Në prag të fillimit të Kampionatit Evropian të Futbollit, kur edhe trajneri De Biazi ka publikuar listën e lojtarëve, Presidenti i FSHF, Armando Duka nëpërmjet një komunikate ka falenderuar të gjithë lojtarët që janë aktivizuar me kombëtaren.
Duka shpreh keqardhje që Hamdi Salihi nuk do të jetë pjesë e këtij kompeticioni, por thekson se respekton vendimin e institucionit të trajnerit.
Deklarata e plotë e Armando Dukës
Si çdo tifoz shqiptar dhe në mënyrë të veçantë si President i Federatës Shqiptare të Futbollit, kam ndjekur me vëmendje të gjitha përgatitjet e skuadrës tonë kombëtare dhe programet e stafit teknik për një eventin me te historia sone te futbolli. Kampionati Europian “Francë 2016”.
Dëshira e çdokujt për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë kompeticion ka qenë e madhe. Kjo është e natyrshme, jo vetem pse është një mundësi që të jepet ndofta një herë në jetë, por edhe sepse eshte kenaqesi e krenari te perfaqesosh kombin.
Të gjithë duan të jenë në Francë.
Çdo lojtar që ka kontribuar për skuadrën kombëtaren të Shqipërisë, që ka veshur fanellën e saj, kishte të drejtën që të shpresonte dhe ëndëronte për të patur një vend në Euro. Për fat të keq, vendet janë të limituara. Duke vlerësuar maksimalisht kontributin e gjithkujt, personalisht nuk do të më mjaftonin kurrë as 11 vendet e formacionit dhe as 23 vendet e futbollistëve që do të shkojnë në Europianin “Francë 2016”.
Por unë respektoj vendimin e institucionit të trajnerit. Ato janë zgjedhje eksluzive të tij dhe të stafit teknik.
Mora shkas te flas publikisht për dy arësye:
Së pari, për të falenderuar përpara shqiptarëve, të gjithë ata futbollistë, që kanë kontribuar qoftë edhe vetëm duke u grumbulluar me kombëtaren shqiptare (pa luajtur qoftë edhe një minutë), e deri tek ata lojtarë që kanë gjurmë të forta si Hamdi Salihi, të cilin e vlerësoj si futbollist dhe si njeri dhe ruaj një respekt të veçantë. Emocionet, që ai na ka dhuruar kanë qenë të jashtëzakonshme dhe të paharruara. Personalisht, ndjehem keq, që ai nuk është pjesë e kësaj fushate të rëndësishme.
Si ai, edhe shumë djem të tjerë të shkëlqyer që kanë dhënë maksimumin për ekipin kombëtar dhe meritojnë mirënjohjen tonë. Asnjë nga ne nuk mund të harrojë kontributin e Mehës, Currit, Bulkut, Hykës, Vajushit, Kapllanit, Vilës dhe Ramës gjatë këtij sezoni të paharrueshëm dhe historik të këtyre eliminatoreve.
Së dyti, për të konfirmuar se respektoj zgjedhjet që bën institucioni i trajnerit, të cilin kemi vënë për të na udhëhequr në fushatën më të madhe futbollistike që Shqipëria e futbollit, ka bërë ndonjëherë.
Të dashur miq!
Duke shpresuar që të japim më të mirën tonë për të bërë një paraqitje dinjitoze në “Francë 2016”, unë shpreh besimin se djemtë e përzgjedhur nga trajneri De Biasi, do të japin maksimumin dhe do të na nderojnë në Europian.
Jam i sigurte qe ky është dhe urimi i cdo shqiptari.
Foli edhe kapo Duka.
I vuri kapakun perzgjedhjeve te xha Ganiut.
Mos ndoshta I keni hartuar bashke ato lista ?
Une kam vetem 1 pyetje per Ganiun dhe per ty :
Si ka mundesi qe ne kombetare te thirret nje lojtar si Rashica , I cili ( pa ia hequr aspak vlerat ) nuk eshte provuar fare me kete kombetare ?
Thirrja e tij rrezon argumentat e Ganiut per mos thirrjen e Mehes dhe Salihit.
Keta te dy qe jane thirrur me dhjetera here , kane marre pjese ne stervitje dhe ne ndeshje me gjithe te tjeret , kane marre pjese dhe kane provuar skemat e tua. Dhe nese ti thua se keta nuk ia pershtaten stilit dhe lojes se skuadres , si do te pershtatet Rashica ??? Edhe Messi te Barcelona eshte numer 1 ne bote , por kur vjen puna tek kombetarja ka problem dhe shpesh eshte ne hije. Rashica mund te jete yll te klubi I tij , por ti nuk e ke provuar me kete grup qe ke te kombetarja , si do ta kolaudosh me 2 miqesore ?
Dhe , meqe ti gjithmone ke thene qe do ftoj lojtaret qe jane me ne forme ne kete moment :
– Salihi u shpall kampion me Skenderbeun , u shpall golashenuesi me I mire , eshte ne forme perfekte fizike .
– Meha ishte lojtar deciziv ne skuadren e tij , ne forme perfekte fizike dhe taktike.
– Po shtoj edhe nje emer tjeter : Hyka , I cili ne Zvicer po futet jave pas jave ne formacionin me te mire te kampionatit zvicerian.
Dhe te tre keta kane qene thirrur dhe provuar me kombetaren.
Po Rashicen kur do ta kolaudosh ? Apo me Katarin ????!!!!
Mafjozi Duka duhet te shporret nga federata e futbollit.
Ju lutem tifozave kuq e zi te protestojne gjate europjanin per kancerin e federates se futbollit DUKA