa muajsh Nishani deklaroi qe me kane pergjuar.C do te thote kjo : Presidenti eshte i implikuar se bashku me Berishen me shoke per te bere puç shteti per te rrezuar qeverine, me keto poshtersira prej kriminelesh ndaj demokracise se brishte shqiptare .Zoti EDI RAMA ju lutem te reagoni ne menyre te rrepte istitucionale . Ju terheq vemendjen nje shqiptar i ndershem qe e dashuron atdheun e tij.
une nuk kupto jc’jane keto komisjone parlamentare kur kete e ben prokuroria,dhe ne qofte se deputetet nuk jane te qarte ti kerkojne llogari kprokurorit.apo per te bere politike,sic ben rama duke shperndare cercifikata.
Rama ose te zhduk strukturat e shtetit paralel te Vicidolit+UDB, ose te jape doreheqje dhe tu hape rrugen zgjedhjeve te reja. Shqiptaret nuk ua kane borxh kete katandi te shemtuar.
Pse quani te paligjshem veprimin e shikut qe nuk njoftoj Ramen(megjithse eshte ai se dyshohet per kete,) dhe nuk e quani te paligjshme :nese eshte e vertete,pergjimin qe ben Rama me Tahirin.
Po mire more zoterinj socialista perse nuk e padisni ne prokurori per shpifje kete Vishon. Ky duhet te pergjigjen per gjithe ate rremuje qe ka krijuar ne institutione. PD po vazhdon te zvarrite me sukses reformen ne drejtesi duke perdorur keto metodat te ndyra. Ata po terheqin zvarre parlamentin ne diskutime bazuar ne shpifje. Po, a nuk duhet dikush te mbaje pergjegjesi per moto shpifje. Qeveria duhet te veproje.