PD bëhet gati për zgjedhje/ Nga Grida, tek Salianji: Ja kush do drejtojë fushatën për Tiranën

26 Maj 2016, 09:37Politika TEMA

Ashtu siç e ka deklaruar këto ditët e fundit Lulzim Basha, më shumë se sa për reformën zgjedhore, Partia Demokratike është duke menduar për zgjedhjet e 2017-s.

Ajo ka nisur përgatitjet dhe tashmë ka caktuar edhe drejtuesit e fushatës në Tiranë.

Ndryshe nga përzgjedhja e drejtuesve të grupeve të punës për 11 qarqet e tjera, ku në maxhorancë ishin ish-ministrat e qeverisë Berisha, për Tiranën Basha ka përzgjedhur edhe disa nga prurjet e tij.

Panorama raporton se sekretarja për Marrëdhënien me Publikun në PD, Grida Duma, do të drejtojë grupin e punës për organizimin e Njësisë 9 në Tiranë, edhe pse humbi thellë në garën për Bashkinë e Tiranës.

Ndërkohë, një tjetër njeri i Bashës, sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, do të drejtojë njësinë 11.

Kreu i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi, ka marrë besimin e Lulzim Bashës për të drejtuar grupin e punës në Njësinë 6 në kryeqytet.

Nevila Xhindi do të drejtojë Njësinë 8.

Eduard Selami, do të drejtojë grupin e punës në Njësinë 2 në Tiranë, ndërkohë që ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, Njësinë 12.

Njësoj si në zgjedhjet vendore, Astrit Patozi do të drejtojë grupin e punës në Vorë, teksa ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka marrë besimin për drejtimin e grupit te Njësia 5.

Aldo Bumçi, do të drejtojë punën në njësitë 1 dhe 3, ndërkohë që kreu i Grupit, Edi Paloka, krahas detyrës si drejtues kryesor i qarkut të Tiranës, do të merret edhe me riorganizimin e Njësisë 13.

Albana Vokshi, do të drejtojë punën për riorganizimin e Njësisë 7 në kryeqytet, Gert Bogdani Njësinë 10, ndërsa Jorida Tabaku Njësinë 4.

Keltis Krujës i është besuar riorganizimi i strukturave të PD-së në Kamzë dhe Paskuqan, ndërkohë që Florjon Mima do drejtojë grupin e punës për Kavajën e Rrogozhinën.

1 komente në “PD bëhet gati për zgjedhje/ Nga Grida, tek Salianji: Ja kush do drejtojë fushatën për Tiranën”

  1. Fatosi-kosove says:

    A ka turp me te madhe se shqiptaret ta kene nje kriminel vrases kryetar partie dhe me keq akoma e kishim president e kryeminister,a ka ma keq se kaq!!!
    Une them se jo dhe quditerisht edhe sot pas 100 vjetesh kemi nejrez qe i shkojne pas si dikur ahmet zogut apo edhe para pak vitesh pas millosheviqit,edhe ateher me kujtohet kur disa si pjella sali berisha na thonin se nje serb vlen sa 1000 shqiptar dhe me krenar jemi qe jetojme ne serbi sesa te jetojme ne shqiperi,pjelle e njejte eshte dhe i njejte mbeti edhe sot qe sa ishte ne pushtet vriste dhe as qe pendohej kurse tash qe ka mbete pa pushtet por qe udheheq kopene ku jane grumbulluar disa kriminel pa fije turpi dhe frike luan lojen perqaj e sundo,e filloj me doshin por sia arriti,pastaj perdori meten dhe LSI- duke pjellur kurthe se si Rama po ia pregadit burgun,sot na zbuloj se Rama i paska regrutuar kriminelet e veriut!!!! A ka poshtersi me te madhe se kjo,njejte bente dikur vllau i tij millosheviqi ne kosove kur thoshte se shiftari jane njerez shume te mire kurse alabnci jane irredentist dhe seperatist prandaj duhet vrare te gjithe,ky eshte sali berish fazlliqi dhe lul bukuroshi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje