Edi Paloka akuzon Lefterinë e zgjedhur nga PD, se e ka kapur Rama

19 Maj 2016, 10:44Politika TEMA

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka ka akuzuar KQZ-në se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit duke mos publikuar të dhënat për deputetë dhe zyrtarë të pushtetit vendor.

“Kuvendi e ka urdhëruar KQZ-në që t’i publikojë të dhënat, por ai nuk e ka bërë. Kjo është shenjë e kapjes së këtij institucioni nga Edi Rama dhe interesat e tij kriminale”, ka deklaruar Paloka.

Fshehjen e të dhënave, deputeti demokrat e ka cilësuar si fshehje të krimeve dhe pengesa kriminale në zbatimin e ligjit.

“PD i kërkon KQZ që të zbatojë paktin me ligjin dhe jo me krimin. Dekriminalizimi është një arritje e madhe dhe nuk do të mund të ndalet dot nga Rama dhe njerëzit e tij”, ka thënë Paloka.

Kujtojmë që kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi, është zgjedhur pikërisht nga Partia Demokratike.

2 komente në “Edi Paloka akuzon Lefterinë e zgjedhur nga PD, se e ka kapur Rama”

  1. andromeda says:

    …dhe i ka shërbyer me fort devocion asaj (PD) edhe në zgjedhjet e 2013.

  2. durresi says:

    Keshtu eshte kur zgjidhen ne vende kyce sic eshte KQZ persona pa dinjitet dhe “shtylle kurrizore”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje