Çmimi i çmendur që Ballshi ka vënë për tifozët nga Vlora

13 Maj 2016, 15:55Sport TEMA

Ndoshta është thjesht presion për të frenuar tifozët vlonjatë që të shkojnë në Ballsh, ose është informacion i gabuar, por sot Sport Ekspres raporton se hyrja për tifozët ballshiotë në stadium do të jetë falas, ndërsa për ata vlonjatë paksa e shtrenjtë.

Bylis-Flamurtari është ndezur para kohe dhe duket se Bylisi tashmë ka menduar edhe këtë strategji të re: tifozët vlonjatë do të sistemohen në një nga tribunat anësore dhe një biletë do t’u kushtojë 1.000 lek të reja!

Një çmim i tillë është anormal, sepse edhe në ndeshjet kualifikuese të kombëtares biletat pas porte kanë qenë më të mira, ndaj duket qartë ideja e drejtuesve ballshiotë, që kërkojnë të evitojnë praninë e tifozëve nga Vlora.

Gjithsesi, duhet parë ç’do të ndodhë deri të shtunën, sepse nuk është hera e para që ndodh një gjë e tillë. Sa për krahasim, tifozët e Partizanit do ta paguajnë 300 lek biletën e stadiumit në Korçë, por ndoshta Skënderbeu-Partizani nuk ka rëndësisi ndeshje, në krahasim me Bylis-Flamurtari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje