Ekonomia e banorëve të një vendi shihet edhe tek sasia e parave që tifozët e sportit janë të gatshëm të shpenzojnë.
Për kampionatit Evropian, EURO 2016, shqiptarët janë në listën e treshes së fundit në mesin e atyre vendeve për pagat minimale.
Britanikja “Daily Mail”, bën një renditje dhe kryetitull vendos shqiptarët, ukrainasit dhe rusët, në mesin e popujve që kanë paga më të ulëta.
Shqiptarët ëndërrojnë për të ndjekur ekipin e tyre në turneun e evropianit. Një tifoz shqiptar i duhet të paguajë 329 për qind të pagës mujore për të ndjekur një ndeshje.
Të ardhurat mesatare mujore në Shqipërisë sipas artikullit, janë 220,97 euro, ndërsa kostoja ekuivalente për të ndjekur një ndeshje bashkë me shpenzimet e tjera është 4.898 euro.
Studimi është kryer duke llogaritur shpenzimet mesatare të një tifozi, duke i krahasuar me të ardhurat mesatare në vendin e tyre.
Kështu, një tifoz ukrainas duhet të paguaj 8 mijë euro, që është ekuivalente me mbi 539 për qind të pagës së tyre mesatare mujore.
Ndërsa tifozët anglezë do të duhet të paguajnë 562,45 euro, ose 38 për qind e të ardhurave mujore. Në çmime përfshihet kostoja e biletës, udhëtimi dhe akomodimi.
Ca ja fusni kot edhe ju. Pse mer daje u dashkan 4.898 euro me pa nje ndeshje te kombetares ne France???
Nga Podgorica (Tirane-Podgorice ben 15 euro karburant dhe 15 euro siguracion makine) udhetimi deri ne Bruksel kushton 100 euro per person. Bruksel Lens eshte me afer se sa Paris Lens. Me autobus kushton 24 euro vajtje ardhje. Dy nete fjetje ne Bruksel, low cost, kushtojne 100 euro. Bileta e ndeshjes kategoria e 4 ku jane tifozet kushton 45 euro. Ja po llogarisim edhe 200 euro ushqim dhe alkool per dy dite. Edhe 100 euro shpenzime te paparashikuara qe te jemi brenda. Ja ku shkoi 500-600 euro dhe jo me shume.
Mos u beni papagaje qe te perktheni cdo gje qe lexoni ne internet. Eshte turp qe te ti beje llogarite nje gazete angleze se ju ketu nuk dini te llogarisni sa taksa paguani ne muaj nga paga juaj e jo me shpenzimet e tjera.
Llogaria eshte angleze. 231.7% e buxhetit ne fjale prashikohet per zërin Birra. Gjithsesi llogaria qe ke bere ti eshte e sakte. Une do shoh nje ndeshje dhe do me shkoje diku tek 700 EUR.
Si paguaka nje pale 8000 BP kurse per te njejten bilete pala tjeter paguan 560 BP?? Shiko o trap se tifozi ukrainas nuk paguan £8000 por njesoj sa anglezi, pra, £560. Por ceshtja shtrohet se £560 per nje ukrainas jane sa 5 fishi i pages se tij mujore. Tani, nqs nje anglezi do t’i duhej te paguante 5 fishin e pages se tij mujore shuma do kapte rreth £8000. Keshtu shtrohet ceshtja o hu, c’jane ato .arlliqe qe shkruan?! Kot nuk te quajme hajvan me 2 klase fillore.
ore idiot gazetar, ky thote qe ne krahasim me pagen do ishte sikur nje anglez tw paguante 4898£ dmth 360% pages anglezit , po normalisht gazetari keni mbaruar jo, sju eshte dashur logjika dhe matematika
Eshte perkthyer keq nga gazetari, me pak fjale do perpiqem ta shpjegoj: NQS nje shtetas britanik do ndiqte ndeshjen e kombetares se tij, nqs do shpenzonte te njejtin Raport Shpenzime/Rroge, atij do ti kushtonte ne rastin e Raportit te Ukraines rreth 8000 pound ose rreth 4800 euro ne rastin e Raportit Shqiptar. Shpresoj te jem i qarte