Gjakmarrje në xhami: Shqiptari para gjyqit për vrasje në Zvicër

26 Maj 2016, 11:57Rajoni TEMA

Në St. Gallen, një qytet zviceran afër kufirit me Austrinë, të enjten ka filluar një proces gjyqësor që ka tërhequr vëmendjen e shumë mediumeve të Zvicrës. Bëhet fjalë për një ekzekutim gjakftohtë në një vend ku do të duhej të mbretëronte paqja dhe toleranca. Pasditen e 24 gushtit 2014 Nehat I. (tani 52-vjeçar) hyri në xhaminë El-Hidaje në St. Gallen dhe pak para përfundimit të pjesës së dytë të lutjes së xhumasë ai iu afrua nga pas Mehmet B., nxori revolen Heckler & Koch dhe nga largësia prej dy metrash hapi zjarr shtatë herë kundër viktimës, shkruan në aktakuzë, detaje të së cilës citon gazeta «Blick».

Mehmet B. nuk kishte shans të mbijetojë. Ai vdiq në xhami, pasi plumbat kishin dëmtuar rëndë zemrën e tij. Nehat I. u arrestua nga policia.

Tani ai gjendet para gjyqit në St. Gallen. Prokuroria ka kërkuar njëzet vjet burg për shkak të vrasjes, rrezikimit të shumëfishtë të jetës dhe shkeljes së ligjit për armëmbajtje.

Prokuroria zvicerane e kualifikon rastin si gjakmarrje, e cila e ka zanafillën në vitin e largët 1997. Më 23 maj të atij viti Nehat I., vëllai i tij dhe viktima e mëvonshme Mehmet B. – të gjithë shqiptarë nga Lugina e Preshevës – ishin kacafytur në qytetin Walenstadt. Me atë rast Mehmet B. i shkaktoi lëndime aq të rënda me thikë vëllait të Nehat I., saqë ky vdiq. Mehmet B. më vonë u shpall i pafajshëm nga akuza e vrasjes me paramendim, sepse gjykata ishte e bindur se ai kishte vepruar në vetëmbrojtje. Në aktakuzë thuhet se Nehat I. ishte ndier i provokuar që Mehmet B. pas ngjarjes së përgjakshme të vitit 1997 kurrë nuk kishte kërkuar «besë», por kishte lëvizur i lirë thua se nuk kishte ndodhur asgjë. I akuzuari ka deklaruar se për këtë arsye kishte ushtruar vetëgjyqësi. Sipas dëshmitarëve dorasi pas vrasjes kishte thënë: «Tani ndihem i lehtësuar. Kreva obligimin tim».

Gazeta «20 minuten», e cila po e përcjell drejtpërdrejtë procesin, shkruan se salla e gjykatës është e mbushur plot me njerëz, mes tyre edhe anëtarë të të dyja familjeve, shumë prej tyre me lot në sy. I akuzuari flet me ndihmën e përkthyesit, ndonëse, siç tregon, ka ardhur në Zvicër në vitin 1986. Ai thotë se e njeh viktimën nga fëmijëria dhe tregon se kanë punuar bashkë. Vrasjen makabre i akuzuari e shpjegon kështu: natën e fundit para vrasjes ai paskësh parë një ëndërr, ku Mehmet B. paskësh qëndruar para shtëpisë së tij, me gjysmë trupi. Kishte dështuar t’i shmanget dhe ishte kthyer në shtëpi. Në këtë çast i kishte dalë gjumi. Të nesërmen kishte vendosur të shkojë në xhami, gjoja vetëm për të biseduar me viktimën e ardhshme. I akuzuari u arsyetua se është labil në aspektin psikik. (-lli)

8 komente në “Gjakmarrje në xhami: Shqiptari para gjyqit për vrasje në Zvicër”

  1. xxx says:

    islami eshte semunje per kombin shqiptar shqiptaret per sa kohe te qendrojne ne kete fe do jene llumi i europes dhe nuk do bashkohen kurre

    1. Patrioti6 says:

      Ata jane Shqip foles dhe jo Shqipetar…emrin Shqipetar duhet ta mbaj vetem i Krishteri , n.q.s. duam te mbijetojme si Komb, ndryshe Islami eshte “krimbi” qe na Gryen dhe na Rrenon.

      1. Jezusi Hebre jo Kaurr says:

        Emri Shqiptar duhet ta mbaj Kaurri Derrit thua ti? JU NeoJezuitet jeni me,keq se komunistet Ateist Vdis ne mllefin Tend

    2. Jezusi ishe Hebre says:

      Ha mut ha se te ben mire neser,Xhamite i ke Plot plas nga urrejtja.

    3. Shpellari says:

      Ne te gjitha lexikat dhe encyklopedite e Europes dhe Amerikes shkrune qe popullsia e Kosoves perbehet: 90% shqiptar, 5% mysliman, dhe 5% minori*ar tjere, ahere mos u merzit fort!

  2. labi says:

    me emra mehmet e nehat te vjen per te vjelle , sa poshte ka rene njeriu. islamizmi eshte prapambetja mendore. ptuuuuu

    1. Jezusi Hebre jo,Europian says:

      Pse si i do ti prec frrok ndok ndrek jani janullo.

  3. pro.... says:

    ..ai nuk eshte musliman,…sepse ne te kundert krimin nuk do ta kishte kryer ne xhami…ai eshte nje frikacak ,i pabese ,i cili e ka gotitur ,pas shpine dhe gjate nje riti..ai eshte nje kriminel i shumefishte ne kete rast..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje