Drejtoria e Hetimit dhe Drejtoria e Antikontrabandës në Dogana pas hetimeve disa javore ka zbuluar një tjetër rast të kontrabandës së mallrave që paguajnë akcizë.
Behet fjalë për një firme që fuste kontrabandë pijen energjike B 52 nga Maqedonia.
Për pasojë në pranga janë vënë 2 përfaqësuesit e firmës, Roland Shkëmbi, 50 vjeç dhe Admir Mehaj, 39 vjeç.
Nga kontrolli fizik që autoritetet doganore ushtruan në magazinat e shoqërisë “SHKËMBI – R” shpk, në Tiranë, rezultoi se për sasinë prej rreth 1 mijë litrash pije energjike B 52, e prodhuar në Maqedoni, nuk rezultonte asnjë dokumantacion për deklarimin e këtij malli në doganë, duke shmangur kështu detyrimet doganore dhe të akcizës.
Pas verifikimeve të kryera, autoritetet doganore sekuestruan sasinë e pijeve energjike dhe ndaj kompanisë u vendos penaliteti në vlerën 425 mijë lekë.
Personat e arrestuar akuzohen veprën penale të “Kontrabandës me mallra që paguajnë akcizë” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 172 dhe 25 të Kodit Penal. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Ndërkohë, hetimet po vijojnë në pikat doganore dhe për personelin doganor, prej nga dyshohet se është kontrabanduar ky produkt.
1 Mije Litra?
E gjithe taksa malli mund te kushtoje 4-5 Mije Dollare, taksa 1 Mije Dollare.
I harruan njerezit 250 Miljon Dollaret qe shperdoroi Basha ne Rrugen e Kombit.
U harruan parate e Shkelzen Berishes, Baxhanakut dhe Mediut ne Gerdec, mbi te gjitha viktimat.
U harrua cfare beri Argita me Taci oil, dhe te tjera biznese nga babai