Edi Rama fton edhe njëherë Lulzim Bashën që të takohen sa më shpejt, për t’i dhënë një zgjidhje bllokimit të reformës në drejtësi nga opozita.
Kryeministri, në një intervistë për Top Channel i lutet Partisë Demokratike të mos tërhiqet nga procesi dhe të rrezikojë ta kthejë vendin në një vrimë të zezë. Por ai thotë se drafti nuk preket pasi prek vetë thelbin e reformës.
Jeni i gatshëm ta takoni Lulzim Bashën?
Ftesa është bërë me shkrim dhe nëse doni ta kompletoni me gojë merreni si konfirmim. Është shumë e rëndësishmë që të bëjmë çdo përpjekje dhe nuk më vjen fare zor të them që i lutem PD që të mos e minojë një proces! Të mos e kyçë Shqipërinë në një zonë gri që mund të bëhet vrimë e zezë në procesin e integrimit.
Përse nuk toleroni dhe të thjeshtoni 4 institucionet, apo edhe votimin me 2/3?
Nuk do të rikonfirmoja ftesën ‘i lutemi PD’ që të shikojë përpara dhe të shikojë interesin kombëtar nëse do të ishte qeveria dhe qeverisja që rrezikohet. Nuk është qeverisja dhe Qeveria që vihet në diskutim nga kjo gjë; është fati i popullit dhe vendit. Nuk është çështje pazari, është thelbi i reformës që nuk duhet të cënohet dhe është mungesë e madhe serioziteti që pasi është punuar 1 vit e gjysmë mbi një draft, pasi është konfirmuar nga Venecia dhe nga vetë PD, të shfaqesh me një draft tjetër. Kjo quhet barrikadë për të bllokuar reformën në drejtësi.
Lutu o Edi lutu. Ne te japim nje milion vota e ti nuk di cte besh me to por u lutesh krimineleve per mbeshtetje.
O zoti kryeminister! Delja e zeze nuk behet kurre e bardhe! Ja kini krehur shume bishtin sa u ka ven nderkembe,edhe pse i ke numrat, Pd po te heq zvarre per inat te atyre tri ligjeve qe dilnin e numuronin tik -tak, tik- tak. Mos mbaj shprese nga Saliu i UDB.pasi doli dhe nje tjeter i udb. Edhe Basha i tille do te jete. Hidhe ne popull .mblidh ato firmat qe duhen nga populli per referendum e mbylleni kete kapitull. Saliu shkaterroi per 25 vjet shqiperine, Saliu e Flamuri nuk duane EUROPEN ,por duane SERBINE ,o i nderuari kryeminister. NUk e di pse u tulaten dy ambasadoret e rendesishem….. Hrbuti e do me hut,o Edvin Rama nuk e do me te mire…..
Nqs eshte fati i popullit dhe vendit ne diskutim, sic thua, atehere mos e zgjat : REFERENDUM !
O Ram, po ja fut kot, te tjeret thone qe eshte agjent nga djepi i UDB ti akoma me lutje!!!! Mos nuk do vete dhe perdor ate halene si alibi!
C,a u lutesh deri kur keshtu kaloje reformen ne drejtesi me referendum se ligji nuk kalon c,oje vendin ne zgjedhje te reja karrigja nuk eshte e perhershme.
Referendum dhe pikë. Duhet ta kishe bërë qysh në krye të herës, atëhere kur Saliu dhe të tijtë ishin në gjendje knockdown-i prej një milion shuplakave. Tani Saliu e hedh shurrën përpjetë dhe ju bën lolo para publikut. Ti i lutesh një plehre si Saliu. Saqesharak bëhesh. Ik ore frikacak liroja vendin ndonjë trimi që t’ia tregojë vendin Salit me 40 hajdutë.
kete lutjen e ke personale besoj. jo se ne e dime qe pd eshte organizate anti shtet, e antishqiptare. te na falesh o z. kryeminister, po ketu duket se po luani me intelektin e nje populli. po qe shqiperia u cfilit, u dogj, e u pre mbare e prapa, kjo fale aftesise shkaterruese te partise kush ka dru me pre. ti lutu, dhe mire e ben. por te pakten mos i publikoni ne media sepse ne e kemi te sigurt qe reforme me konsensus nuk ka gjasa te kaloje. po qe se ke ndonje opsion tjeter, beje sa je ne kohe. perndryshe do kemi fatin e zi te ngelemi bote e trete qe ngel gjithnje e trete, po e vertete.
REFERENDUM<Igjithe populli Para parlamentit e ta shikojne keta KUSARE.