FOTOT/ Zhduket në mënyrë të mistershme në Mesdhe avioni me 66 persona

19 Maj 2016, 12:33Bota TEMA
FOTOT/ Zhduket në mënyrë të mistershme në Mesdhe avioni

Një avion me 56 pasagjerë dhe 10 anëtarë ekuipazhi është zhdukur në mënyrë të mistershme në Mesdhe pasi ishte nisur nga Parisi.

Avioni i linjës “Egypt Air” ka humbur çdo kontakt teksa kalonte në Mesdhe.

Ai ishte vetëm 40 minuta larg Kairos, Egjipt.

Avioni u ngrit nga aeroporti Sharl De Gol në orën 21:09 të mbrëmjes së të mërkurës dhe humbi kontaktet në orën 00:30 të së enjtes.

Autoritetet aeroportuale thonë se nuk pati ndonjë avari apo ndonjë ankesë nga pilotët para zhdukjes së tij.

Familjarët e pasagjerëve tashmë të zhdukur, janë mbledhur në Paris, por shpresat për të gjetur gjallë të afërmit e tyre janë të pakta.

Ata mendojnë se bëhet fjalë për një tjetër sulm terrorist.

2 komente në “FOTOT/ Zhduket në mënyrë të mistershme në Mesdhe avioni me 66 persona”

  1. elona says:

    prisni kerkesat nga terroristet per pak

  2. Shoku Rrok i Druve says:

    Mire qe beheni merak per 66 vete te zhdukurit nga avioni, po a e keni kete merak per qindra e mijera afrikane te mbutur ne morgun e kaltert te Mesdheut nga ikjet bibliike per te shpetuar koken derisa superfuqite te arrijne akordin per Sirine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje