Buffon: Dua Totti-n në Europian, mund të bëjë gjithçka

13 Maj 2016, 16:12Sport TEMA

Nga Euro 2016 te Lojërat Olimpike të 2024-ën, që Roma ka dëshirë t’i organizojë, ka shumë rrugë për të bërë. Dhe Gigi Buffon, i cili ka rinovuar me Juventus deri në 2018-ën, kur do të jetë 40 vjeç, ka folur për gjithçka. Nga finalja e ardhshme e Kupës së Italisë tek Europiani ku “do të doja të ishte i pranishëm edhe Totti, pse jo?”; nga sezoni i ardhshëm, ku Juventus do të hidhet në sulm të Champions League, te 2024: kur do të jetë 46 vjeç dhe do të jetë tërhequr nga futbolli, ndoshta. “Zhvillimi i Lojërave Olimpike në Romë në 2024-ën është ëndrra e të gjithë italianëve, sepse do të kishim mundësinë të krahasoheshim me vendet që i kanë organizuar para nesh”.

“Do të kishim mundësinë të tregonim se jemi në një nivel me të tjerët”. Këto kanë qenë fjalët e Gigi Buffon, portieri i kombëtares së Italisë dhe Juventus, protagonisti i videos së re të bërë nga Komitieti promovues për Roma 2024, i cili ka hedhur kandidaturën e kryeqytetit italian para gjashtë atletëve të rinj në rolin e intervistuesve. Në qendrën stërvitore të Vinovo-s, Buffon ka provuar të shuajë kuriozitetin e fëmijëve, duke kaluar nga Juventus te kombëtarja. “Totti në Europian? Atë mund ta marrësh kudo, – ka thënë numri 1. – Një lojtarë si ai, me talentin që ka, mund të vendosë ndeshjet në çdo moment”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje