Bardhe Djaloshi do të vijojë të qendrojë në burg pa afat.
Është ky vendimi i Gjykatës së Durrësit për gruan e ish-kryekomunarit të Manzë, Mirosh Djaloshi.
Ai u vra me çekiç nga bashkëshortja rreth dy muaj më parë.
Bardhe Djaloshi, së bashku me dy djemtë, Arban Djaloshi dhe F. Djaloshi dolën përpara Gjykatës ku u caktua edhe masa e sigurisë, burg për të dhe djalin e madh, arrest shëtpie për djalin e vogël.
MiroshDjaloshi, 54 vjeç, u gjet i vrarë orët e para të mëngjesit të datës 18 mars në fshatin Shkallë, Manëz, në oborrin e banesës së tij.