Ok, nuk është më për të qeshur, shkruante Toronto Star (Kanada) në një editorial. Donald Trumpi tashmë pothuaj e ka siguruar kandidimin nga partia republikane, dhe kjo do të thotë një oportunist racist dhe seksist ka një shans që të mbërrijë në Shtëpinë e Bardhë. “As edhe një ekip shumë i fortë i aparatçikëve më të mëdhenj në botë, nuk mund të transformojë një njeri fajtor për gjithë këto, në dikë që ia vlen të hyjë në zyrën e presidentit”.
Politika e tij e jashtme nuk ka kurfarë kuptimi, shkruante Damir Fras në Frankfurter Rundschau (Gjermani). Trumpi thotë se do të ndalojë të gjithë myslimanët e huaj që të hyjnë në vend, dhe në të njëjtën kohë do të bindë aleatët e myslimanëve të Amerikës që të marrin udhëheqjen kundër Islamit radikal. Ai do të nisë një luftë tregtare me Kinën, e megjithatë në një farë mënyre, do ta bëjë Kinën që të ushtrojë ndikim mbi Korenë e Veriut. Ai mendon se ndërtimi i një muri përgjatë kufirit jugor të Amerikës do të mbajë jashtë imigrantët, dhe për këtë mur do të paguajë Meksika. Politika të tilla janë thjeshtë dëshira. Ne duhet të besojmë se populli amerikan nuk do të votojë për të.
Por kemi nevojë për një plan kontigjence, nëse ata e zgjedhin, shkruante JoongAng Illbo (Korea e Jugut). Trumpi pretendon se Korea e Jugut dhe Japonia “kanë bërë qejf prej aftësisë së Amerikës për t’i mbrojtur” dhe ka thënë se, nëse zgjidhet, do të mbyllë bazat amerikane në Azi, nëse vendet ku ato ndodhen nuk do të paguajnë më shumë për kostot e tyre. Kjo do të ishte një katastrofë, e krahasueshme vetëm me “luftën globale tregtare”, e cila do të nisë, nëse ai rrit 45% tarifat mbi të gjithë importet nga Kina.
Një President Trump do të hidhte në erë të gjithë aleancat e Amerikës, shkruante Niall Ferguson tek The Times. Ai është përbuzës ndaj NATO-s dhe Bashkimit Europian – dy javë më parë u tha britanikëve se ata duhet të votojnë për t’u larguar nga blloku në referendumin e qershorit. Nuk është çudi që presidenti rus, Vladimir Putin është një fans i tij, teksa thuhet se ka deklaruar që Trumpi është i “zgjuar dhe i talentuar”. Ideja që “Donaldi dhe Vladimiri do të konsumojnë “dashurinë” e tyre në Moskë vitin e ardhshëm të ngrin gjakun”.
Në të vërtetë, Putini nuk e ka bërë asnjëherë këtë vlerësim, shkruante Ivan Zubkov në Izvestia (Rusi). Putini ka thënë që Trumpi është “yarkiy”, që do të thotë shumëngjyrësh dhe pompoz, por shtypi amerikan e përktheu keq këtë fjalë si “i zgjuar”, ose inteligjent. Në fakt nuk ka gjasa që të dy do të shkojnë mirë bashkë. Trumpi ka thënë se do të pengojë avionët luftarakë të Rusisë që të kryejnë manovra pranë aseteve amerikane në Balltik, thjeshtë duke i telefonuar Putinit dhe “duke e urdhëruar t’i ndalë”, dhe nëse kjo nuk funksionon, do të hapte zjarr ndaj avionëve.
Për Rusinë, ka të mirë dhe të keqe nga presidenca Trump, shkruante Ilya Baranikas në Moskovsky Komsomolets (Rusi). Trumpi ishte i vetmi kandidat që nuk kritikoi Rusinë për aneksimin e Krimesë, dhe ai ka shumë pak interes në çështjet europiane, gjë që e lë fushën të hapur për Rusinë. Në marrëdhëniet dypalëshe, Putini mund të shfrytëzojë ndoshta “egon e fryrë të biznesmenit”. Por Trumpi “është gjithashtu i rrezikshëm në injorancën e tij, dhe më e rëndësishmja, në paparashikueshmërinë e tij”. Ai vërtetë mund të urdhërojë rrëzimin e avionëve rusë – dhe pastaj, gjithçka mund të ndodhë./TheWeek/ Bota.al
Trump nuk eshte as rracist e as seksist. Terma te tille I jane ngjitur atij nga media e felliqur qe kerkon me cdo kusht te sjelle ne krye nje grua qe ka bere krime kunder njerezimit.
Pastaj ska nevoje per te shkuar deri tek trump, sepse nuk ka shoqeri me hipokrite se ajo amerikane.
HIQI ‘M” LEXOJE SI NE ANGLISHT DHE JE NE RREGULL
Futjani kot! Trampi eshte nje patriot qe kerkon ti ktheje Amerikes ate qe ka humbur prej kohesh, rolin drejtues ne bote dhe kthimin ne nje ekonomi te fuqishme. Keto jane vetem ne te mire te Amerikaneve. Boll menduan per te tjeret, duhen kthyer syte nga vetja! Dhe ka shume te drejte!
Nga dadhuria e madhe nuk duhet te padur frike ,sepse ajo nuk ta ngrin gjakun ,por ta ndez . Fakt eshte qe dy superfuqi duhet te jen miq me njeri tjetri ,sepse vetem keshtu shmangen luftrat ne bote .
Lerini perrallat edhe sikur te fitoj trump qe duket e pa mundur pas deklarimeve te papes mjeshtrat e sigurise kombetare amerikane do ta rregullojne trumpin
Zeri I Popullit eshte ekstrem I djathte po ta krahasosh me Toronto Star. Tung!