Nis punimet Asambleja e NATO-s, Tirana nën masa të rrepta sigurie

28 Maj 2016, 09:43Kronika TEMA

Asambleja Parlamentare e NATO-s do të mblidhet sot për herë të parë në Tiranë. Rreth 260 parlamentarë nga 28 vende anëtare të NATO-s, nga Amerika e Veriut dhe Evropa, si edhe delegatë nga vendet partnere dhe vëzhgues do të diskutojnë çështjet aktuale të sigurisë ndërkombëtare dhe raportet e përgatitura nga Komisioniet e Asamblesë.

Axhenda zyrtare e këtij sesioni në dy ditët e para të tij, 28 dhe 29 maj, do t’i dedikohet takimeve të pesë Komisioneve të Asamblesë: Komisionit Politik, atij te Mbrojtjes dhe Sigurisë, te Shkencës dhe Teknologjisë, te Dimensionit Civil të Sigurisë dhe Ekonomisë e Sigurisë. Secili komision do të adresohet nga drejtues të qeverisë, akademikë, OJQ dhe NATO.

Të hënën, më 30 maj, Asambleja do të mblidhet në seancë plenare, e cila do të drejtohet nga Michael Turner, President i Asamblesë Parlamentare, Ilir Meta, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë; Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, nga ambasadori Alexander Vershbow, zv/sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe të tjerë personalitete të spikatura.

Kryeqyteti do të jetë nën masa të forta sigurie. Të gjitha komisariatet e Tiranës kanë kaluar në shërbim të përforcuar, ndërsa janë kontrolluar të gjitha hotelet ku do te akomodohen 600 delegatët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje