Antonio Conte lirohet nga akuza për trukim ndeshjesh

16 Maj 2016, 16:18Sport TEMA

Antonio Conte merr frymë lirisht. Trajneri i përfaqësues italiane, i cili sezonin e ardhshëm do të marrë drejtimin e Chelsea-it, është liruar nga akuzat nga gjykatësi Pierpaolo Beluzzi për seancën paraprake ku  Conte do të gjykohej si  i panduhur për mashtrim sportiv, pasi emri i tij është lakuar në skandalin e trukimit të ndeshjeve. Conte në këtë seancë gjyqësore duhet t’i jepte një përgjigje Prokurorisë italiane për hetimet e kësaj të fundit mbi ndeshjen Albinoleffe-Siena e zhvilluar në 29 Maj të vitit 2011, periudhë në të cilën 46-vjecari nga Lecce ishte i ulur në stolin e Sienës.

Prokuroria e Cremonës ku Conte u gjykua sipas një procedure të shkrutuar dhe më ekzaktësisht prokurori Roberto Di Martino kishte kërkuar një dënim prej 6 muajsh burg për trajnerin e përfaqësues italiane dhe një gjobë prej 8 mijë Eurosh. Hetimet e policisë italiane mbi skandalin e trukimit të ndeshjeve, cuan në pranga shumë persona në vitin 2011. Antonio Conte ndërkohë gjithmonë e ka mohuar përfshirjen e tij në skandalin e trukimit të ndeshjeve në futbollin italian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje