Hillary Clinton: Trump do falimentojë Amerikën, ashtu si kompanitë e tij!

24 Maj 2016, 14:44Bota TEMA

Hillary Clinton ka shënjestruar bizneset e Donald Trump si njërën prej pikave të tij të dobëta.

Kandidatja demokrate tha se “Trump do falimentojë Amerikën, ashtu si ka bërë me shumë biznese të tij”.

Duke folur në një konventë mëngjesin e sotë, Clinton tha se Trump nuk është njeriu i duhur për t’i besuar udhëheqjen e një shteti si Amerika.

“Trump ka një vizion të gabuar të të bërit biznes. Receta e tij është: rroga të ulëta, pak punë dhe shumë borxhe. Ai ka falimentuar shumë kompani dhe të njëjtën gjë mund të bëjë edhe me Amerikën”, tha Clinton.

Ajo ka bërë edhe ironi me Trump duke thënë “Si është e mundur që një njeri të humbasë para nga një kazino”.

Trump publikoi të ardhurat e tij pak ditë më parë, por Clinton tha se nëse zbardhet një bilanc i plotë përfshirë taksat, do të dalë se Trump nuk është aq i suksesshëm sa pretendon.

2 komente në “Hillary Clinton: Trump do falimentojë Amerikën, ashtu si kompanitë e tij!”

  1. Donika Musaraj says:

    Burri jot ishte ai qe filloi te shkateronte Ameriken duke lejuar kompantie te shkonin ne Kine.

  2. enter"" says:

    Lere se cdo beje Trump, ti pergjigju per krimet qe ke bere me pranverat tuaja arabe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje