Christian Brocchi shfryn ndaj lojtarëve të tij: Nuk keni t*pe

16 Maj 2016, 16:21Sport TEMA

Christian Brochi sulmon lojtarët e tij. Trajneri i kuqezinjve nuk e fshehu përpara mediave, zhgënjimin pas përfundimit të takimit Milan-Roma. Humbja 1-3 bëri që trajneri të shpërthente para kamerave, duke u shprehur se skuadrës i mungoi dëshira për të luajtur. Madje, mendohet që situata ka qënë akoma edhe më e nxehtë  në dhomat e zhveshjes, aty Brochi u është drejtuar me tone të ashpra lojtarve të tij, duke u thënë këtyre të fundit se Roma ndaj tyre zhvilloi një ndeshje miqësore dhe jo një takim të vërtetë.

Akuzat   kanë shkuar edhe më tej.

Sipas trajnerit, në 20 vite të karrierës së tij si futbollist ai nuk kishte parrë kurrë një skuadër kaq të dobët.

Ai tha se ky ekip eshte pa dinjitet dhe lojtaret s’kane t*pe.

Ndërkohë që nga tjetër, futbollistët e Milanit të vënë përpara përgjegjsisë, duket se nuk kanë reaguar por, kanë pranuar se faji është i tyre.

Për shkak të kësaj klime të rënduar në radhët e kuqezinjve, portieri Christian Abbiatti, i cili ka vendosur të vari dorezat në gozhdë, nuk pati mundëinë ti jepte lamtumirë botës së futbollit duke zhvilluar një ndeshje të fundit, duke parë se takimi ndaj Romës, ishtë një sfidë delikate për Milanin.  Situata në shtëpinë e kuqezinjve nuk është nga më të mirat. Finalja e Kupës së Italisë, që do të luhet më 21 Maj në Olimpico të Romës kundër Juventusit është verdikti final për kuqezinjtë. Brochi shpreson se me fjalimin e tij të ashpër të ketë ndezuar shpirtin luftarak që këtij Milani i ka munguar gjatë ndeshjeve të fundit, por të mos i bërë një mbyllje katastrofike këtij sezoni.

1 komente në “Christian Brocchi shfryn ndaj lojtarëve të tij: Nuk keni t*pe”

  1. 17nentori says:

    cte s’emes qenka t*pe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje