PD bojkot parlamentit deri sa të kthehet Berisha: S’na e mbyllin dot gojën!

28 Maj 2016, 12:25Politika TEMA

Ashtu siç pritej Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë parlamentin për sa kohë Sali Berisha do të jetë i përjashtuar.

Siç vepruan edhe pak javë më parë me përjashtimin e parë të Berishës, PD vendos të mos hyjë në parlament pa të.

Byroja e Kuvendit vendosi dje që të përjashtojë Berishën 10 ditë për shkak se quajti kriminel kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Deputetët e PD-së kanë deklaruar sot pas mbledhjes së drejtuar nga Edi Paloka se nuk do të marrin pjesë as edhe në mbledhjen e komisioneve parlamentare.

“Kjo mazhorancë ka vendosur t’i mbyllë gojën opozitës, e ka gabim. Ne gojën s’do na e mbyllë kurrë. Edhe sikur të dalim fare nga ai Parlament, e kemi filluar Parlamentin me qytetarët e vërtetë”, tha Paloka.

I pyetur nga gazetarët nëse ky bojkot nënkupton edhe një anulim të takimit Rama-Basha për reformën në drejtësi, Paloka tha se vendimi për këtë çështje i takon kreut të PD-së.

6 komente në “PD bojkot parlamentit deri sa të kthehet Berisha: S’na e mbyllin dot gojën!”

  1. Zhozituta says:

    Jo gojen po halene duhet te thoni

  2. Taras Bulba says:

    O Paloqe zbatoni rregulloren e parlamentit ,smund te fyesh nje person kur nuk eshte ne salle,ju jo ne parlament qe nuk ju takon por edhe ne kete bote jo e jo ,ju duheni te kalbeni ne burg,se shpejti do i beni shoqeri Zanit

  3. zoo says:

    kesaj i thon:
    Me nje Gur te vrasesh nje grup parlamentare.
    Ky eshte dill!

  4. faro says:

    Deklatate krejtesisht pa llogjike. Kush mund te pranoj se nje grup qe largohet vete nga parlamenti ka guximin t’u mbush mendjen te tjereve se kundershtari nuk mund t’ia mbylle gojen.
    Keta po ja mbyllin gojen vetes me largimin.
    Kaq budall e quajn votuesin keta?!

  5. MeteH says:

    Kjo dihej.SB e dinte qe do perjashtohej nga kuvendi,ndaj shpifi qe te perjashtohej AI dhe pas tij grupi,me qellim qe te vonohet e mos miratohet reforma ne drejtesi,te anullohet takimi hajdutit te rruges kombit etj,me Ramen,qe te shtyhet reforma zgjedhore deri ne 2017-ten.Dhe kur zgjedhjet ti humbasi perseri 100%,athere do shpifin se zgjedhjet u vodhen e nuk i njohim ato.Luli gjoja do takonte Ramen,kjo ishte nje hipokrizi mediatike.Edhe nese Luli-do,nuk e le Saliu.Edhe po u takuan,PD nuk terhiqet nga drafti saj.Pra do jet nje “0”e madhe.Sidoqofte Rama e beri te veten,keshtu i takonte.PD po diskreditohet tashme boterisht,ku LU-ja ngeli me gisht ne goi qekurse SB nuk i shkoi ne takim me grupin e PD.

  6. Shqiptar says:

    Mos o zot te vrase veten Berisha se do marre ne qafe gjithe SHQUP-in.Do e ndjekin edhe ne boten e pertej varrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje