Dybala refuzon Realin për Juventusin

18 Maj 2016, 11:30Sport TEMA

Paolo Dybala refuzon një ofertë marramendëse të Realit të Madridit, duke i premtuar besnikëri Juvetusit, që pagoi plot 40 milionë euro për ta rrë,byer nga Palemro një vit më parë. Nga Spanja raportojnë se klubi mernegues është gati të shpenzojë nga 70-80 milionë euro për kartonin e talentit argjentinas, që shkëlqeu që në sezonin e parë me fanellë bardhezi.

Interesimit të presidentit Florentino Perez Dybala i është përgjigju negativisht, duke iu bashkuar qëndrimit të kampionëve të Italisë, që nuk dëshirojnë të privohen nga një lojtar që mund të bëjë diferencën jo vetëm në Serinë A.

Dybala gjatë sezonit të parë me Juventusin ka mundur të shënojë 23 gola, 19 vetëm në Serinë A, 2 në Kupën e Italisë dhe nga një në Champions dhe në Superkupën e Italisë.

Jo keq për një 22-vjecar, që ka vendosur të qëndrojë nën urdhrat e Massimiliano Allegrit.

Ndërkohë drejtuesit e Juventusit po përpiqen të përforcojnë skuadrëm me elementë të rëndësishëm dhe një prej objektivave është Andre Gomes i Valencias.

Javën e ardhshme pritet të formulohet një ofertë konkrete mër mesfushorin që nuk do ta kalojë shifrën 30 milionë euro, edhe pse klubi spanjoll i ka vendosur një cmim fillestar prej 50 milionë eurosh.

Një tjetër synim i bardhezinjve është afrimi Diawara nga Bolonja, të cilin Marotta e vlerëson nga 10-12 milionë euro.

Alternativë për mbrojtjen mbetet Medhi Benatia, për të cilin Bayerni kërkon 15 milionë euro, po drejtuesit e Juventusit dëshirojnë ta marrin fillimisht në formën e huazimit.

1 komente në “Dybala refuzon Realin për Juventusin”

  1. Totila says:

    Nuk e di pse e pelqej kaq shume kete lojtar i cili duhet te akomodohet ne nje ekip qe lot futboll terknik dhe spektakolar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje