Hijet e dyshimit për gjyqtarët që do të vendosin për pallatet tek Diga (për një prej gjyqtarëve, faktet janë ulëritëse)

18 Maj 2016, 19:32Sociale TEMA
Hijet e dyshimit për gjyqtarët që do të vendosin për

Gjykata Administrative do të vendosë nesër për pallatet 17-katëshe tek Diga e Liqenit, nëse do të ndërtohen apo jo.

Bashkia e Tiranës ka denoncuar gjyqtarët që do të gjykojnë këtë çështje.

Për njërin prej gjyqtarëve, Arjan Qafa, faktet janë ulëritëse.

Njoftimi i Bashkisë:

Siç e dini, nesër Gjykata Administrative e Apelit do të vendosë për 5 pallatet 17-katëshe te Diga e Liqenit Artificial me një gjyq të montuar dhe një trupë gjyqtarësh të diskretituar.

Prej ditësh, në media kanë qarkulluar fakte dhe informacione që vërtetojnë se kjo trupë gjyqtarësh, e përbërë nga Arjan Qafa, Enkelejda Metaliaj (Softa) dhe Alkelina Gazidede, është në konflikt interesi me këtë çështje dhe e ka humbur parimin e paanshmërisë.

Megjithatë, të tjera fakte tronditëse po dalin dita ditës.

Tashmë, është fakt se gjyqtarja Enkelejda Metaliaj (Softa) ka lidhje familjare me aksionerin e kompanisë “Gener 2”, Artan Metaliaj, dhe si e tillë nuk mund të jetë pjesë e trupës që gjykon çështjen e pallateve të Diga e Liqenit për konflikt të pastër interesi.

Gjyqtarja Alkelina Gazidede prej më shumë se një jave ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i kësaj çështjeje, e megjithatë dorëheqja e saj është refuzuar nga kryetari i gjykatës për arsye që nuk i dimë. Pra, znj. Gazidede detyrohet të gjykojë një çështje jashtë vullnetit të saj, edhe pse e është shprehur për të mos u bërë pjesë e kësaj farse.

Por, rasti më i rëndë dhe që ulëret më shumë është ai i gjyqtarit Arjan Qafa.

Z. Qafa është dekretuar Gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit më datë 15 mars 2016.

Në datën 31 Mars 2014, Qafa është kallëzuar në Prokurori nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë të pasurisë. Gjyqtari i dekretuar nga Presidenti Nishani është kallëzuar asokohe, në cilësinë e ish-Inspektorit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, pra të njeriut, të ngarkuar me ligj, për kontrollin e punës dhe integritetit të gjyqtarëve. Për rastin në fjalë, ILDKP ka njoftuar zyrtarisht KLD dhe Pastrimin e Parave.

Z. Qafa është akuzuar për fshehje të Depozitës në shumën 100.000 lekë të reja.

Fshehje të Llogarisë rrjedhëse në shumën 2400 Euro.

Deklarim të rremë si dhuratë në shumë 37.000 Euro, të cilat i ka disponuar kesh dhe më pas i ka përdorur për blerje Apartamenti.

Deklarim i rremë dhe mungesë e burimit ligjor të shumës 70.000 Euro kesh nga bashkëshortja në vitin 2008.

Deklarim i rremë dhe mungesë e burimit ligjor, para të dhëna hua nga bashkëshortja e Z. Qafa prej 5.000.000 lekë të reja.

Dhe çka është akoma edhe më e rëndë në të gjithë këtë histori:

Qafa është në konflikt interesi pasi më datë 11 Mars 2010 ka lidhur një kontratë porosi për shtëpi dhe garazh me kompaninë “Gener 2”.

Bashkia e Tiranës denoncon para opinionit publik gjithë këtë aferë se gjyqi që do të zhvillohet nesër është i montuar sepse dy kushërinj dhe partner të kompanisë “Gener 2” do të vendosin për shkatërrimin e Liqenit të Tiranës.

Bashkia e Tiranës siguron qytetarët e saj se nuk do ta lejojë ndërtimin e kompleksit me 5 pallate 17 katëshe, pavarësisht turpit të përmasave të këtij skandali të pashoq.

14 komente në “Hijet e dyshimit për gjyqtarët që do të vendosin për pallatet tek Diga (për një prej gjyqtarëve, faktet janë ulëritëse)”

  1. tt says:

    Si ka mundesi qe pallo-opozita e Sali Berishes nuk ka folur njehere kunder Gjyqsorit dhe Prokurorise (qe kur erdhi Lllala), megjithse 98% e Shqiptarve thone qe keto institucione jane te korruptuara? Si mund te kesh vullnet te reformosh, dicka qe nuk e kritikon kurre per punen e saj?

    Cfare pallo-opozite eshte kjo qe del kunder vullnetit te 98% te njerzve dhe flet vetem Rama-Tahiri dhe nuk ka asnje kritike per sistemin e Drejtesise me te korruptuar ne Evrope?

    1. Bledi says:

      Po ca te flasin ato kane 1 vit qe po baltosin e po shpifin per kedo qe mundohet te flase per drejtesin e per reformen ne drejtesi se kte hall kane se do i dalin te gjithe zagaret e tyre, kto si puna kti tipit qe jane per burg. Po imagjino ti per kaq pak koh sa do ajo reform te miratohet te shkoj ky e te lejoj nje bishe 17 kateshe ne park??!!!

    2. EdscobarMetaDhe Shullazet says:

      Mos ja fut kot. Kur Kryeministri RdRama ka kritikuar ndonje here Adriatik Llallen apo Vishovic Ajazevic edhe kur keta shkelin ligjin.. Mos u merzisni o rilindas te kuq se ata jane te gjithe bashke, shok ideali..
      +
      E keni pyetur veten pse Gramoz Ruci ka maredhenie te shkelqyera me Komunistin tjeter Saleh Berisha.

      ?

  2. yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyshhhttttttttttttttttttttttttttttttt ,bandite te gjykatave,,,,,juve doni plumbin dhe duhet tiu veme zjarrin……yyyshtttttttttttttttttttttttt,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,………………………

  3. Fjord says:

    Jam banor i nj.5 prane liqenit. Ndertimi i pallatit eshte rrezik per banesat tona. Jam kunder ndertimit

  4. lini says:

    Hajde hajde, dhurat 37 mij euro cash, kto sjane ne terezi. Dhe te vendosin keto lloj njerzish per qytetin nuk eshte normale kshuqe neser prap atje para gjykates.

  5. herta says:

    Ky gjygjtari e paska pre bileten per te cunat e burgut, ishalla I shkojne e ca te tjere nga pas dhe do jet gabimi me I madh I tiranes nqs lejon qe ky te gjykoje ceshtjen e pallatit. 17 kate…..

  6. Kujtim says:

    Turp e faqe zeze. Mustaqe preri vazhdon adetin bashke me keta pseudo gjyqtare. A ka vend ne bote ose me sakte demokraci te zhvilloj te tille gjyq?. Hajde reforme ne drejtesi sa me pare zhduke kete kaste te paaftesh. O shoqeria civile qytetaret per parkun u shnderruat ne memece tani? Protestoni mor te gjore per kauza reale jo per nje park ne sherbim te komunitetit. Turp turp turp..

    1. Zeni says:

      Vetem ne nje palo shtet mafjoz te korruptuar si vendi yne ndodh nje gje e tille. Ky eshte presidenti yne ai qe ndryshon ligjet per pasurite e gruas. Te vjen per te dhjere vetem ta shikosh. Po po per te dhjere. Vk shtet mafjoz.

  7. E po kjo pune! says:

    serbia e greku i kane kapur gjerat me veglat e tyre qe ketej turbullojne dhe na mbajne larg BE, ketej pasurohen me soj e sorrollop, keta nuk kane pik gjaku shqiptaresh, jane te gjithe te shitur, dhe Edi rri e veshtron!!!!!!!!

  8. dua says:

    forca erion, popullin e ke nga pas

  9. demi says:

    te futet ne burg gjyqtari. te mblidhet parlamenti urgjentisht.

  10. Genti says:

    Po per pallatet dhe lejet Rames ka ndonje ankese apo ndjekje kriminale dhe hetim? Qe kur lejet e PD jane me shume kriminale se ato te PS? Hajt te rroje partia o dhiare, por kuptoni dicka dhe nguliteni mire ne mendje. Ata te gjithe jane nje parti dhe vegla per pasuri dhe tallin bolet me ju qe kerkoni shtet dhe drejtesi ne nje antishtet te shitur si Shqiperia. Paraja flet dhe vlerat njerezore nuk ekzistojne te mashtruesit profesioniste qe quhen Politikane. Ata e kane per virtyt genjeshtren dhe mashtrimin, bile mburen kur budallenjte ju besojne, sepse ju duket zotesi.

  11. HALLEXHIU says:

    nuk e ka fain vetem Nishani por edhe te gjithe anetaret e KLDse qe jane te gjithe te koruptuar qe vendosin gjyqtare pa asnje kritere ne gjykata e Apelit, se kur u zgjodhne gjyqtarete gjykateve Administrative u be nje testim i gjithe ketyre gjyqtareve, gjyqtaret qe nuk votuarn prane KLD se dhe qe kishin pike mbi 90 e 93 u degdisen neper rrethe kurse ne Tirane mbajten ato me pike nen 80 por qe diten mire te dorovitnin KLD , Ministrin dhe Presidentin pra te paaftet u mbajten ne Tirane se keshtu e deshte puna ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje