Pretendimet e Sopotit/ Reagon Partizani: Akuzat e Sopotit të pabazuara

20 Maj 2016, 19:50Sociale TEMA

Klubi i Partizanit ka reaguar pas akuzave që drejtuesit e skuadrës së Sopotit ngritën pas humbjes që pësuan 4-1 nga ekipi i Partizanit B që u ngjit në Kategorinë e Parë.

Sipas drejtuesve të Sopotit, Partizani ka shkelur rregulloren e FSHF-se, pasi ka aktivizuar në ekipin B, lojtarë të skuadrës së pare, që sipas tyre nuk lejohet që një lojtar s’mund të luajë dy ndeshje zyrtare brenda 24 orëve.

Por klubi i Partizani i ka hedhur poshtë të gjitha këto pretendime të ngritura si nga drejtuesit e Sopotit, po ashtu edhe nga disa personalitete dhe mediave që pretendojnë se Partizani ka shkelur rregulloren.

Përmes një njoftimi klubi i kuq renditet të gjitha faktet që hedhin poshtë pretendimet e Sopotit që kërkon marrjen e tre pikëve në tavolinë.

Klubi i kuq sqaron se rregullorja e cila i referohet klubi i Sopitit i përket viti 2013-2014, ku i shpjegon se FSHF cdo sezon të ri futbollistik miraton në tërësi dhe nen për nen rregulloret e reja sipas atij Sezoni për të cilin luhet.

Ja reagimi dhe shpjegimi i Partizanit që hedh poshtë pretendimet e klubi të Sopotit.

Dëshpërimi i humbjes në fushën e lojës, në një garë të drejtë dhe me integritet, përballë një kundërshtari që s’të jep asnjë shans për ta menduar e jo më për ta arritur fitoren, me sa duket mund të çojë deri në sajesa dhe pretendime të lajthitura, që për arsye etike nuk po i quajmë ashtu sic meritojnë në të vërtetë.
Nuk e kishim për qëllim që të reagonim, por kur vërejmë se kësaj marrëzie i shkojnë pas dhe disa personalitete dhe media jo pak të rendësishme, e ndjejme për detyrim që të sqarojmë opinionin publik për sa pretendohet me pa të drejtë në dëm të Klubit tone.

Për aq sa jemi njohur nëpërmjet medias së shkruar dhe asaj vizive (disa prej të cilave japin mbështetje pakurrëfarë analize), lidhur me pretendimet e klubit të Sopotit, për shkelje të rregullores nga ana jonë dhe humbjen në tavolinë të ndeshjes së luajtur dje, më datë 19.05.2016, për Play Off për Kategorinë e Parë, ndërmjet Sopotit dhe Partizanit B, Klubi ynë sqaron se:

1. Klubi I Sopotit pretendon se ka një Vendim të Komitetit Ekzekutiv të FSHF, datë 11.11.2013, i cili miraton disa ndryshime në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike dhe nder të tjera edhe Nenin 14 pika 5, ku thuhet:

“Ekipi  “B” mund të aktivizoje në ndeshjet e kompeticioit ku merr pjesë deri në 5 lojtarë të ekipit kryesor të klubit me kusht që ata të mos jenë aktivizuar për ekipin kryesor së paku 3 ditë kalendarike para asaj ndeshje të ekipit “B””
Ky pretendim i Sopotit do të ishte mëse i drejtë nëse ne do të ishim sot duke luajtur për Sezonin Futbollistik 2013-2014, por me keqardhje për drejtuesit e klubit të lartpërmendur bëjmë me dije ata se jemi gjatë Sezonin Futbollistik 2015-2016. Vendim i sipërcituar i Komitetit Ekzekutiv miraton ndryshime të një Rregullore që ka qenë e vlefshme për Sezonin 2013-2014 dhe jo për këtë aktualen.

Për dijeni të drejtuesve të Sopotit, FSHF cdo sezon të ri futbollistik miraton në tërësi dhe nen për nen rregulloret e reja sipas atij Sezoni për të cilin luhet, kështu që duke ju kujtuar parimin që “ligji i ri shfuqizon ligjin e mëparshëm”, i cili gjen aplikim të drejtpërdrejtë në rastin në fjalë, ju sugjerojmë që të mirëinformoheni përpara se të merrni guximin për të dale edhe publikisht duke treguar barsaleta..  .

2.   Klubi i Sopotit  merr përsipër t’i referohet Nenit 12, pika 21 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike Kategoria e Dytë Sezoni 2015 – 2016, kur kjo dispozitë në mënyrë të dukshme nuk parashikon ndonjë ndalim për klubet në aktivizimin e lojtarëve. Nga vetë formulimi i dispozitës qartësisht mund të konkludohet se nuk ka asnjë përjashtim për situata të tilla. Të gjendur përpara një dispozite deklarative, pretendimi i ekipit të Sopotit rezulton i pabazuar në ligj.

Së fundmi, bëjmë me dije opinionin sportiv se FK Partizani do të mbrojë legjitimitetin e kësaj arritje historike futbollistike, me te gjitha mjetet ligjore në dispozicion, pasi është e papranueshme tentativa e ekipit të Sopotit për të përbaltur meritën sportive të arritur përmes një rezultati i cili pasqyron në mënyrë të dukshme superioritetin e ekipit tonë të dytë.

 

4 komente në “Pretendimet e Sopotit/ Reagon Partizani: Akuzat e Sopotit të pabazuara”

  1. Gerti says:

    Normal qe do ndryshoje dhe rregulloren sonte per ju FSHF tani…Partizani B…!

  2. gezimi says:

    Nqse kjo pike e rregullores e sezonit 2013-2014 nuk eshte hedhur poshte me nje pike tjeter te detajuar per sezonin 2015-2016 atehere ajo eshte ne fuqi dhe nuk mund te interpretohet ndryshe meqenese eshte szon tjeter. BENI KUJDES.

  3. Iliri says:

    Ik re trap si u ndryshoka rregullorja brenda nates

  4. MyteMyteSopote says:

    Sipas kendveshtrimit tuaj, ndoshta fitorja e PartizanitB mund te konsiderohet si historike (packa se po perpiqeni te ruani etiken, kjo letra me siper nuk I fsheh dot nuancat histerike)

    Ne do te flasim drejte, superioriteti I ekpiti te dyte ndaj nje ekipi rival tregohet po me lojtaret e ekipit te dyte I dashur perfaqesues ligjor I Partizanit, dhe jo me lojtare te ekipit te pare.(Po ju nuk ju intereson kjo lloj krenarie sportive, pasi interesi juaj I vetem eshte analiza e analeve te kushtetutes se FSHF-se)

    Ne perputhje me artikullin sipas FSHF:
    21. Të gjithë lojarët e ekipeve “A” të cilët nuk aktivizohen në ndeshjet e kategorisë së Parë, kanë të drejtë aktivizimi në ekipet e tyre të dyta “B”.
    (Sipas ketij neni, nese lojtaret e PartizanitB qe kane luajtur kunder Sopotit jane aktivizuar me ekipin A, atehere Klubi I Partizanit ka shkelur rregulloren. Kjo gje gje gjehet fare kollaj. Arkivat e FSHF ose mediat vizive tregojne nese ata lojtare kane qene me perpara aktiv me kategorien A ose jo. (Problemi me pas do te ishte edhe perkufizimi I termit “aktiv”.)

    22. Ekipi “A” i një klubi mund të aktivizojë në ndeshjet e kampionatit ku merr pjesë deri në 2 lojtarë nga lojtarët e federuar në ekipin “B”.
    (Sa lojtare te ekipit A prej klubit te partizanit u futen ne loje? Nese ishin me shumese 2 atehere Partizani ka shkelur rregulloren ; e nese 2 atehere hallall fitorja)

    http://www.fshf.org/images/pdf/rregulloret/rregullore-kat-2-15-16.pdf

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje