Bamir Topi kërkon sqarimin e lidhjeve të Flamur Nokës me UDB-në (dhe dyshimet përse Berisha hoqi nga ligji i dosjeve “agjentët e huaj”)

26 Maj 2016, 18:49Politika TEMA

Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të FRD, ish kreu i shtetit, Bamir Topi, theksoi se Sali Berisha ndryshoi në 2006-ën draftin për ligjin e hapjes së dosjeve, për të mbrojtur, sipas tij, personat që i përkisnin shërbimeve të huaja agjenturore.

Ai kërkoi që të sqarohen ligjërisht dhe publikisht lidhjet e Flamur Nokës me UDB dhe të shikohet se çfarë ndikim ka patur heqja e agjentëve të huaj nga projektligji për dosjet që Berisha coi në Kuvend më 2008-

Mbi bazën e disa të dhënave që s’janë të miat por janë të ekspozuara, ish Ministri i Brendshëm ka një suspekt të fortë që duhet t’i sqarojë, për lidhjet me Shërbimin Sekret Jugosllav. Me shërbimin informativ serb.

I takon atij t’i sqarojë. Dhe po i kthehem një pyetje që e kam bërë në momentin kur isha president.

Ka qenë një qëndrim konstant nga ana ime për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit.

Pse ndryshoi drafti i vitit 2006-ë? Ai draft kishte dy autorë, personin tim dhe zotin Majko. Dhe në vitin 2008-ë, erdhi në një formë tjetër.

Dhe pyetja ka qenë e drejtpërdrejtë për ish-kryeministrin, pse brenda draftit ligjor, zotëri, nuk e fut kategorinë e bashkëpunëtorëve të agjenturave të huaja?

Përgjigjen s’e mora asnjëherë. E di ai...”, u shpreh Topi, duke theksuar se historia e bashkëpunëtorëve të agjenturave të huaja është një fenomen i cili e ka shoqëruar këtë vend gjithmonë me shumë dyshime.

Bamir Topi theksoi se kryeministri Rama duhet të dërgojë draftin në Kuvend për miratim reformen ne drejtesi dhe jo t’i lutet PD-së. Nëse Kuvendi dështon, tha ai, atëherë reforma në drejtësi të shkojë në referendum.

“Unë i bëj një thirrje me atë cilësi që thash në fillim, që zoti Rama që është kryetar i mazhorancës, duhet t’i lejë lutjet dhe duhet që drafti i supervizuar nga Venecia të hyjë në parlament.

Ky është propozimi ynë. Njerëzit nuk kanë nevojë të dëgjojnë nga selitë e partive politike, por të dëgjojnë nga tempulli të cilin ata e kanë ndërtuar nëpërmjet votës së tyre, ndonëse vota e elektoratit mund të ketë qenë e deformuar, se ndryshe nuk do të kishim një parlament të tillë”, tha Topi.

11 komente në “Bamir Topi kërkon sqarimin e lidhjeve të Flamur Nokës me UDB-në (dhe dyshimet përse Berisha hoqi nga ligji i dosjeve “agjentët e huaj”)”

  1. Bledi Hoxha says:

    Ky eshte nje nga aktoret kryesore te perzgjedhur per te zabotuar hapjen e dosjeve. Ky zoteria vete mos ka patur ndonje kontakt me perfaqesuesit e UDB-se gjate studimeve ne itali para 1990?! Pastaj per sa i perket sigurimit kush te lejonte ate kohe te vazhdoje studimet pa firmosur gjekundi?!

    1. D says:

      Bledi duket nuk ke pasur burse para 90. Une kAm pasur por nuk kam firmosur gjekundi. Mos shpif ose mos beso te gjitha cfare thuhet pa I verifikuar.

  2. Vizioner says:

    Po Ju,zoti Topf,nuk mbani pergjegjesi?! I Ishit President dhe nuk aaritet te dini gje mbi kete Person???!!!
    Apo tani kerkoni te shmangen shmangeni nga pergjegjesia?! Ngjarja-faktet nuk jane te reja,prandaj,dhe Ju si ish/President duhet te mbani pergjegjesi edhe penale.

    Zoti Baze duhet te trajtoje edhe kete Aspekt. Si ish/Presidentat dhe aktualet duhet te mbajme pergjegjesi. Po ashtu dhe kryetar kryetaret e Parlamentit. Te gjithe ato qe shqyrtojne mandatit e Deputeteve.
    Ketu qendron thmbra e Akilit

  3. Dalipi Bleones says:

    Une vetem i pytje kom per shokun Bamke!!
    Amon na thuj, sa leke ka qene pazari i emerimeve ne Prokurori e Gjykata sa ishe te KLD!
    Se atehere u bot rob si ti si ai Patrioti i Aleances Kuqezi!!

    Sa per UDB, PPSH dhe agjenturat greke ………. sic ka thon dhe ish-sekretari pare: “Poliagjenteve te tille, partia jone e ndritur …… gjithmon u ka treguar vendin”

    1. Alban says:

      Ere Lipe! Po te gjithe derat nje surrat kane o tu befte vellai. Po ça ere ça kerkon ti a ditëzi. Po keta të tërë e kanë ngrënë turpin me bukë ere. Qysh kujton ti ere se i çahet apo çohet këtyre per ty? Hiç fare! As e rruajnë as e qethin. As majtas e as djathtas, as në veri e as në jug.

  4. Arber Duraku says:

    Po edhe ky ne ate linje eshte se pikeresht pas zgjedhjeve te 2005 jo rastesisht i la stafeten Flamurit si kryetar i grupit qe bente te gjithe emerimet e rendesishme te cilen deri ne ate periudhe e mbante Topthja. Nese verifikohen te gjithe emerimet apo rekomandimet qe ka bere ky dalin ose spiune te UDB apo asfalise ose tereisht te korruptuar. Po me vjen ne mendje nje rast sponsorizimi i ketij te karreres se nje personi qe sot eshet permbarues privat dhe ky e ka dekoruar si student i dhjetorit por me lidhje te dyshuara me sherbimin serb,Ardian Elezi quhet e me pare ka qene prej shume vitesh (ndoshta edhe vazhdon akoma) si llogaritar apo mbajtes financash i biznesmenit qe eshte vrare ne deren e shtepise Florin Vila.

  5. ALBAN DEGA says:

    MARESHALLI I BEOGRADIT
    NE TIRANE NE PANIK

    – Sali Berisha mbron Mulin e UDB-es
    – Kryeboksieri Adriatik Palla ne letargjine
    e krimit

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    E kam thene, e kam shkruar me dhjetra here, me emer e mbiemer jo vetem une, por edhe Spartak Braho…. tash e plot 20 vjet…qe Sali Berisha nje sherbetor i Beogradit!
    Jo vetem i UDB-es por edhe i KGB-se dhe sherbimeve sekrete franceze…
    Kush shitet nje here shitet gjithehere, thone autoret e Kalit te Trojes, greket.
    Kush i shitet dikujt i shitet gjthkujt, ka thene themeluesja dhe nena e Izraelit Golda Mejer.
    Zbulimi i dokumenteve vetdenoncuese te bythelepiresit te neveritshem dhe zags rut TE tij dhe UDB-es Serbe Flamu Noka ra si nje bombe mbi koken e bosit te tij politik e ndoshta edhe agjenturor, Sali Berisha.
    Prandaj eshte terbuar edhe me keq , eshte cakardisur deri ne cmenduri … Po i zbulohen petet e lakrorit te Rankovicit e Milloshevicit ne Tirane!
    A ka prove e deshmi me te qarte se kristali se rrenimi, shtetzhberja e kalbezimi i pesefishte i shtetit shqiptar ne 25 vjetet e tij ne politiken shqiptare!?
    As Sllobodan Miloshevici nuk do tua kishte bere shqiptareve e Shqiperise cka ua beri banda e Bujar Hoxhes, Bashkim Gazidedes, Agim Shehut, Ali Spahise, Flamur Nokes, Azem Hajdarit.. me ne krye Mareshallin Sali Berisha!?
    Nuk eshte ky as pseudonimi as epiteti im per Sali Berishen… Jo eshte nick name qe ia vuri Azem Hajdari!
    A nuk ishte kryekasapi i Ballkanit Milloshevic qe deklaroi ne vitin 1991 ne Kuvendin e Serbise se ” Une futem ne Tirane per dy ore vetem me Shoqaten e gjuetareve te Beogradit…”
    Nuk pati nevoje!
    E mori Tiranen e mbare Shqiperine pa asnje bam me Sali Serbin e ceten UDB-es!
    Jo Milloshevici e UDB-Ja gjakatare serbe, por as hordhite e Chin Chiz Khanit nuk do ia kishin bere Shqiperise e shqiptareve kete qe ua beri kjo bande cetnikesh shqipfoles!
    Nderkohe, Kryeavokati i shtetit shqiptar , kryeboksieri Adriatik Llalla gerhin ne letargjine e tij ndaj krimit!

    Sent from my iPhone

    1. Qeni says:

      O njerez pse kaq pasion per kto budallalliqe qe dalin ne shtyp. Kujt i plasi se cfare eshte udb. Eshte aq e forte sa serbet ngelen vetem si muti ne shi. Nuk jane keto problemet e shqiperise. Problemi yne eshte se klasa politike ne shqiperi e votuar si delet nga ne qe shqyhemi duke komentuar keto genjeshtra qe na tregojne keta bythelepiresit e shtypit partiak shqipetar dx dhe sx jane te gjithe njelloje =te korruptuar mafjoz.

  6. Bardhi Tolabi says:

    Qenka me i rezikshem nje bashkepuntor i sigurimit Shqiptar se nje bashkepuntor i agjentures te huaj,sipas ketyre ligjevenesve tane.Kjo eshte per t’u habitur.Bashkepuntori i sigurimit te Enver Hoxhes eshte i denueshem,por nuk mund te amnistohet ai qe eshte vene ne sherbim te agjentures te huaj.Nje person i tille eshte armik i Atdheut,eshte mohues i Atdheut,eshte mbrojtes i interesave te te huajve ne dem te Shtetit dhe popullit Shqiptar dhe si i tille ai nuk duhet kurrsesi te amnistohet.Dihet se agjenturat e huaja me aktive ne Shqiperi ishin ato Jugosllave,(Serbesot) dhe ato Greke.Enver Hoxha me politiken e tij ju vishte si bashklepuntore te ketyre agjentuarve edhe ate Amerikane e Sovjetike,(Ruse sot).
    Kjo eshteqe Berisha e hoqi kete ligj se do delte vete zbuluar dhe ata te cilet ai i kishte vegla ne duart e tij,per shkak te dosjeve te tyre ne dore te tij…

  7. DRENICA E KUQE says:

    Nje pyetje duhet te behet ne krejt kete mes: Kush e “instaloi” UDB ne Tirane dhe gjithandej Shqiperise londineze? Sipas sjelljeve e vetesjelljeve te derisotshme, udheheqesit “shqiptare” na dolen zagare te UDbashave te Prishtines, qe shkonin e vinin ne e nga Tirana pa therre ne kembe, ku e “shisnin” patriotizmin e tyre te UDB me çanta parash te regjimit te Millosheviqit e te Sheshelit… Pse eshte Tirana “shqiptare” kaq UDBASHE po e shohim zot grure te kuq!…
    Turp r marre, moj faqet e zeza “shqiptare”!
    Hapini dosjet, me mire vone se kurre! Te dihen e te njihen nje per nje UDBASHAT e Tiranes e te Prishtines qe moren pjese edhe ne rreximin e Shtatores se Kryetarit te Presidiumit Popullor te Shqiperise, shokut Enver Hoxha… Mos po don PD me kete fare Noken me i “mbulu” krejt UDBASHAT ne pushtetin anti shqiptar te Tiranes? Ne Prishtine, Podgorice, Shkup e Presheve, i njohim te gjithe!…

    DRENICA E KUQE

  8. gk says:

    Aman re Bamir,………….. e paske marre me te forte tani…………. edhe ne foto dukesh paaaaksa i ngrysur……… po na e ledhaton te madhin EDI RAMA,edhe Ai me vone do jua shperbleje me ndonje dicka……………….. ik o re pash ZOTIN me ato floke te mbushur plot e perplot ne balle si Sali Berishja dhe Donald Trapi me fal Tramp. Aty ne tave je………… si gjithe shushunjat e tjere te partive fantastike qe cdo dite i degjojme per miresite dhe progresin qe i dhurojne kombit SHQIPTAR. Nuk e di SA PARTI POLITIKE KA NE SHQIPERI ???????????????????? Duhet te kete edhe me shume……….. O HIENA ……………….. te politikes SHQIPTARE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje