Shqipëria, “frikë” nga Kosova pas Europianit

12 Maj 2016, 20:36Sport TEMA

I intervistuar nga Top Channel rreth dy vite më parë, Granit Xhaka, shqiptari i Kosovës që luan aktualisht për Zvicrën, i pyetur nëse një ditë Kosova do të njihej a do të rimendonte vendimin që ka marrë, ka lënë gjithçka të hapur.

“Jo nuk është e mbyllur, për momentin luaj akoma për Zvicrën. Jam shumë i kënaqur që luaj me këtë kombëtare, por nuk i dihet asnjëherë”, ishte shprehur Xhaka në vitin 2014.

Pas pranimit të Kosovës në UEFA, fenomeni Xhaka mund të kthehet në eksod masiv të yjeve shqiptarë drejt vendit të origjinës.

“Skuadra si Shqipëria dhe Zvicra mund të tremben, por ne jemi korrekt për të gjithë lojtarët që do të marrin pjesë në Europian pasi nuk do t’i përmendim tani. Më tej, pas 10 korrikut, të gjithë kanë të drejtën e tyre të vendosin ku do luajnë dhe e rëndësishme është që të respektohet vendimi i tyre nga të gjithë”, deklaroi trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku.

Ndërkohë për formimin e kombëtares së dytë shqiptare, këtë radhë me ngjyrat verdhë e kaltër ku mund të përfshihen emra të njohur në futbollin europian, Bunjaku shprehet se kanë përdorur një armë të fortë. “Jo vetëm që kemi shkuar derë më derë, por edhe tek gjyshërit e tyre”, tregoi ai.

Emrat që mund t’i bashkohen përfaqësueses së Kosovës janë yje të futbollit botëror. Të enjten, britanikja “The Sun” njoftoi se këtë fanellë mund ta veshë edhe Adnan Januzaj.

“Adnan Januzaj mendoj se është në një status njësoj si lojtarët që luajnë me Shqipërinë apo Zvicrën. Gjithsesi dera është e hapur dhe tani që jemi pranuar nga UEFA dhe FIFA”, vijoi Bunjaku.

Largimi i mundshëm i disa lojtarëve nga përfaqësuesja e Zvicrës apo e Shqipërisë dhe këtu bëhet fjalë jo vetëm për emrat e përfaqësueses A, por edhe tek moshat, mund të sjellë një dobësim të këtyre skuadrave, por Bunjaku mendon se ka ardhur momenti që si Zvicra ashtu edhe Shqipëria, duhet t’i kthejnë borxhin Kosovës.
“Në gjendjen që jemi tani, mendoj që Kosova duhet parë më shumë të ndihmohet si nga Zvicra dhe nga Shqipëria apo skuadra të tjera, ashtu si Kosova i ka ndihmuar këto vende”, u shpreh trajneri i përfaqësueses së Kosovës.

Në fund, Bunjaku tregon qartë ndarjen e territoreve për kërkimin e lojtarëve vendas, duke treguar një bashkëpunim të mundshëm rajonal, për zhvillimin e elementëve, por Kosova të tyret dhe Shqipëria të sajat.

“Shpresoj që të krijojmë në të ardhmen një projekt për zhvillimin e talenteve në rajon, Kosova në vendin e saj dhe Shqipëria në të sajin. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë kështu për shumë kohë”, tha Bunjaku./ TCH

15 komente në “Shqipëria, “frikë” nga Kosova pas Europianit”

  1. tfgs1 says:

    pas ”yjeve” sunite te futbollit nga Zvicra parashikohet te kthehen ne vatan edhe ”yjet” e ISIS……………allah uakbar!

    1. the Punisher says:

      Ah mer trap, me shume allahu akbar pellet ti se sa ai mizerja ne mes te Tiranes.

    2. Karatafutis Pashas Bushates says:

      Kurse ti mbete ylli i bythes se Anasthas ibn-Janullaqes, hahahahahhaaha!

  2. Deutschlan says:

    Vafshin mu ne te semes Turqit arabet e Kosoves nuk kemi nevoje per ata islamike

    1. FAKT says:

      Mesa,kam dijeni federata ne te kaluaren ja ka mbyllur deren lojtareve te huaj ,pra politika e federates eshte te afroj vetem lojtare me orgjine shqiptare pavaresisht se ku luajne dhe ku kane lindur dhe sipasoje e kesaj politike kemi lojtare nga gjithe trojet shqiptare jo vetem nga Shqiperia,prandaj as arabet dhe as afrikanet nuk do te kishin mundesi te luanin keshtu qe arsyetimi yt bie poshte,dhe tani qe mund te ikin do ikin te luane per nje shtet europian me shumice shqiptare ,pra per Kosoven.Nese ke inat per ikjen e lojtareve ta pranojme kete zemerim ama nese je mesuar te quash gjithe shqiptaret e trojeve te tjera arab ,atehere vaj hallin kush mendon si ty dhe kush mendon se ne qe jetojme ketu jemi shqiptaret e “zgjedhur”nga zoti, se vet rasti i kombetares tregoi se ndonjehere sjemi te zote as per vendin tone dhe per te bere perpara na duhen keta “arabet” sic i quan ti shqiptaret e Kosoves. U TREGOVA I QARTE IDIOT??!!!

