Pas debateve të shumta, duket se projekti për stadiumin e ri kombëtar në Tiranë ka ndryshuar.
Të paktën kështu shkruan gazeta Shekulli.
Sipas kësaj të fundit, ndryshimet kanë të bëjnë me kullën e shumëdiskutuar.
“’Hollohet’ e shumë debatuara, kullë e stadiumit të ri kombëtar “Qemal Stafa”. “Futet në ujë”, lartësia dhe gjurma e saj, ose të paktën kështu ka sugjeruar KKT-ja në mbledhjen e fundit të saj. Edhe pse ende edhe sot nuk është bërë publike asgjë, në mbledhjen e “blinduar” të KKT-së, kritikat për projektin kanë qenë jo të pakta, nga anëtarët e pranishëm.
Shumë prej tyre, mes tyre edhe kryetari i shoqatës së Arkitektëve që u largua, por edhe drejtoresha e monumenteve kanë kërkuar që projekti i parë të ndryshojë në mënyrë drastike në disa komponentë.
Tre janë drejtimet që projekti duhet të ndryshojë edhe që i është lënë detyrë arkitektit për t’i zgjidhur. Pika e parë është fasada dhe sheshi.
Për këtë arkitekti italian duhet të zgjidhë së pari çmontimin dhe konservimin e fasadës, së shumë përfolur që është monument kulture.
Pika tjetër e debatuar është edhe kulla e stadiumit. Kritikat ka qenë të jashtëzakonshme për projektin me kullë dhe pas reagimeve, edhe ekspertët janë përgjigjur me një “jo” në KKT. Kulla 19 apo 29 katëshe(mbetet për t’u verifikuar), ka “mbetur në klasë” ashtu siç është.
Arkitekti duhet të bëjë të pamundurën që ta hollojë, apo të ulë lartësinë apo dhe volumin e kësaj kulle.
Mësohet se anëtarët e KKT-së, kanë propozuar apo kërkuar që arkitekti ta sjellë kullën në lartësi të pranueshme. Është propozuar që lartësia të vijë me lartësinë e “Korpustit” apo Universitetit Politeknik.
Ose shumë pranë kësaj lartësie.
Në lidhje me “prekjen” e projektit dhe hollimin e kullës, drejtori i stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” dhe anëtari i bordit të Shoqërisë Kuqezi, Eduard Prodani është shprehur dje se: “Për stadiumin mund të kemi të reja brenda dy javësh. Di që po punohet për stadiumin. Mbledhja e KKT-së ka lënë disa detyra mes të cilave edhe uljen në volum apo hollim të kullës. Gjithsesi, arkitektët janë ata që përgjigjen më mirë”, është shprehur duke dhënë një sqarim Eduard Prodani. Së treti, projekti e kullës duhet të hollohet dhe volumi i saj në gjurmë të zvogëlohet.
Kështu edhe përmasat e kullës, veç lartësisë, mund të ndryshojnë. Gjithsesi, këto janë detyrat që ka lënë KKT-ja për projektin dhe është arkitekti ai që duhet të punojë mbi to, nëse financuesit duan që të “kalojnë klasën” në këshillet e territorit. Mësohet gjithashtu se projektuesit dhe financuesit, po bëjnë gati dosjen dhe kanë nisur aplikimet për lejet përkatëse në Bashkinë Tiranë. Ndoshta për dy javë të rejat për stadiumin mund të jenë surprizuese. Kujtojmë që Qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama kanë vendosur që të ruajë fasadën e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, i cili pas ndërtimit, do të quhet “Arena Kombëtare” apo “Arena e Kombëtares”, shkruan gazeta Shekulli.
Për ata që ende nuk e kanë mësuar, fasada 70 vjeçare e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” e cila ka ardhur nga Italia dhe që është montuar së bashku me fasadën e Korpusit të Universitetit, godinën e Rektoratit dhe Institutin e Arkeologjisë. Vetë stadiumi prej vitit 2000 është pjesë e së ashtuquajturës Ansambël monument-kulture.
Mos ndryshoni projektet e mira sepse nje tufe injorantesh bejne blablabla TURP!
@ shoku timi
PROJEKT “I MIRË” VETËM NË THONJËZA.
PROJEKT I MIRË TANI PËR BANDËN E MAJTË.
PROJEKT I MIRË PËR 1 NGA BANDAT SHQIPTARE.
@ shoku timi,
PROJEKT “I MIRË” VETËM NË THONJËZA.
PROJEKT I MIRË TANI PËR BANDËN E MAJTË.
PROJEKT I MIRË PËR 1 NGA BANDAT SHQIPTARE.
ARENA KOMBËTARE SHQIPTARE DUHET TË JETË E PLOTË PERSPEKTIVE NË PERIFERI TË KRYEQYTETIT.
Stadium (me Kapacitetin Diskret & me Pozicionin Aktual), Nuk mund të jetë absolutisht Arenë Kombëtare.
Stadiumi 77 vjeçar me Fasad Monument Duhet Reformuar Cilësisht për Aktivitete me Dimensione më të Vogla.
Shitja për Interesa Klienteliste me Synim: [1 Kullë Biznesi kamufluar me Propagandë & Butafori]; Të Ndëshkohet nga Populli Shqiptar.
Kjo tregon ne fakt se sa qesharak dhe komplet jo transparent ka qene ky projekt qe ne fillim.
Nuk mund te zotohemi per Arene Kombetare me kapacitet 22 mije vende! Eshte skandal. Maqedonia shtet as 2 milion banore e ka stadiumin kombetar me 32mije vende dhe aplikon per organizime finalesh Europa League etj. Stadiumi yne kombetar duhet te jete te pakten 40mije vende qe te na perfaqesoje denjesisht pasi nuk do jete vec per Tiranen por per gjith Shqiptarine qe eshte 10 milione!
Stadium me kulle po shikojme per here te pare. Fasada e perparme e stadiumit kompozohet disi me nedertesat qe ky stadium ka perpara. Pse duhet gjithmone te shkaterrojme qe te ndertojme dicka te re? Pse e reja te mos ruaje disi ate me te cilen kemi jetuar per disa dekada? Nuk jemi ne gjendje ti shpjegojme femijeve se si ka qene dhe se si kemi jetuar. Jetojme gjithmone ne ambjente te huaja dhe luftojme gjithnje qe te gjejme e pozicjonojme veten.
Sadiumi San Siro ka 4 kulla rreth e perqark. Cpune te prishi kulla ty????
MIRE DO ISHTE TE BEHEJ NJE STADIUM I MADHE NE PERIFERI DHE KY TE RUHEJ NE UDENTITET ME DISA PLOTESIME TE TRIBUNAVE SI DHE RIKOSTRUKTURIK PER NJE PAMJE ME MODERNE KESHTU DO KISHIM NJE HISTORIK DHE NJE MODERN PSE DO BEHET KJO PRISHJE ESHTE ABSURDE OSE….
Problemi nuk eshte kulla por pronesia.
Nje stadium kombetar prone e qeverrise nuk mund te grabitet e te privatizohet me nje investim.
Plus stadiumi eshte i pershtatur me bulevardin
Sakte. Qiveria e krimineleve vetem sa ka vendosur ta holloje dhe zvogeloje. Sa palacollek. Per te mbyllur gojet e shqiptareve duke mos dhe informacion sa ka qene planifikuar ne fillim kulla
Nga 29 do e bejne 19. Me qesharake nuk behet. Prape insistojne si bandite te perdorin pronen shteterore dhe ta kthejne ne prone private pa piken e turpit dhe te pergjegjesise qe po kryejne nje grabitje te tille
PER SYRIN KJO ESHTE NJE DERR I KUQ (NGJYRE QOROMIDHE E VJETER )));QE TE NDERSEN PER RRAHJE
Stadiumi duhet bere vetem jashte Tiranes, diku afer Vores. Atje me nje projekt modern me pas do te lind nje qender moderne biznesi qe t,ja kaloj edhe Dubait. Po kush ta beje. Injoranti Rama?
“corape kuqi ” e keni thene shume sakte……………………………………………………………. Stop ju zoterinj HAJDUTE,MASHTRUES dhe KRIMINELE te ketij vendi .
Nje keshille te sinqerte per JU QEVERITARE, beni nje plan urbanistik 5 vjecar,…..10 vjecar…….20 vjecar dhe 50 vjecar. Keshtu ndodh ne cdo vend te qyteruar te botes. KESHTU KA NDODHUR ME ITALINE KUR NDERTOI KETE BLLOK MONUMENTAL NGA BULEVARDI <MINISTRITE<HOTEL DAJTI <UNIVERSITETI<AKDEMIA E ARTEVE DHE STADIUMI. Mos na beni cudira si kusari Sali Berisha qe ne ditet e fundit te pushtetit te tij privatizoi SHQUPIN. Edhe ju pushtetare te sotem mos na shpallni mbas nje dite surpriza se do te ndertojme hyrjen tek Universiteti,……..dhe pastaj PARKUN TEK liqeni ,dhe tani stadiumin, etje……etje……….o hiena te politikes SHQIPTARE stop babezise per te grabitur PARA ne xhepat tuaj ,se shpejt do te na mbaroje MANDATI……………………. A ka ndonje fjale per HOTEL DAJTIN ? Zoti EDI a e dini KU FLEN LEPURI ? A ka ndonje lajm per hapjen e vendeve te punes ? 300.000 vende pune …………………..
Sa here fuam te bejme gjera te mira…si ky projekt dalim ca specialista dhe ca super arkitekte e super shkecetare qe kundershtojne e behen keq selse pi ndertohen vepra dinjitoze…Mos i ndryshoni asnje gje projektit por zbatojeni sa me shpejt…qente ke te lehin karvani shkon perpara.
SPECIALISTA ME TE MIRE SE ATA TE KOHES SE DUCES E ITALIANE QE KANE NDERTUAR GLOBIN KUDO ME TALENTIN ME TE MADH NE BOTE NUK KA ME ! TE TJERT JANE VETEM VANDALE TE TIRANES ( SI ENVERI DHE SQYFERI )
Injoranca+Babezia = Shkatrrimi i stadiumit ekzistues
Cili eshte ai bir kurve qe thote se do te zmontohet fasada aktuale e stadiumit dhe do ti
ngjitet projektit te ri? Cili arkitekt apo urbanist leshi thote se mund te ndryshohet projekti
i vjeter i kompleksit italian duke shtuar siperfaqen e ndertimit, zmadhuar kapacitetet e
stadiumit, zvogluar sheshet perreth, pa prishur ekuilibrin kompozicional dhe urbanistik
te te gjithe zones tek stadiumi dhe perreth. Para 80 vjetesh ai projekt (gjenial per kushtet
e Shqiperise) ka perballuar me sukses zhvillimin urban dhe demografik te Tiranes se sotme.
Cdo prekje e cdo pjese te ketij ansambli (trashegimi kulturore e vertete) nuk eshte gje tjeter
vecse nje prove me teper e mungeses se identitetit kombetar te popullit tone “trim dhe liridashes”,
qe nuk la qytet, kala, sit arkeologjik, deri te varret e diteve te sotme, pa shkatrruar dhe bastarduar.
Turp per Edi Ramen dhe Aleksander Meksin qe mbahen si njerez te artit dhe te kultures, se sa per
Sali Berishen dhe Ilir Meten, ata nga malet kane zbritur dhe kaq e kane takatin.
Shkoni mor mafioze injorante dhe ndertoni nje stadium te ri ne nje zone periferike sipas studimeve qe
duhet ti paraprijne zhvillimeve urbane, pa prekur ato pak tradita te mira qe kane mbetur akoma
pa u shkatrruar nga hajdutet dhe barbaret “autoktone” te ketij vendi.
Stadiumi i Tiranes te ndertohet ashtu si ndertohet nje stadium i se ardhmes dhe jashte qytetit.Nese ndertohet aty ku eshte atehere do te jete nje katastrofe per ne dhe brezat e ardhshem.Sa per stadionin e Shkupit Maqedonia eshte shume shume shume large nga Shqiperia.Tirana eshte nje fshat i madhe per Shkupin impozante te planifikuar ne detale….