Vazhdojnë të shtohen viktimat e skemës së “marketingut” të kompanisë turke që shet website. Personat e zhgënjyer e akuzojnë kompaninë për mashtrim piramidal. Bledar Uzo, 28-vjeçari nga Elbasani denoncon pranë gazetës “Shekulli” kompaninë ku ai më parë ka qenë i përfshirë. Uzo ka blerë produktin (website), që kjo kompani shet dhe më pas ka filluar punën tek kompania. Më pas deklaron që është braktisur nga kompania dhe nuk është ndihmuar në vazhdimin e punës. Duke qenë se nuk mund ta menaxhonte faqen pa marrë ndihmë nga kompania, Uzo thotë që e ka lënë punën dhe ka kërkuar që paratë t’i kthehen.
Ai deklaron se nuk ka pasur përfitime. Kompania nuk ia ka kthyer paratë e shpenzuara. Drejtues të kompanisë turke, e cila e ushtron aktivitetin e saj në Shqipëri, e kanë mohuar një fakt të tillë në një intervistë për gazetën “Shekulli”. Ata deklaruan se kanë ardhur në Shqipëri për të ofruar një profesion të ri, për të punësuar njerëz dhe për të ndihmuar ekonominë shqiptare. Gjithashtu pohuan se janë të gatshëm për çdo lloj hetimi nga shteti dhe për çdo lloj përballje ligjore me personat që i akuzojnë si kompani piramidale dhe mashtruese.
Kur ka qenë kontakti juaj i parë me kompaninë turke, kur jeni anëtarësuar pranë saj?
Me kompaninë jam njohur para një viti, në datë 5 maj. Ajo ka qenë dhe koha kur jam bërë pjesë e saj.
Jeni aktualisht pjesëtar i kompanisë?
Jo, nuk jam më pjesë e kompanisë, sepse jam larguar.
Sa kohë keni qëndruar?
Kam qëndruar rreth 4 muaj dhe lekët i kam paguar për një vit, sepse na thanë që është ofertë vetëm për ju.
Kush ju prezantoi me kompaninë dhe aktivitetin e saj?
Me kompaninë më prezantoi një i kushëri i një shoku, që i besonte këtij aktiviteti.
Sa para ju kërkuan për tu anëtarësuar?
Anëtarësimi im pranë kompanisë u bë para një viti. Nëse anëtarësoheshe për një vit duhet të paguaje shumën 330 dollarë. Nëse dëshiroje të anëtarësoheshe për 2 vite duhet të paguajë 750 dollarë, ndërsa nëse doje të hyje për 3 vite duhet të paguaje 960 dollarë. Unë u anëtarësova për një vit, pra pagova 330 dollarë.
Kishit përfitime nga kjo punë?
Unë dhe ky shoku im që u regjistruam nuk kishim asnjë përfitim, vetëm kemi humbur. Ata na ofronin që të shpenzonim akoma para me pretendimin se do të fitonim më tepër.
Çfarë produkti keni blerë tek kjo kompani?
Tek kompania më dhanë një website, të cilin nuk e kam, sepse ka mbaruar afati. Ata shesin një faqe web-i 1 milion lek, ndërkohë që bën 15 dollarë.
Punuat me këtë website, bashkëpunuat me kompaninë?
Ata nuk marrin vesh fare nga faqja dhe ata të shpjegojnë për faqen deri në momentin që ti bën pagesën. Më pas të thonë që nuk ka bërë njeri lek me faqen, lëre faqen puno me ftesa duke i ftuar të tjerët të futen në kompani.
Keni ftuar të tjerë ju, që të futen tek kompania?
Jo, unë nuk kam ftuar njeri të futet në kompani.
Cila ishte arsyeja që u shkëputet nga kompania?
U shkëputa nga kompania sepse e kuptova qëllimin, kuptova që nuk kishte fund të bukur, prandaj u tërhoqa.
Kur u larguat nga kompania, a kontaktuat më me drejtuesit?
Po, jam takuar dhe iu kam thënë nëse ka ndonjë mundësi për të marrë paratë pas. Ata më thanë që nuk ka një mundësi të tillë dhe nuk u interesova më.
Jeni pajisur me faturë nga kompania?
Vetëm faturën që kam bërë depozitimin në bankë.
Keni provuar të kërkoni përgjigje nga ana ligjore lidhur me këtë që ju ka ndodhur?
E kam menduar ti ndjek penalisht, por nuk e kam vazhduar më, sepse duhen shumë para për të hapur gjyqe. Dhe mjaft kemi shpenzuar. Kjo është arsyeja që nuk i kam ndjekur dhe pastaj u ngushëllova më faktin që nuk kam mashtruar njeri të futet tek kompania.
Një opinion të fundit lidhur me kompaninë…?
Është kompani mashtrimi, firmë piramidale përfituese. Shumë veta anëtarësohen tek kompania nga dëshpërimi për punë, sepse nuk kanë një aktivitet dhe thonë të merremi me diçka, por pësojnë disfatë në momentin që nga kjo nuk del asgjë.
larg na turqit se vijne vetem per te shfytezuar shqiptaret jane ata qe ishin per 500 vjet akoma se kuptoni qe kjo rrace kur iku e la shqiperine mesjete dhe jane pergjesgjist kryesor per coptimin e shqiperise qe nga traktakti i shen stefanit qe per humbjen e tyre dhane takoa shqiptare ne kembim e der i ne 1912 qe refuzonin edhe autonomine e shqiperise edhe kur iken na lane si provicne osmane qe u coptua si placke lufte nga europa
Po ju cdoni me turqit akoma shpresoni se do ju ndihmojne “vellezerit “turq mire tua bejne tju zhdukin fare.