  3. Fatosi-kosove says:

    Para se te vendosin lojtaret se ku do luajne do te ishte me mire qe te mendojne se kush do te jete seleksioner i kombetares sespe me kete qe kemi nuk ta mbushe mendjen se mund te beje diqka pasi duhet ta pranojme se kombetarje nuk eshte hajvali as llap,vllaznim apo besa e pejes,pastaj deri sa ti vije radhe kosoves te garoje edhe mosha e kesaj gjenerate do te jete e shtyre,keshtu qe lerini te qetee djemt qe kane vendosur te luajne per kombetaren shqiptare dhe provoni nese do te kthehet nje e them evtem nje nga kombetaret tjera siq jane zvicrra,gjermania,danimarka,mali i zi por edhe vete serbia,edhe ne serbi pra ka kosovar qe luajne dhe pse nuk merreni me ta qe ta njollosin kombin por me ata qe kane rrezikuar edhe jeten qe te luajne per shqiperine,une sdo te pranoja qe ta nderroj kombetaren e shqiperise per asnje qmim me ate te kosoves edhe pse jam nga kosova,urojme qe kosova te kete nje fillim te mbare dhe po ashtu ka djem te talentuar mjaft prandaj duhet te mendohet qe te krijohet nje ekip me forcat qe kemi e jo ta shkaterrojme nje ekip per ta bere nje tjeter.

  4. antonio says:

    Ky Bunjaku eshte injorant!
    Cfare borxhi i paska Zvicra Kosoves???
    A je ne vete apo nuk i ke pire ilacet e terbimnit?
    Kosovaret etj,iken nga Kosova,kur serbet benin krime te medha atje dhe kosovaret ishin pa asnje te ardhme!
    Shume prej tyre kane emigruar te vegjel,shume te tjere kane lindur ne Zvicer,Gjermani,Suedi,Finlande,Danimarke etj,pra Kosova i la pa buke,pa arsim pa mbrojtje dhe Zvicra i pranoi si shtetas te saj i beri njerez me vlera dhe sot ata DUHET T’I KTHEJNE ZVICRES BORXHIN E JETES e jo Kosoves!
    Ne se kosovaret tradhetojne vendin qe i beri ata qe jane sot,ata tregohen MOSMIRENJOHES DHE TRADHETARE!
    Ndaj Kosoves ata kane vetem nje borxh:Te vene nje tufe lule ne varret e te pareve te tyre!
    Kosova dhe Shqiperia duhet te pregatitin futbollistet e tyre!
    Sa per kombetaret,ne se nuk gjejne hapesira ne Zvicer atehere eshte e drejta e tyre te zgjedhin per interesa, se me cilen kombetare duhet te shkojne!
    Por qe te thuash se Zvicra na ka borxh ne kosovareve ESHTE IDIOTIZEM ME BRIRE!

  5. xxx says:

    ca buurri shkerdhate qe eshte e krahason zvicren me shqiperine harron qe shqiperia eshte shteti ame edhe nuk luajne per komb te huaj po ate shqiptar

  6. Nje KOMBE says:

    ik o Bunjaku dhe PIRDHU themi ne Shqipetaret e Jugut te Shqiperise..
    1-Shkrimi juaj eshte “Per te Qare Hallin” THEMI Ne Jugoret,por kete Shpehhje e Perdorin edhe Shqipetaret qe banojne ne Viset e tyre ETNIKE
    nE kosove,po ti shkruaj keto dy “Llafe” ti “Kalemxhiu” qe i Bie Daulles se Budallait.
    2-Shqiperia nuk ka pse te “Trembet” nga te Qenet e Kosoves ne UEFA; PERKUNDRAZI Ne Gjithe Kombi Shqipetare do te ti Biem DAULLES SE SHQIPERISE ETNIKE, dhe do te Mblidhemi pas Flamurit KOMBETARE Me Shqiponjen e Zeze, dhe vete VELLEZERIT Tane Kosovaret do te jene po ata qe kane Qene…Ata kane qene Luftetaret e Shqiperise se Ismalil Qemalit, dhe Is Boletinit, Luftetare te Shqiperise ETNIKE; dhe Pasardhesit, pra Kosovaret e Sotem do te Ndjekin Amanetin e te Pareve Tane, per nje SHTET-KOMBE.
    3-Djemte e Kosoves, si dhe ata te Shqiperise pa lene Menjane Trojet Shqipetare :Presheve-Bujanovce-Medvegje, sikurese ata te Maqedonise ,Malit te Zi do te Zgjedhin vete se me ke Skuader do te Luajne, por theksoj se do te Luajne per nje Skuader KOSOVARE;P:SH:Nje Kosovare,por Kjo nuk do te thote se ky Sportiste “Harroj” te jete Shqipetare..pra do te Luaj per Perfaqesuesen e Kosoves, por Kosova si “Shtete” do te Perfaqesohet gjithmone nga Shqiponjat e KOMBETARES SHQIPETARE; nga Djemte e Mbare Kombit Shqipetare….Kosova eshte nje “Mini-Shtet -Protektorat” qe eshte c´eshtje Kohe te Bashkohet me Memen Shqiperi…
    Ti @ Bunjaku do te ishte mire te mos na Tregoni “Inteligjencen tuaj” me keto Lloje Shkrimesh, se Kosova eshte Pjese e Kombit Shqipetare dhe Djemte e Kombetares se Shqiperise me te Perfaqesusese Kosovare do te jene Inspirues te Bashkimit Kombetare….prandaj po te themi edhe nje Here ik dhe “Ftohu” se qenke Lodhur kote me nje Shkrime te Kote..lol

  7. eden says:

    PO ky esht haber i mir, shyqyr qe largohen me mir me pak fitore por me lojtar qe e ndjejn fanellen se sa me mercenar,SHQIPRIA nuk ka çfar humbet do largohet xhaka dhe lenjani udh e mbar kemi lojtar tonet shum te mir ku mund te marim rezultate shum me pozitive, koha do ta tregoj keshtu lojtarve dhe talenteve SHQIPTAR do ti hapet rruga per ne kombetare dhe do rritet konkurenca dhe dashuria per fanellen do te jet me e madhe, gjith secili ne vend te vet, lojtaret SHQIPTAR te maqedonis po duan le te luajn me shtetin am deren e kan te hapur, ne te kunderten dhe ata si ta ken qefin, jam i gzuar qe xhdo gje po shkon ne vend te vet para albania dit me te bukura do te vijn.

  8. Arbeni -Tetove says:

    Uroj qe sa me shpejt te perfundoj kjo gjendje dhe te ndahen dhente e dhite. Nuk durohen keta perfaqesuesit e futbollit kosovar. Kush ka ndermend te shkoj le te shkoj. Mendojne se do bejne dicka. Mendojne se do kene dy tre lojatre te mire dhe cdo gje gati. Nuk eshte aq e thjeshte, jo. Edhe Serbia e Holanda kane yje ne skuader por nuk jane ne France. E para, me nje trajner si ky Bunjaku jo se jo. Ironia do jete me e madhe kur viktima e pare e asaj skuadre te”forte” do te jete ky!

  9. Sadri says:

    O albert, hiq dore nga keto teori idiote. As kosova e as shqiperia nuk kane bythe te ecin vetem ne te gjitha fushat. Ty te genjen mendja se do te jesh trjaneri i perjetshem i Kosoves. Nuk e di cfare spotri ke bere ne rinine tende por duhet ta dish qe trajneret jane te perkoshem dhe jetegjatesia e tyre varet nga rezultatet. Mos mendo per 1 apo 2 vite por mendo per te ardhmen e kosoves.
    Kombi shqiptare duhet te perfaqsohet me nje kombetare. Nuk behet shteti nga futbolli por fubolli behet nepermjet shtetit. Ty te genjen mendja se jane nja dy kokrra qe luajne jashte dhe me to do konkurrosh. Harroje Si lojtaret e kosoves e te shqiperise bota eshte mbushur plot.
    Behuni te zgjuar si ketej anes dhe andej. Krijoni nje lige te perbashket fillimish e me pas nje kombetare.

  10. Tani says:

    I shkreti tfg qe mbete pa atdhe…

  11. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Ku pyesim ne.
    Po na I mori Kosova lojtaret qe kemi , atehere do ta bejme kombetaren me lojtaret e kampionatit. Ata jane edhe trima , po nuk u doli loja sic duhet ia kercasin nje seance boks e shqelma dhe e rregullojne situaten.Edhe trajner e staf , meqe do ike De Biazi , marim stafin e Tirones se edhe ata jane te shkelqyer per shqelma e grushte. Ndersa per president marrim presidentin e Kastriotit , se I ka dhene provat qe eshte I forte dhe trim.
    Me kete skuader te kompletuar , do hyjme patjeter ne boterorin e ardhshem , dhe mund edhe te fitojme , se sic po thuhet Evropianin e kemi ne xhep tashme.

  12. Alfredi says:

    As shqiptaret e Maqedonise ,Malit te zi ,dhe Lugines sdo vijne me ,te gjithe do vene te Kosova ,cdo shqiptar ka deshire te luaj per fanellen kuq e zi ,por shteti juaj ka bere me keq se Serbia nder vite per trojet shqiptare ndaj ju sugjeroj te merrni ata Jorgot qe kane vajtur me kombetaren greke dhe vazhdoni luani….jeni mesuar keq ti mbani te tjeret si argater kur ju do interesi….kaq kishte mundesi ,Kosova ,ju coi ne Evropian,ne dac i thoni faleminderit ,ne dac vazhdoni sic keni bere gjithmone me mosmirenjohje,dhe keni per te pare se mosmirenjohja do tju coj ne fund te tabeles

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje