VIDEO/ Një kryetar partie qesharak: Si e ka dredhur Basha për reformën në drejtësi

19 Maj 2016, 13:05Politika TEMA

Vizion Plus i ka kushtuar një kronikë të zgjeruar deklarimit të së mërkurës së Lulzim Bashës, se opozita do të paraqitej me një draft të vetin për reformën në drejtësi.

Duke marrë deklaratën e fundit, Vizion Plus bën një retrospektivë të asaj se sa herë ka ndryshuar mendim kreu i PD.

Sipas saj, PD e votoi në parim draftin e ndërkombëtarëve dhe më pas po kërkon një draft alternativ.

PD ra dakord me “arkitekturën e sistemit” dhe tani e kërkon atë të ndryshuar.

Ajo nuk  e kundërshtoi kërkesën e ambasadorit Lu për ta votuar draftin ashtu sikurse është dhe tani ka shpallur se deputetët e PD-së janë njerëz mendjehapur që nuk ngrejë dot dorën me sy mbyllur (shiko videon poshtë).

Deklaratat Bashës dje:

“Partia demokratike ka tashmë një draft të konsoliduar, që u është prezantuar parlamentarëve. Dhe javën e ardhshme pas një diskutimi në grupin parlamentar të rakorduar plotësisht, ky draft do të përbëjë edhe bazën e negociatave tona me partinë socialiste, me lëvizjen socialiste për integrim në procesin e finalizimit të diskutimit të draftit kushtetues për reformën në drejtësi”.

“Arkitektura e sistemit mund dhe duhet të thjeshtohet për t’i shërbyer sistemit, për t’i shërbyer qytetarëve”.

“Si një parti e debatit të hapur, jo e misterit, si një parti e mendjes së hapur, jo e syve të mbyllur nuk ngre dorën lart për diçka që nuk e ka lexuar njeri”.

4 komente në “VIDEO/ Një kryetar partie qesharak: Si e ka dredhur Basha për reformën në drejtësi”

  1. Kujtim says:

    Jo kryetar OoNje LEGEN NJe MASHTRUS nje njeri i te gjitha te ligave per kete vend

  2. Artan says:

    Nuk e marr vesh kete muhabet,per cfare e humbin akoma kohen kot me partine e malokeve dhe te Luljetes se tyre! Partia maloke e do prokurorine dhe gjykatat keshtu sic jane sot,plot me maloke militante e inorante qe nuk bejne gje tjeter por vetem se ju mbyllin dosjet kriminale politikaneve dhe rrjepin qytetaret e thjeshte duke u sjelle me ligjin dhe te drejten si ju do qejfi.Drejtesia nuk do reforme,do revolucion e meqe s’behet dot revolucion,te behet referenduam e atje ta shohin maloket si do dalin.

  3. Endrit says:

    Boh sa burra kurva ka ky parlament…

    1. Kujtim says:

      Kurva e pare dhe fundit eshte vetem Basha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje