Palmat e larta shënojnë nga larg shtëpinë e Klement Balilit në fshatin Stjare, disa kilometra larg Delvinës. Por, njeriu që u cilësua si “Eskobari i Ballkanit” nuk ndodhet në banesë.
Televezioni “Top Channel” ka vizituar shtëpinë e Balilit si dhe ka intervistuar disa nga banorët e fshatit dhe fqinjët e tij. Ata që kanë pranuar të flasin nga fshati me 700 banorë e që duket se ka një nivel shumë të lartë jetese sesa zonat përreth.
“Unë jam kryetar i PD,” shprehet një nga fqinjët, “dhe këta kanë qenë të gjithë kryetarë në PD. Bashkim Balili ka qenë kryetar i kresisë së PD.”
Ndërkaq, ata e cilësojnë politike gjithçka që thuhet për Klement Balilin, ndërsa nuk ngurrojnë ta quajnë atë bamirës. Sipas tyre, ai e arriti pasurinë e tij nëpërmjet tregtisë dhe bujqësisë, ndërsa shprehen se ai ka punësuar më tepër se 300 persona të asaj zone.
Hahaha paauri me fasule e qep hahaha
Popull legen.
Bamires
Bujqesi
Mos hyn dhe kanabis ne bujqesi?
E mori vesh gjithe Europa se si eshte pasuruar.
Kur eshte pasuruar me bujqesi ke ka frike?
Popull shkerdhate,shume me te keqinj se Greket.
Popull qe shet nderin dhe rrit kriminele.
Bujqesise? Ahahah, eja urdheroni, marijuane e fresket, prodhim 100% bio.