Disa ditë përpara, ish kryeministri i vendit Sali Berisha, sulmoi qeverinë Rama për braktisje të veriut dhe racizëm ndaj tij.
Nuk ia vlen t’i hysh kësaj teze provokatore. Rama ka katër vjet që nuk po qullos dot në Vlorë një rrugicë 2 kilometra të quajtur Lungomare. Por dua të krahasoj vetëm dy fshatra, një në jug dhe tjetri në veri. Janë dy fshatra simetrikë në raport me Shkumbinin. Njëri është Razma, të cilën shumica e shqiptarëve e njohin si pikë turistike. Tjetri është Frashëri i famshëm i vëllezërve të Rilindjes. Të dy fshatrat deri në vitet ’90 ngjasonin shumë me njeri-tjetrin. Ishin të dy 1000 metra mbi nivelin e detit; të dy 22 kilometra larg rrugës nacionale dhe të dy i lidhte me qytetërimin një rrugë makine njëkalimshe e paasfaltuar. Të dy janë të ngjashëm nga morfologjia e terrenit, me pisha, bredha, arra e lajthi që i rrethojnë dhe të banuar nga popullsi malësore e cila është e njohur për blegtorinë. Të dyja janë toka të varfëra për të mbajtur popullsinë e shumtë, por përmetarët e zgjidhnin me emigracionin: Stamboll dhe Greqi në kohën e Turqisë, Francë në kohën e Zogut. Prej andej morrën kuzhinën e shijshme dhe nënproduktet e bulmetit të cilat janë ende me famë. Ndërsa malësorët e Razmës, preferuan jetën sedentare me punë stinore në qytete përreth dhe tregëtimin e produkteve të pakta në këto qytete.
Sot pas 25 vjetësh, historia është krejt tjetër. Frashëri është boshatisur nga njerëzit. Rruga e dikurshme është shkatërruar dhe është rrezik të qarkullosh me mjet, vetëm nëse është ndonjë Toyota e re fuoristradë. Banorët ose kanë ikur në Greqinë fqinje, ose janë transformuar në popullsi qytetare, por deri sa t’iu dalin letrat për Amerikë. Prodhimet blegtorale, kanë filluar e degjenerojnë. Djathi feta po humbet. Mungesa e rrugës e bën të paleverdisshëm prodhimin e tij, pasi askush nuk e grumbullon. Djathit kackavall, dikur me emër edhe jashtë kufijve, i ka mbetur vetëm emri. Rakia me nam, tani përzihet me sheqer, pasi konsumatorët nuk kanë para ta blejnë më shumë se 50 lekë teken nëpër bare. Harrojini përmetarët e dikurshëm të qejfit, këngës dhe trëndafilave. Varfëria të ngushton stomakun, por më shumë shpirtin.
Ndërkohë Razma ka ndërruar fytyrë. Rruga e vjetër është asfaltuar. Figura të politikës së sotme, kanë ngritur shtëpitë e verimit në këtë fshat. Ish shtëpia e pushimit, është privatizuar dhe rinovuar e gjitha. Po ashtu po ngrihen hotele të reja. Malësorët vendas e kanë të garantuar shitjen e prodhimeve të tyre tek restorantet e zonës. Zona që dikur prodhonte vetëm një djath të butë e pa shije, sot prodhon djathin e dhisë, kackavallin, djathrat e fortë të përziera me erëza. Janë produktet e reja që kanë sjellë fondacionet hollandeze të shoqëruara me kredi të buta. Mishrat e tharë, janë një produkt i ri i zonës. Jo vetëm Razma, por edhe Boga dhe Thethi, janë pika atraksioni për Shkodrën dhe Tiranën që e ka 140 kilometra larg. Turistët e huaj, vecanërisht ata gjermanë, ceke dhe izraelitë po synojnë këto zona. Dhe të gjitha i ka bërë rruga. Vetëm rruga, ka ndaluar shpopullimin e veriut dhe po e kthen në një pikë ku emigrantët e zonës po investojnë në ngritjen e hoteleve apo fermave me produkte bio.
Ndërkohë juglindja e vendit po vdes, në mos ka vdekur. Një hapësirë e tërë që fillon tek ura e Leklit e mbaron në Qafën e Qarrit është drejt braktisjes totale. Zona që kishte gjithë mundësitë e zhvillimit, me popullsi të mirëarsimuar, me traditë kulturore dhe kulinare, me afërsi me një vend anëtar të BE, të cilës i duheshin vetëm disa rrugë, sot është një humbëtirë. Dhe për këtë fajin e ka jo vetëm Rama dhe Saliu. Por kjo nuk është një akuzë. Është vetëm një apel, që Frashëri të bëhet si Razma. Përndryshe , do të vijë një ditë që do të tallemi nga gjithë bota: Ju jeni autoktonë në këtë gadishull? Kush janë ideologët e Rilindjes Tuaj, nga janë , nga Frashëri? – do të na pyesin të habitur – Po aty nuk ka asgjë, vetëm një grumbull gërmadhash, ferrash dhe varresh!/dritare.net
me vjen keq ,paske ra ne ate kurth qe ka ngrite percarsi ose ai qe e deshiron kete. them deshiron se ka histori kjo menye tentative per te sjelle kete percarje , por eshte histori e gjate e ketyre njerzve si ky person . por nejse ju lutem mos e vlersoni se eshte fatkeqsi se ai kete kerkon. Sokol
Dritan Hila,i bere i njohur per publikun e gjere per batutat turperuese me “guralece qe pengojne avionet te ulen ne aeroportin e Gjadrit”,kur ishte bashibozuk i Edi Rames,ka ca kohe qe po na ben moralistin.
Edhe ne shkrimin e mesiperm,ben moralistin.
Te them te drejten,njerezit qe ma peshtirosin me shume se cdokush tjeter, jane moralistet.E them me sinqeritetin me te madh.
Por ta leme kete.
Dritan Hila e quan “teze provokatore” ate cka tha Berisha ne Parlament.
Se pari ajo nuk eshte teze.Eshte nje konstatim.
S dyti, Dritan Hila ka “konflikt interesi” ne lidhje me kete ceshtje.Sepse,Dritan Hila,kur socialistet ishin ne opozite,si nje nder me aktivet ne shtyp per ardhjen e saj ne pushtet,ishte nje nder artikuluesit kryesore te nje prej “tezave” me te artikuluara te asaj kohe.E kam fjalen per fushaten zgjedhore te vitit 2013.
Teza per te cilen po flas,e te cilen e artikulonte Dritan Hila ate kohe,e per te cilen i them se ka “konflikt Interesi” kur flet per Berishen per ndasi, eshte kjo : Berisha ka braktisur jugun!!
Berisha ka braktisur jugun – eshte ,mbase,fjalia me e shpeshte ne shkrimet e analisteve te majte,ne fushaten zgjedhore te vitit 2013.
Kam bere hulumtime,dhe nuk kam gjetur qofte edhe nje analist te majte,qe te mos e kete shkruar kete fjali-shpifje!
ASnje,per bese.ASnje.Bile edhe nje gazetar i majte,i njohur,dhe per te cilin kisha respekt per maturine e tija,e pat perdorur,megjithese si shume shkarazi…!
Edhe Dritan Hila.Ky Dritani qe ka shkruar shkrimin me lart.Edhe ky pra,pati shkruar,jo njehere,po disa here,se “Berisha ka braktisur jugun”…!
E sot,na thote se Berisha provokon!
Ah pis pisi! Po harron,more pis,qe vete ke shkruar,kur beje bashibozukun mediatik te Edi Rames,se “Berisha ka braktisur jugun” ?!
Kush provokon ketu,mor qenef?!
Te them te drejten,kur lexoja shkrimet e analisteve te majte ne fushaten zgjedhore te vitit 2013,tek shkruanin qe “Berisha ka braktisur jugun” me kapte nje ndjenje e forte revoltimi,sepse,nuk ishte e vertete.NU ISHTE E VERTETE.
Edhe sikur Berisha ta kishte brakstisur me te vertete,prapeseprape,nuk justifikohet kori i te majteve qe bertisnin me ta madhe : e braktisi,e braktisi!
Por,nuk ishte e vertete.E perserisim:NUK ISHTE E VERTETE.
Po te shihnih investimet qe ka bere qeveria e Sali Berishes, per 8 vite me radhe,ne mbare Shqiperine,veren nje shperndarje,pothuaj perfekte krahinore.Madje,madje,po te veresh me lupe,me shume investime jane bere ne rruge nderqytetese ne Jug.
Por,ajo qe u zinte syte te majteve,socialisteve,analisteve dhe gazetareve te majte,ketyre krahinoreve te felliqur,ishte Rruga e Kombit …. ishte rruga e Kombit qe,mesa duket ,u prishte balancen e investimeve.
Por,ajo rruge,o pisa,eshte rruge si e ka emrin.Eshte Rruge e Kombit.E jo rruge “malokesh” sic e thoni me njeri-tjetrin.
Pisat e kqij!
Une ju mora vetem nje rast.Se ka edhe shume e shume te tjere,qe deshmojne,qe Sali Berisha ka te drejte kur akuzon per diskriminim krahinor. Sepse,nuk eshte vetem Sali Berisha qe akuzon.
Prandaj,i them ketij Hiles,qe te mos na hape barkun me moralizimet dylekeshe,si ai i treti qe thote te verteten kur dy tjeret zihen me njeri-tjetrin!
Sepse,ky eshte me krahinor sesa Rama.Rama,sic e kam thene njehere,nuk eshte krahinore si nje socialist tipik.Sepse eshte snob qytetas,snob tiranas,snob i kryeqytetit.E duke qene edhe sociopat,ky fare tipi,nuk diskriminon ne paragjykime.
Por,Berisha ka te drejte,megjithate,sepse Edi Rama,duke qene kryetari i socialistave,te cilet socialiste kane nje paragjykim te shtampuar ne balle ndaj VEriut dhe verioreve(rras ketu edhe kosovaret,shqiptaret e Maq. dhe ata te Malit te Zi),i konvenon te luaje me paragjykimet e socialisteve te tij,duke i perkedhelur ata ne seder,si nje i tyre,qe tallet me “ata”,”te huajt”,”shpellaret”,”alpinet”…
Kurse sa i perket diskriminimit ne investime,i themi ketij qorrit te bibes,Dritan Hila,qe i plaqshin syte,po a nuk i ke pare fondet qe qeveria ka akorduar per bashkite?!
Nje skandal i vertete! Nje bashki cdo e vogel, e humbur ne Jug, merr me shume fonde se disa bashki ne Veri,bashke me bashkine me te madhe ,Shkodren…!!!
Dritan Hila e di kete.Por,ben sikur nuk di.
Sepse,edhe ky eshte nje krahinor.Edhe ky e ka te shtampuar ne balle krahinorizmin.
O Skipion, mbete avokati i djallit, o lum miku. Si mundet ti të bësh krahasime midis deklaratave bomba të zombit tënd – 1. për armatosjen e popullit kundër qeverisë, 2. përçarjen veri- jug që mbjell me djallëzi Berisha yt- me çdo lloj deklarate që mund të ketë bërë çdokush tjetër për interesa partiake. Deklaratat e gomarit të Viçidolit të çojnë pashmengshmërisht drejt luftës së armatosur veri-jug. Ka thirrje publike më antikushtetuese se këto të sulltanit tënd, i cili meriton një ndëshkim shembullor, natyrisht bashkë me ty?
Skypion,
Komentet e tua besoj se shumekush i lexon me vemendje pasi minimalisht nuk jane te ceketa, e as meskine. Per kete arye, mendoj se ia vlen te debatohen ne menyre konstruktive.
Teksa lexova komentin, me erdhi nje pyetje ne mendje: Perse Skypion? Perse e more mundimin te shkruash ato rreshta? A ia vlen te merremi me njerezit para se te merremi me idete? A ka me shume rendesi se cila qeverisje ka qene me e ekuilibruar ne shperndarjen e fondeve apo se cilat jane motivet apo te metat e artikullshkruesit? Politikanet tane kemi njecerek shekulli qe i shikojme, vleresojme, pergojojme dhe ne fund i votojme e rivotojme, pavaresisht zullumeve te tyre. Na eshte prishur aq keq peshorja, saqe nuk marrim me as mundimin ta rregullojme. E perse? Ne duket se na ka humbur njesia matese! E kemi bere llastik, ne varesi te interesave te vogla e meskinitetit. Edhe motivet e artikullshkruesit apo te metat e tij, me duken dytesore per aq kohe sa ajo qe ai shkruan synon te jete realiste dhe konstruktive. Por gjithnje mbetet mendimi i tij, jo domosdoshmerisht nje fakt shkencor. A nuk perpiqemi te gjithe qe, perpos te shfryrit se “ky vend nuk behet” te japim ndonje mendim se ku i kemi te metat e ndoshta edhe si mund t’i adresojme ato? Mua me duket se Hila e shoket e tij kane disa kohe qe bejne nje gje te tille ne menyre sistematike, duke u bere zeri e vetedija e shumekujt qe kerkon diagnoza brutalisht te verteta te situates dhe, nese eshte e mundur, te jape ndonje “mjekim” per to, pasi shumekush eshte i deshiruar te shohe drite ne fund te tunelit, ne mos per vete, te pakten per femijet e tij. Dritan Hila, si cdokush ne kete bote, ka te mirat e te keqiat e tij por, besoj se analizimi i tyre ne keto momente nuk eshte ne listen e perparesive te publikut. Dhe e njejta gje vlen per kedo qe kapital kryesor ka penen e mendjen e tij, e qe nuk paguhet nga taksat tona. Dhe ketu i heq kapelen. Mesiguri qe ka edhe ai te meta,si cdonjeri. por, para se t’i bejme gjyqin atij e te tjereve si ai, le te shikohemi ne pasqyre e te pyesim nese i dedikojme po aq kohe energji ceshtjeve qe na shqetesojne te gjitheve, dhe nese japim mjaftueshem e ne menyren e duhur per te ndertuar kete vend qe e quajme tonin e ku duam te jetojme sa me mire. Jo per t’u bere ai qe hedh gurin i pari, por per t’u bere vellai qe ndihmon ne ngritjen e murit te perbashket, pa qene nevoja per te sakrifikuar njeri ne themelet e tij, ne menyre qe ai te mbaje e te mos prishet gjate nates.
Te kthehemi tek artikulli: Qe ne titull, une lexova ne te nje mesazh te thjeshte e te qarte: qe shqiptaret te behen zot ne vendin e tyre e te shfrytezojne te mirat e e vendit ku u ka rene koka, perpara se te presin ta gjejne lumturine ne dhera te huaja. Dhe shembull per kete merret Razma e Frasheri. Nje krahasim me rendesi edhe ne ekuilibrin krahinor, po te kihet parasysh klisheja e hasur rendom qe krahinat e jugut i paraqet si me te zhvilluara. Kaq!
Do te kisha dashur qe ky mesazh te ishte kapur e perforcuar, para cdo gjeje tjeter. Ndoshta do te ndihmonte qe ndonje familje te shtynte planet e braktisjes per t’i dhene nje shans vetes e ndertimit te se ardhmes ne vendin e vet. Perndryshe, me analiza analistesh mediat jane mbushur plot.
Skypion, ti ndoshta ke te drejte ne analizen tende, nuk e paragjykoj dhe as kundershoj ate. Vecse mos harro se ajo cka shkruan ti, nuk duhet te jete vetem e vertete, por edhe e ekuilibruar , konstruktive dhe e prirur drejt se mires se pergjithshme. Sepse ajo behet shembull e ndikon ne krijimin e normes se mendimit per te tjeret. Jemi shume pak per t’u ndare e percare dhe cdo tru i rrudhosur duhet te jape nje dore qe jerat te mos shkojne me keq. Eshte shtepia jone, duhet ta ngreme vete. Perndryshe nuk kemi pse te ankohemi pse po na shembet mbi koke.
Bravo. Faleminderit per realizmin tuaj dhe mprehtesine e mendimeve… Shqiperia do ndryshoje vetem kur shumica e popullsise të gjykoje ne menyren qe ju paraqisni mendimet ne kete koment…Fatkeqësisht jemi shume larg, respekt. Arjan Kasemi
Per JFK dhe lgjenda e Rozafes…..
Bravo. Faleminderit per realizmin tuaj dhe mprehtesine e mendimeve… Shqiperia do ndryshoje vetem kur shumica e popullsise të gjykoje ne menyren qe ju paraqisni mendimet ne kete koment…Fatkeqësisht jemi shume larg, respekt. Arjan Kasemi
Bravo, konstatim me vend.
Si Berisha ashtu edhe Rama kane urrejtje per Jugun dhe kete e vertetojne faktet. Le te kujtojme 1997-en me bandat e armatosura te Saliut qe terrorizuan e masakruan Jugun qe nga Permeti e deri ne Vlore. Le te kujtojme krijimin e forteses se vetme PD-iste ne Jug, fshatin me fame boterore Lazaratin, tregetine “ilegale” te armeve e droges nga aty.
Le te kujtojme pazaret e Berishes me tipa si Bollano per vjedhjen e pronave te Bregdetit, dokumentat e fallcifikuara dhe skandale te nje korrupsioni gjigand.
Le te kujtojme te porsa zgjedhurin kryeminister te Rilindjes ne sulm ndaj objekteve te besimit ortodoks ne Permet e Dhermi. Le te kujtojme po kete kryeminister me ndarjet e reformes se re territoriale. Le te kujtojme po kete kryeminister me vjedhjet e pronave fileto ne Bregdet, ashtu si dhe Saliu. Le te kujtojme kete kryeminister me prishjet selektive te ndertimeve po ne Bregdet dhe kercenimeve te tij ndaj banoreve vendas ne emer te “ligjit”. Le te kujtojme “Komisarin e Jugut”. Le te kujtojme pazaret rilindase me turqit per shkaterrimin e Vjoses …….., etj, etj, fatkeqesisht!
Objekti ne foto eshte i Jozefina Topallit perballe keti objeki nje tjeter hotel luksoz I Pavlin Sterkaj ish deputet demokrat tani deputet rilindas i ndertuar me para te droges anash ti nje tjeter hotel i Tonin Vecaj pergjegjes i gjendjes civile ne komunen Dedaj nje hajdut ordiner.Keto ndertime hotelesh luksoze nuk pasqyrojn gjendjen reale te veriur perkundasi.Hotelet luksoze te Jozefines ne veri dhe te Kocos ne jug po mudohen te na I shesin si investime qeveritare
Si gjithmone ju grekqirat e hidhni gjithmone çeshtjen te feja, a thua se problem ne kete vend qenka respektimi i besimit fetar. Kemi nje shprehje ne shqiptaret, nuk e di nese e keni edhe ju grekqirat, “fshati digjet, kurva krihet”, pra, ketu njerezit nuk kane buke te hane, kurse ju grekqirat vazhdoni t’i bini cyles se fese. C’mund te presesh tjeter nga nje grekqir..
Kur flitet per probleme qe u interesojne ne rradhe te pare vendalinjeve pastaj te gjithe ne te tjereve duhet ta pergezojme c”donjerin kushdo qofte ai.Shqiperia eshte e te gjitheve.
KJO GAZETE PO FELLIQET KAQ SHUME , SA QE TE BEHET TE MOS E LEXOSHJ . NUK KA ARTIKULL MBRESELENES , QE TE MOS PERBALTET E TE PEGEHET NGA PLEHRA TE NEVERITSHEM , SIC JANE SKYPION , CLAUS , ARBEN , tfg, E MJAFT TE TJERE , QE JANE TE NJE PRERJE , PROVOKATORE , TENDENCIOZE , PERCARES E ANTIKOMBETARE DERI TEK TA , QE BINDSHEM DUKET SE E KANE VEND PUNE KETE LLOJ DIVERSIONI .KOMENTET E TYRE JANE , SHPESH HERE ME TE GJATA E “STERHOLLUARA” SE SA VETE SHKRIMET E GAZETES . KJO LUKUNI UJQERISH , NGJASON SHUME ME ATE QE TREGOHET NE PERRALLEN ME HAJDUTIN , QE PAS VJEDHJES , E NDOQI PAS DIKUSH QE E PA , NE ERRESIREN E NATES, DERI SA U FUT NE SHTEPI ME MALLIN E VJEDHUR , POR QE TE MOS NGATERRONTE SHTEPINE , DERI SA TE SHKONTE TE NJOFTONTE POLICINE , I VURI NJE KRYQ ME SHKUMES , DERES NE FJALE . HAJDUTI , QE PERGJONTE PRAPA DERES , PRITI SA AI U LARGUA DHE…,KUR PA DEREN ME SHENJEN E KRYQIT , SHPEJTOI DHE I U VURI NJE SHENJE TE TILLE , TE GJITHA SHTEPIVE TE ASAJ RRUGE , DUKE IA BERE TE PA MUNDUR POLICISE, TE ZBULOJE SHTEPINE E VJEDHESIT DHE VETE VJEDHESIN .
Bravo Skypion (= Mehmut Elezi, Anetar i Komitetit Qendror te PPSH-se)!
Ti po e perfeksionon akoma ideologjine percarese Veri-Jug te Saliut.
Mallkimi i populilit shqiptar do te bjere shume shpejt mbi ju qe nuk beni tjhesht punen antishqiptare te Saliut por edhe tw ustallareve te tij ne Beograd.
Por pa shihni pak historine.
Shikoni Esat Pasha nuk ka varr ne Shqiperi!
Kjo do te ndodhe edhe me ti o Mehmut Elezi dhe Sali Bisha, o vandale qe edhe shkollat qe ju dha Enveri nuk ju beri dot njerez.
Mos kini shprese te Serbi e te Greku.
Tani ju jeni vetem limona te shtrydhur te Beogradit dhe Athines. E dini ku do t’ju hedhin.
te lumte Qeparoi,koment mjaft i situr
Gjithkush ka botekuptimin dhe impenjimin e vet ideologjik apo politik dhe mundet te argumentoje ne favor te kauses se vet faktet apo realitete e mundeshme . Kjo eshte me se normale , dhe per mua qe pozicionohem ne te kundert te tij me vjen keq …POOOOR kur ai flet per vendlindjen time dhe ato qe thote jane e verteta me e hidhur dhe me e paspjegueshme e realitetit te 25 viteve te postkomunizmit perse duhet ta kundershtoj une edhe pse jam kundershtar i tij persa iperket pozicionimit politik….CFARE NGJYRE KA MBETUR NE FRASHERIN E RILINDASVE PAS 25 VITESH ,,,BLU…ROZE..VIOLET..E KUQE…ASNJE PREJ KETYRE , SEPSE POLITIKA I KA VESHUR DANGELLISE SE RILINDASVE NGJYREN E VDEKJES , NGJYREN E ZEZE TE HARRESES DHE TE ZHDUKJES . LE TE BEHEN RRUGET E ARBERIT APO LUNGOMARET ATJE KU KA VILAT POLITIKA APO NENPOLITIKA , PO HUMBEN EDHE GJURMET E FUNDIT TE EGZISTENCES SE KETIJ VENDI ASGJE NA ATO NUK DO TE VLEJE NESER…DO TE JETE SHUME VONE…
Z.Hila mund te kete te drejte vetem ne konstatim.
Nderkohe qe per te qene i sinqerte ne kete shkrim ai duhej te thoshte qe rruga eshte mirembajtur dhe rikonsrukuar ne kohen e BERISHES, bizneset kane filluar pune dhe Turizmi eshe rigjalleruar vetem ne kohen e BERISHES.
Te vetmit qe e vizitojne gjate kesaj periudhe Razmen jane nga Tirana , ku turistet kane rroga marramendese, nderkohje qe per shume shkodrane Razma eshtemolle e ndaluar se mezi po mbyllin muajin, qofte me rroga qe mjaftojne vetem sa per buke, ose per biznesin qe eshte i ndrydhur.Kjo eshte e verteta, te tjerat jane politike e paster.
Mendoja se ne kete shkrim do ti beje thirrje qeverise Rama-Meta qe ta bente. Frasherin atraktive sic beri qeveria berisha Razmen.
Objekti ne foto eshte i Jozefina Topallit perballe keti objeki nje tjeter hotel luksoz I Pavlin Sterkaj ish deputet demokrat tani deputet rilindas i ndertuar me para te droges anash ti nje tjeter hotel i Tonin Vecaj pergjegjes i gjendjes civile ne komunen Dedaj nje hajdut ordiner.Keto ndertime hotelesh luksoze nuk pasqyrojn gjendjen reale te veriur perkundasi.Hotelet luksoze te Jozefines ne veri dhe te Kocos ne jug po mudohen te na I shesin si investime qeveritare
Ti zoti Hila, biri i kryespiunit te Shqiperise ne kohen e enverit ke te drejte qe thua Berisha solli ndasine mes Jugut dhe veriut, duke e keqtrajtuar dhe diferencuar jugun. PO ti cfare je duke bere me kete artikull tinzar.
Ke te drejte, pasi ne kohen e Berishes, te gjithe tropojanet filluan pune ne komisariatin e objekteve roje te cilet u ndihmuan nga bijte e bashkepunetoreve per jete te serbit dhe te sigurimit te shtetit ne tropoje Astrit Halili dhe Syl Ismaili. Por nga ana tjeter jugoret si ne pushtetin e Berishes ashtu edhe te socialisteve nuk e leshuan as buxhetin e shtetit nga dora, as burimet njerezore, as drogen dhe as biznesin privat, pra jugu i Sali Berishes bente para dhe bente bisnese per veten e tyre, ndersa tropojanet ruanin objektet e shtetit ne Tirane. Sali Berisha nuk preku jugun dhe drogen e tij, nuk preku trafikun e jugoreve me Italine dhe perfitimet e jashteligjshme te tij, nuk preku baterdine ne bregdet nga jugoret por u mjaftua te udhehiqte kamzen dhe Babrrune e tropojaneve dhe te kuksianeve dhe hiqej si ledri boteror para tyre. Shikoni sot ku e keni nivelin e jeteses dhe ku jane katandisur verioret, as ne veri, as ne Tirane, as ne kurbet nuk dine te shkojne, pasi i qendruan Sali Berishes besnik.
dritan, shko ne puke, rreshen, fusheares, kukes, has e mos harro bajram currin e shikoi ne cfare mjerimi e shkaterrimi I ka lene sali berisha. beni ca fotografi ne qytetin e bajram currit e t’i shohin shqipetaret se si e ka lene veriun sali krimineli. bene nje fotografiedhe te shtepise se tij ne vicidol. llogarit edhe nr. e te vrareve ne tropoje ne kohen e e presidences se berishes e qeverisjes se tij, qe prej viti 1996 bashkine e tropojes e drejtojne demokratet. bajram curri e veriu jane fytyra e vertete qeverisese e sali hajdut kriminelit. shko dritan deri ne bajram curri, mos prito e shko.