Mourinho një hap larg United, Ibrahimoviç asistent?

23 Maj 2016, 15:20Sport TEMA

Jose Mourinho është vetëm një hap larg stolit të Man.United. Pas Rooney, Martial dhe Rashford, reparti I avancuar I skuadrës angleze pritet të përforcohet më një tjetër sulmues të jashtëzakonshëm. Edhe pse ende nuk ka firmosur asnjë kontratë, portugezi ka trazuar ujrat e merkatos dhe emri I parë në listën e “Special One” është sulmuesi Zlatan Ibrahimovic.

Prej kohësh e emri I suedezit është I lidhur me Man.United por, duket se ardhmja e Zlatan përvecse si sulmues  do të jetë dhe ajo  e asistentit të Jose Mourinho. Sidoqoftë deri sa ky lajm të konfirmohet duket se bomberi sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e “Djajve të Kuq”. Në të kaluarën Zlatan dhe Mourinho kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin gjatë kohës kur të dy ishin pjesë e Interit. 34-vjecari ka thurur përherë elozhe për kampionatin e Premier League, duke e cilësuar si një nga më të fortët në botë.

Shumë vite më parë kur Zlatan luante tek Malmo në Suedi, trajneri I Arsenalit e kish ftuar atë për një test me topcinjte. Por ftesa u refuzua nga ana e sulmuesit.  Tashmë në fund të karrierës duket se Zlatan do ta mbylle aventurën e tij si futbollist në Angli, e ndoshta më pas së bashku me Mourinho të drejtontë “Djajtë e Kuq”. Ndërkohë në orët e fundit është konfirmuar dhe largimi I Louis Van Gal nga stoli I Man.United.

2 komente në “Mourinho një hap larg United, Ibrahimoviç asistent?”

  1. enter"" says:

    Ore ju. Mourinho eshte zyrtarisht trajner I MU.
    A jeni ndopak ne kontakt me boten apo qellimi juaj I vetem eshte te gjemoni pas kofsheve, prapanicave te vipave????

  2. enter"" says:

    P.S. Ibrahimovic ska ndermend te lere futbollin per tu bere asistent. Ai ka akoma edhe minimum 2 vjet si lojtar.

    O GAZETARE LEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEESHIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje