Australia me prezervativ special “anti-Zika” gjatë Olimpiadës

16 Maj 2016, 19:07Sport TEMA

Frika nga virusi “Zika” gjatë Olimpiadës braziliane ka bërë që Komiteti Olimpik Australian të shpërndajë për sportistët e tij një prezervativ special për t’u përdorur gjatë kohës së qëndrimit në Fshatin Olimpik. Një prezervativ që jo vetëm mbron sportistët gjatë marrëdhënies seksuale, por që përmban edhe një xhel të veçantë, që do t’i mbrojë nga virusi. Ky xhel do t’i mbrojë sportistët që kryejnë marrëdhënie me persona të sëmurë me virusin që po çmend Amerikën Latine prej disa muajsh. Brazili është vendi më i prekur nga virusi “Zika” dhe prek gratë që janë shtatzëna apo që mund të mbesin shtatzëne gjatë kohës së Olimpiadës.

Edhe pse në çdo Olimpiadë organizatorët shpërndajnë prezervativë për sportistët, Komiteti Olimpik Australian do t’i pajisë që në Melburn me të tilla mjete mbrojtëse sportistët e tij. Marka australiane “dual protect” ka përgatitur një prezervativ special për këto Lojëra Olimpike, që parandalojnë kalimin e virusit “Zika” përmes marrëdhënies seksuale. “Shëndeti i sportistëve tanë është më i rëndësishëm se sa rezultati”, kanë thënë drejtuesit e olimpizmit australian, që gjithashtu kanë këshilluar gratë shtatzëna që të mos shkojnë në “Rio 2016”. Ata kanë këshilluar edhe sportistët që të lyhen me kremëra anti-virus disa herë gjatë ditës.

1 komente në “Australia me prezervativ special “anti-Zika” gjatë Olimpiadës”

  1. edi says:

    mbushe canten sal,
    se se shpejti do te duhen mrena burgut per rrocken e labit Xon Caushi !
    ai e ka mar lajmin dhe po e mban ne dor tu t’prit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje