VIDEO/ Skëndërbeu shpallet kampion i Shqipërisë për të gjashtin vit radhazi

18 Maj 2016, 19:28Sociale TEMA

Skëndërbeu është shpallur për të gjashtin vit radhazi kampion i Kategorisë Superiore. Korçarët arritën që të merrnin fitoren në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Vlorë përballë skuadrës së Flamurtarit që i shpalli kampion të Shqipërisë.

Një sezon mjaft spektakolar dhe emocionues u zhvillua këtë vit,  ku rivaliteti mes Skëndërbeut dhe Partizanit vijoi deri në ndeshjen e fundit, duke e bërë edhe më të bukur këtë kampionat. Ekipi i Mirel Josës fitoi me rezultatin 0-2 ndaj Flamurtarit me autor të golave mesfushorin Liridon Latifi dhe sulmuesin Sebino Plaku. Kampionët e Shqipërisë e dominuan përgjatë gjithë 90-minutave këtë ndeshje, duke mos e vënë në rrezik për asnjë moment fitoren.

Pas përfundimit të ndeshjes lojtarët korçarë festuan së bashku me tifozat që kishin ardhur nga korça për të mbështetur skuadrën në këtë transfertë të vështirë.

Ndërkohë ceremonia e titullit do të zhvillohet ditën e nesërme në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë.

Korçarët janë i vetmi ekip shqiptarë që kanë arritur që të fitojnë gjashtë kampionati rradhazi.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër Partizani u mposhtë në “Qemal Stafa” kundër Teutës me rezultatin 1-2.

Një  sezon fantastik dhe për skuadrën e Andera Agostinelit që besoi deri në fund tek titulli kampion. Në këtë mënyrë 15-herë kampionët e vëndit shpallen nënkampionët e vëndit, ku do të luajnë në Europë.

Pavarsisht humbjes, në përfundim të ndeshjes tifozat së bashku me lojtarët janë mbledhur për të festuar mbylljen e këtij sezoni ku të kuqtë pavarsisht se nuk arritën që të shpalleshin kampion kanë bërë një sezon spektakolar duke i bërë krenarë tifozat e tyre.

Të gjitha golat në të dyja sfidat.

2. Goli i dytë për skuadrën e Skëndërbeut

3. Goli i avatazhit për skuadrën e Partizanit

4. Goli i barazimit për skuadrën e Teutës

5. Goli i fitores për ekipin e Teutës.

3 komente në “VIDEO/ Skëndërbeu shpallet kampion i Shqipërisë për të gjashtin vit radhazi”

  1. Pelasgian says:

    Ajo bjondja mos eshte gje Mimka Kodhelka

  2. Ardi says:

    E mo mja…po ju sikur po theshit qe Skenderbeu do e blinte ndeshjen? Po ju te Temes/Partizanit e shitet apo e blete se nuk u mor vesh?

  3. Shushica says:

    Të githë golat….të çuditëshëm …..Në kohën e Panos,Pernaskës, Hykës, apo Demollarit, Kolës, Shehut…më vonë……. golin duhej ta nxirrje nga varri …Kohë të reja……..moderne…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje