Ndalohet anija e nisur nga Shqipëria, dyshime për trafik armësh

29 Maj 2016, 14:02Kronika TEMA
Ndalohet anija e nisur nga Shqipëria, dyshime për trafik armësh

Një anije e dyshimtë mallrash që mban flamurin e Sierra Leones ka ngjallur panik tek autoritetet greke. Anija e mallrave që transportonte çimento nga Shqipëria për në Libi, u ankorua në portin e Katakolo në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se autoritetet e vendit të tyre kishin marrë informacione nga shërbimet sekrete se anija me çimento shqiptare transportonte armë apo edhe drogë. Pas një ndjekje nga rojet bregdetare të Greqisë, anija u ankorua në portin e Katakolo, ku iu nënshtrua kontrolleve.

Anija ishte nisur para disa ditësh nga porti i Durrësit me 2700 ton çimento për ta transportuar në Tobruk të Libisë. Kështu raporton, e përditshmja greke antena…(http://www.antenna.gr/news/Society/article/444844/thriler-me-ypopto-fortio-ploioy-sto-katakolo)

Sipas tyre, sinjalizimi është dhënë nga shërbimi sekret francez, se në anije dyshohet se kishte armë të fshehura. Burime të tjera për Inteligjencën greke thanë se kishte dyshime se mund të trafikohej edhe drogë. Forcat Speciale të Greqisë dhe qentë gjurmues rrethuan anijen dhe kontrolluan të gjithë mjetin për të vërtetuar ekzistencën apo jo të armëve apo drogës.

Autoritetet greke kanë qenë shumë hermetike dhe nuk kanë dhënë informacion se çfarë kanë gjetur në anijen që transportonte çimento nga Shqipëria, apo nëse pretendimet e ngritura nga Inteligjenca e huaj kanë qenë të gabuara. Të paktën deri tani nuk është raportuar të jetë gjetur ndonjë ngarkesë e dyshimtë, ndërsa pritet që informacione të tjera të bëhen publike në vijim.

8 komente në “Ndalohet anija e nisur nga Shqipëria, dyshime për trafik armësh”

  1. Tema says:

    S’ju a kemi bler armët grekërve që të veprojn në këtë mënyrë stupid.

  2. luani says:

    Me siguri ata qe kujtojne se gjerat ne shqiperi jane te fshehta .ju them qe jeni nai kush ka lexuar lajmin qe u pastruan disa tunele qe ne 97 ishin bllokuar dhe qe gjasme do ja kthejne komunitetit eshte thelbi i ketij pazari te piste se nuk u pa asnje arme ne gjendje pune por vetem disa ndryshkesira qe ishin a sishin 200 kile gje .pyetja eshte pse tunele me kaq pak gjera ishin bllokuar ne 97 . Ku jane armet e tjera apo me mire predhat dhe armet e renda qe perbejne rrezik shperthimi . Ca fshatare pa shkolle po na bejne per idjote bashke me ministren ne detyre.

  3. Ledio says:

    Sherbimi secret Francez..? Atyre po ju vendosin bomba nen hunde edhe ata sylesh vetem flene gjume. Tani paskan kohe edhe leke te merren me anijet qe nisen nga Shqiperia. Tamam sic ben FBI, gjoja ne emer te luftes kunder droges merren me lloj -lloj pislleqesh te tjera. Nderkaq droga mbillet edhe shperndahesh sheshit ne cdo cep te Amerikes

  4. askushi says:

    thjesht pine konkurence midis ttegetareve Te cimentos dhe nje shtet pa by the we di Te luftoje vetem me vehten e tij.

  5. O njerez, prisni njehere se cfare do japin rezultatet e hetimit dhe kontrollit te grekeve per kete anijen dhe mos ia fusni kot. Mos hamendesoni. Sa per predhat e Luanit, qe pyet se ku jane, te pyese Saliun, i cili pasi i hapi depot, disa i hodhi ne ere, te tjerat qe shpetuan i coi per skrap djali i tij deri sa shpertheu Gerdeci e vdiqen 26 vete dhe u plagosen 300 te tjere. Prisni luane interneti prisni njehere, luane qe su bere kurre te tille, megjithese vijoni te jeni ne borderone e ushtrise dhe te FA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje