Partizani B fiton, por Sopoti kërkon 3 pikët në tavolinë

20 Maj 2016, 14:12Sport TEMA

Të kuqtë fituan 4-1, por shkelën rregulloren: aktivizuan dy lojtarë të cilët luajtën edhe ndaj Teutës të mërkurën me ekipin e parë. Klubi librazhdas i drejtohet FSHF-së: Një lojtar s’mund të luajë dy ndeshje zyrtare brenda 24 orëve. Nderkohe qe Partizani B luajti me lojtare baze te Partizanit A.

Partizani B fitoi 4-1 ndeshjen e play-out ndaj Sopotit, që i jep mundësinë teorikisht të ngjitet nga Kategoria e Dytë në Kategorinë e Parë. Por suksesi i të kuqve fushë pritet të bëhet nul, pasi për shkak të dëshirës së madhe për të aktivizuar sa më shumë lojtarë nga skuadra e parë u shkel Rregullorja e Veprimtarisë Futbollistike. Stafi i Partizanit B aktivizoi dje ndaj Sopotit mbrojtësin Labinot Ibrahimi dhe mesfushorin Ylber Ramadanin, të cilët luajtën edhe me skuadrën e parë ndaj Teutës të mërkurën në ndeshjen e fundit të kampionatit. Rregullorja e FSHF-së sanksionon se një lojtar nuk mund të aktivizohet në dy ndeshje zyrtare brenda 24 orësh. Ndeshja Partrizani-Teuta u luaj të mërkurën në ora 17:00, ndërsa ajo e djeshme Partizani B-Sopoti startoi në orën 16:00.

Klubi i Sopotit depozitoi menjëherë një ankesë në FSHF-së për të kërkuar tri pikët në tavolinë, masë që parashikohet në rast të një shkeljeje të tillë. Burime nga klubi librazhdas bëjnë me dije se shkelja është mëse e qartë, por edhe në rast se ndodh që organet juridike të FSHF-së të mos i japin të drejtë, janë gati t’i drejtohen KAS-it në Lozanë për të vënë drejtësi. Përveç duket se kemi të bëjmë edhe me një gabim të rregullores, pasi në shumë vende të botës një lojtar nuk lejohet të luajë dy ndeshje brenda 48 orëve, jo 24 orë siç parashikon rregullorja e FSHF-së. Një fakt, që e bën akoma më të qartë kontestimin e Sopotit.

I nderuar Z.

Klubi i Futbollit “SOPOTI” Sh.a. ditën e enjte dt. 19.05.2016 ora 1600 zhvilloi takimin PLAY OFF me ekipin Partizani B në stadiumin “Elbasan Arena”. Ndeshja përfundoi me rezultatin 4 me 1 në favor të Partizanit B. Klubi i Futbollit “SOPOTI’ Sh.a. kërkon të ankimojë pranë jush këtë ndeshje pasi kemi vërejtur parregullsi në aktivizimin e lojtarve tek ekipi Partizani B.

Në bazë të rregullores të FSHF për Kategorinë e Dytë, neni 12, pika 21 thuhet “ Të gjithë lojtarët e ekipeve A të cilët nuk aktivizohen në ndeshjet e Kategorisë së Parë, kanë të drejtë aktivizimi në ekipet e tyre të dyta B”. Ky Nen në ndeshjen e datës 19.05.2016 ndërmjet Sopoti – Partizani B është shkelur nga ekipi Partizani B. Gjithashtu kanë shkelur vendimin e FSHF nr. 3 dt. 11.11.2013 nenin 14, pika 5 ku thuhet “Ekipi B mund të aktivizojë në ndeshjet e kompeticionit ku merr pjesë deri në 5 lojtarë të ekipit kryesor të Klubit me kusht që ata të mos jenë aktivizuar për ekipin e tyre kryesor së paku 3 ditë kalendarike para asaj ndeshje të ekipt B”. Nga sa parashtruam më lart vërehet që shkelja e rregullores dhe vendimit nr. 3 dt. 11.11.2013 nga ana e ekipit Partizani B është e qartë dhe sipas rregullores Komisioni i Displinës jep rezultatin 3-0 ne favor te Sopotit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje