Gazeta zvicerane: Bravo, Granit!

18 Maj 2016, 11:35Sport TEMA

Në fillim të majit gazeta “Blick” dhe edicioni i saj i së dielës “SonntagsBlick” startuan një fushatë të pandershme kundër futbollistëve kosovarë të Kombëtares së Zvicrës.

Për Zvicrën, pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA mund të ketë konsekuenca, shkruanin këto gazeta.

Dhe pyesnin nëse Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka do të ndërrojnë ekipet kombëtare, madje bëhej apel që ata të kalonin në Kombëtaren e Kosovës nëse nuk janë të gatshëm të deklarohen qartë për Zvicrën. Fakte për supozime të tilla nuk kishte, ndaj “Blick” tregonte citate të vjetra.

Pas vendimit të Granit Xhakës të martën për të luajtur për Zvicrën, “Blick” duket se është penduar dhe tani lavdëron futbollistin kosovar.

Ylli 24-vjeçar i Borussia Mönchengladbachut tha: “Kam zgjedhur Zvicrën dhe kështu mbetet”.

“Blick” kritikon fansat e FC Luzernit, të cilët e shoqëruan me fishkëllima Xhakën ndërsa ky po jepte një intervistë.

“Kjo është e palejueshme. Është e mundshme që Xhaka si (ish-lojtar) i Baselit jo gjithkund është i preferuar në Zvicër. Por, në radhë të parë ai është futbollist i Kombëtares, i cili në Kampionatin Europian të futbollit mbron nderin e vendit tonë.

Për këtë arsye fishkëllimat e fansave në Luzern janë të pavend.

Ndonëse performansat e Xhakës në Kombëtaren (e Zvicrës) nuk janë në nivelin që mund të pritet prej tij, duhet respektuar atë që ai ka arritur së fundi.

Ka pasur sukses të madh te Borussia Münchengladbach. Është bërë kapiten. Së shpejti do të ndërrojë ekipin për 47 milionë franga dhe do shkojë te Arsenali, kështu ky do të jetë transferi më i shtrenjtë i një futbollisti zviceran i të gjitha kohërave. Dhe i dyti më i shtrenjtë në historinë e Bundesligës.

Të përjetojë fishkëllima në vendin e vet – këtë Xhaka nuk e ka merituar. Aq më tepër që Xhaka tani hapur është pozicionuar dhe ka përqafuar Zvicrën. Ky është një gjest i qartë i yllit të Kombëtares”.

2 komente në “Gazeta zvicerane: Bravo, Granit!”

  1. Kritizeri says:

    Keta frangadashesit e Zvicres e duan shume Kosoven…..ahahahhahah…. njerez pa dinjitet!!!

  2. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Eshte strategji.
    Te gjithe keta lojtare deri ne fillim te evropianit do deklarojne qe e duan Zvicren dhe nuk do te largohen.
    Kur te filloje ndeshja me Shqiperine , ata do te deklarojne qe jane shqiptare dhe do te bashkohen me ne , keshtu qe Shqiperia fiton me Zvicren.
    Pas Evropianit ata do te shkojne me Kosoven.
    Per kete qellim , eshte bere fsheshurazi edhe nje takim me futbollistet shqiptare te Zvicres , dhe ne kete takim eshte shfaqur filmi “Nentori I dyte” nga ku eshte marre edhe kjo strategji.
    Xha Ganiut I eshte ngarkuar te luaje rolin e Ismail Qemalit duke bere thirrje ne ndeshjen me Zvicren qe shqiptaret e Zvicres te bashkohen me ne.
    ——–
    Po ci keni keto lajme more.
    Do ikin s’do ikin shqiptaret e Zvicres. ?
    A ka kellqe Kosova ti paguaje si duhet ?
    Pa per patriotizem nuk pyet njeri tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje