Ora News sjell një tjetër dëshmi nga ngjarja e rëndë në Krujë.
At Lluka Gjergji ka treguar se djegia e autobusit ndodhi në harkun kohor të dy minutave, pasi shoferi ndaloi i sinjalizuar nga tymi.
“ Ishte një ekskursion për t’u çlodhur me besimtarët, do shkonim në Shkodër dhe në Ulqin. Sa ndjemë tymin ndaluam, shoferi hapi kroskotin, në 2 minuta autobusi mori flakë”.
At Lluka Gjergji ka rrëfyer se ndihmën e parë e morën nga një qytetar i Krujës, i cili ka thyer xhamat e autobusit.
“Ndihma e parë na erdhi nga një krutan, ai theu xhamin. Zonja që mbeti aty nuk mund të dilte nga autobusi.Unë isha në vendin e parë në të njëjtin drejtim dhe më shtynë. Pashë njerëz që bërtisnin e shkelnin njëri-tjetrin. Njerëzit dilnin me flakë. I shuam jashtë. Ne ishim 4 meshkuj në autobus. Të tjerat zonja”.
Prifti thotë se nuk ishte në dijeni të ndonjë defekti të autobusit.
“Gjatë rrugës nuk pati nxehje dhe probleme. Gjendja e mjetit ishte në rregull mesa di unë. Fatkeqësi e madhe për ne. Perëndia të na falë gjynahet tona”.
Ngushellime familjareve te viktimave dhe Forca te mbijetuarve,
nuk perdor prifti fjalen gjynah,,,por mekat..gazetari dhe redaktori flene gjume ne kembe,,,,,,,,,,
KESHTU ESHTER KUR KENI ATE KOSTANDININ PRIFT QE VJEDH POPULLIN……………….
Prifti nuk eshte hajdut eshte koker legeni gjysma e autobuzit ishin familjaret e tij . Emri nuk eshte AT LLUKA GJERGJI , po KIROV . I ecin ekskurionit Kirovit sepse dhe me perpara conte refugjate me pashaporta fallco ne greqi