Të mbash një kafshë shtëpiake duket se është kthyer në trend prej disa kohësh tashmë, por jo të gjithë do të mendonin të strehonin në shtëpi një ari. Kjo ka ndodhur në qytetin Ukhta, në Republikën Komi në Rusi, ku një ri ka vendosur të adoptojë një këlysh ariu tre muajsh. Ai thotë se vendosi ta merrte ariun në shtëpi, pasi gjuetarët e paligjshëm i kishin vrarë të ëmën.