Superliga shqiptare për të disatin vit radhazi, u mbyll nën hijen e fortë të dyshimeve për trukime dhe skandaleve.
Skandale që ndodhën madje vetëm pak orë para ndeshjeve të fundit të kampionatit.
Kështu, pak orë para ndeshjes Flamurtari-Skënderbeu, ndryshohet në mënyrë të papritur arbitri i ndeshjes.
Pas kërkesës së Skënderbeut, FSHF dërgon në Vlorë arbitrin Enea Jorgji, “engjëllin mbrojtës” të korçarëve.
Në asnjë vend të Europës nuk ndodh që arbitri të ndryshohet vetëm pak orë para ndeshjes, por kjo nuk e ka penguar FSHF-në ta bëjë këtë gjë.
Armando Duka ndërkohë luajti një lojë të pisët, për të tërhequr vëmendjen nga ajo që do të ndodhte në Vlorë.
Një ditë para dy ndeshjeve kryesore, Partizani-Teuta dhe Flamurtari-Skënderbeu, ai dha një intervistë për Top Channel dhe tha se Partizani është favorit për të fituar titullin, edhe pse ndodhej 2 pikë lark Skënderbeut.
Për këtë arsye, ai qendroi në Tiranë dhe madje edhe trofeun e kishte në Tiranë.
E gjithë kjo, për të krijuar idenë se do të luhej ndershëm.
Por, në Vlorë kishte dërguar Enea Jorgjin, ndërkohë që Flamurtari, ashtu siç e pranoi edhe vetë presidenti, e la ndeshjen.
Dhe këtë e bëri në sy të kryeministrit Rama, që kishte vendosur ta ndiqte ndeshjen nga afër, duke mos e kuptuar se ndoshta pa dashje u përdor si alibi për të dhënë idenë se në Vlorë do të luhej ndershëm.
Dhe si të mos mjaftonte kjo, pas shfaqjes skandaloze të futbollistëve të Flamurtarit, Rama tha se do t’iu ndërtojë atyre një stadium.
Ndërsa Erjon Braçe iu përgjigj Ramës, duke i thënë se ndoshta do të bënte më mirë t’iu ndërtonte një teatër.
Mero djali boll po shkruani si tifoz i Partizanit.Ju e dini se edhe sikur te vendosnin si arbiter te takimit vete Gaz Demin dje ne Vlore Skenderbeu prap do te fitonte.Edhe thua ndeshja ishte e trukuar dhe lojtaret e Vlores e lane ndeshjen edhe i je versulur Enea Jorgjit.Se c’faj beri dje ky arbiter vetem ti e di.
Po I gjithe futbolli shqiptar TEATER eshte !
Po ne ndonje rast shqiptareve sikur u pelqen teatri , kurse atehere kur ju intereson e shajne.
Po a nuk ishte TEATER I PASTER fitorja e Shqiperise ne Armeni ? Madje teater me bilete shume te shtrenjte , apo atehere ju pelqeu se shkoi kombetarja ne Evropian !!!???
Nese duhet te denohet teatri duhet te denohet gjithmone , dhe jo vetem kur na intereson.
Futbolli duhet luajtur vetem brenda fushe me ndershmeri , ne te kundert eshte tallje per tifozet qe blejne biletat.
Merrni shembull nga Leicester ne Angli !!!! nje skuader pa shume para , pa yje , pa buje luan dhe fiton. Mrekulli e futbollit !
Merrni shembull nga kampionati holandez , ku titulli kete vit u vendos ne javen e fundit dhe madje me permbysje vendesh ne kreun e renditjes.
Kjo eshte bukuria e futbollit , te jete I vertete.
Kampionatet e fundit qe me kane ngelur ne mendje nga ato shqiptare , para se te niste “sundimi me dallavere” I Skenderbeut jane vetem 2 :
—
2008-2009 – Dinamo shpallet kampion. Ne ndeshjen e fundit ishte perballe Partizanit. Dinamos I duhej 1 pike , Partizanit I duhej fitorja. Ndeshja ishte teper e luftuar. Dinamo kryeson 1-0. Pas kesaj merr 2 kartona te kuq nga arbitri I huaj dhe mbetet me 9 lojtare. Ne minute e 89 Partizani ka nje rast te arte ku perballe portes vetem me portierin nuk shenon dot. Pas kesaj 1 kundersulm I Dinamos dhe rezultati shkon 2-1 per Dinamon.
—
2009-2010 – Dinamo vetem gjate fazes se pare shkon 18 pike para vendit te dyte. Ne fazen e dyte fillon presioni I Bodes me shoke per te shpetuar Skenderbeun qe ne ate sezon lunate per mbijetese. Nen presion , te gjitha ndeshjet e Dinamos fiksohen ne favor te Skenderbeut. Megjithate ne fund Dinamo del kampion per shkak te diferences se madhe te krijuar ne fazen e pare. Duke filluar nga sezoni tjeter Dinamo shkaterrohet si klub dhe Skenderbeu fillon ngjitjen .
Fatjon Baze gazetar sporti??? Pyyy të!!!
A mund te thuash nje rast qe Enea Jorgji, ndikoj ne rezultatin e ndeshjes?
A mund te mendoni ju se vertete Flamurtari i dale nga te gjitha pretendimet do te sakrifikohej te luante me shpirt neper dhembe me nje ekip me super kualitete dhe me nje ambicie per te fituar ndeshjen si Skenderbeu
Jeni te merzitur se keni 23 vjet qe e prisni titullin, kjo eshte tjeter gje. Por me keqardhje asgje aty nga sa thate nuk ka lidhje me llogjiken e shendoshe, por vetem me llogjiken e nje tifozi
O bobi. Qe ta marresh vesh ti dhe te tjeret ishin 100.000 euro ne tavoline. Dhe ato nuk ishin per qoke.
Po mjaft o Mero e ke ke tjeter aty qe shkruan . Po partizani ca beri me durresin ??.Apo sesht enjejta per ty . Pastaj kampionati do tradite te fitohet Partizani tashme vetem ne kategori te ulta mund te fitoje .Ne superiore e ka harruar . Tashti merrni Enver Hoxhen e nxirreni e vend te Petrit Dumes se ky ju solli ters . Mero te lindi djali do te martohet do linde femije do behesh gjysh po aty e ke Partizanin kampion moral . Nejse ngushellohuni qe jeni legjenda .
Po “truk” ça dmth, te dashur zoterinj gazetashites italiane???
Mafja duka e ka uzurpuar futbollin.
Ndeshjet ishin te dyja te trukuara. Edhe partizani kur pa cpo behej ne vlore ja la durrsit.
Kur ka dhe në ligat e huaja futbolli ka pisllëqe,ketu tek ne eshte i tërë pisllëk dhe topi nuk duket gjekundi.
SHKARKONI KETE KAPO TE ZEMUNIT!
DuheJ bere qysh diten qe mijera SHQIPTARE e fishkellyen me perbuzje e neveri masive kur priten kombetaren ne Sheshin Nene Tereza!
Me mire vone se kurre!
TI bashkohet Bllaterit dhe bandes se tij te sterkorruptuar. E ka degjeneruar futbollin shqiptar si askush tjeter ne historine e tij!
O Mero po goli i pare i Partizanit dhe ndeshja 1-0 cfare ishte? Po kur skenderbeu beri golin e dyte dhe morrave ju fiken shpresat si i neri teuta 2 gola me zotesi? A pika ju rente juve. Po arbitri qe dha 7 minuta shtese ne ndeshjen e partizanit ishte normale kjo? Ju duken normale juve qe kur partizani nuk ka fituar te shtohen 7 apo edhe 9 minuta qe ti japim mundesi fitoreje? Ne fund te fundit qepeni gojen se rezultati nuk u ndikua nga ndeshja ne vlore po ajo ne tirane keshtu qe mos u merni me skenderbeun.
Un nuk e kuptoj pse nuk shihni realitetin ne sy .Ishte FLamurtari sa me shume veshtersi perballoj BylisiN nje jave me pare ,sa kap topa e largo e mbyllur e tera ne mbrojtje dhe kur perfundoj ndeshja ,gadi sa nuk fluturuan se helbete shpetuan nga renia e per kete me vjen vertet mire se nuk e meriton te jete ne ate vend ateher pse pretendoni se u troku ndeshja e keshtu e ashtu , po vete partizani qe e kishte ne dore pse sberi detyren e te fitonte ndaj teutes e cfare duhen atehere komentet e ankimet per te gjetur qimen ne qull