LISTA/ 49 këshilltarët bashkiakë që rrezikojnë mandatin, mes tyre Klodeta Dibra e Luan Bregasi

28 Maj 2016, 09:54Kronika TEMA
LISTA/ 49 këshilltarët bashkiakë që rrezikojnë

Mosplotësimi i formularit të dekriminalizimit në kohë nga ana e anëtarëve të këshillave bashkiak duket se do t’ju kushtojë atyre përfundimin e parakohshëm të mandatit si këshilltar. Komisionin Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet ditën e martë, ku do të vendosë për mandatin e këshilltarëve vendorë.

Nga verifikimi KQZ-së rezulton se 65 këshilltarë bashkiak nuk kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimt, ku nga këta 16 kanë dhënë dorëheqjen ose kanë humbur mandatin para afatit të dorëzimit të formularit dhe 49 këshilltarë nuk e kanë plotësuar brenda afatit kohor.

Mesohet se midis emrave që nuk kanë plotësuar formularin e dekriminalizimit dhe pritet t’ju hiqet mandati është edhe profesoresha e njohur Klodeta Dibra, e cila ishte kandidate për rektore në zgjedhjet për Universitetin e Tiranës. Mes tyre është edhe Luan Bregasi, një biznesmen i njohur dhe drejtues i “Biznes Albania”, i cili nga vendimi i KQZ-së pritet të mos jetë më këshilltar. Më poshtë është lista e funksionarëve që nuk kanë plotësuar në kohë formularin e dekriminalizimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje