PD vazhdon provokimin me Mulin, e nxjerr të flasë për trafik armësh pa sqaruar të shkuarën e tij me UDB-në

30 Maj 2016, 13:04Politika TEMA

Ndërsa Partia Socialiste ka disa ditë me radhë që kërkon nga Partia Demokratike, të sqarojë lidhjet e Flamur Nokës me UDB-në dhe pse nuk e ka deklaruar arrestimin e tij në 1991, kjo e fundit nuk ka ndërmend të bëjë asnjë sqarim.

Flamuri vetë jo e jo.

Por, jo vetëm që nuk jep asnjë sqarim, por PD e ka nxjerrë për të dytën herë brenda këtyre ditëve Flamur Nokën, për të akuzuar qeverinë.

Sot ai ka dalë të flasë pas shkrimit të një faqeje anonime greke, që fliste dje për trafik armësh nga Shqipëria, lajm që u përgenjeshtrua nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Krekoset dhe shet mend Edi Rama në asamblenë e NATO-s që mbahet në Tiranë, po droga dhe armët qarkullojnë sheshit. Sot në Bari, janë kapur sasi të mëdha me drogë, me armë dhe me eksplozivë që kishin kaluar nga Shqipëria, që kishin kaluar pikat e kontrollit kufitar pa asnjë problem. Pak muaj më parë, prokurori i antimafias italiane, Kataldo Mota dha alarmin se tashmë përveç kanabisit dhe drogave të forta, nga Shqipëria po vijnë dhe armë. Një fakt për të cilin Europa është e shqetësuar. Bandat dhe trafikantët e Tahirit dhe Ramës, derisa kanë mbuluar vendin me drogë, derisa kanë këtë licensë për veprimtari kriminale, pse mos t’i shtojnë edhe trafikun e armëve? Ata rrisin fitimet. Rritet dhe pjesa e Tahirit dhe e Ramës, rritet 30 përqindëshi i tyre”, shprehet Noka.

“Ndërsa vendi po zhytet çdo ditë në pasiguri, në një republikë të dështuar të sunduar nga krimi, Rama dërdëllet e jep leksione për sigurinë në asamblenë e NATO-s. Shihni çfarë imazhi kemi sot. Shqipëria në vendin e parë në raportin e Bashkimit Europian për prodhimin dhe trafikimin e drogës. 40 ditë më parë, në cilësinë e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, i kam kërkuar zyrtarisht Edi Ramës të nisë monitorimin nga ajri të territorit, pasi të dhënat flasin për pesëfishim të parcelave të mbjella me kanabis. Dhe i kam kërkuar të bëjë publike të dhënat e monitorimit. Ai nuk përgjigjet. Situata është përkeqësuar edhe më shumë, pasi tashmë pjesë e trafikut të paligjshëm, të biznesit kriminal të drogës janë bërë dhe armët”, shtoi Muli, që ka mbyllur jo vetëm gojën e tij për të shkuarën, por i ka mbyllur gojën edhe PD-së.

7 komente në “PD vazhdon provokimin me Mulin, e nxjerr të flasë për trafik armësh pa sqaruar të shkuarën e tij me UDB-në”

  1. Kujtim says:

    Muli kok qeni nuk ka turp te flase ky Legen ik o Alabak shko njehere ande nga SARBIA per nonje pun qe ke len pa bere Mire

  2. baffo says:

    Muli lere Edi Ramen por na thuaj ndonje te re si Sgjent i UDB

  3. baffo says:

    Ja dhe me ne fund doli agjenti i UDB

    1. p says:

      berisha eshte vete agjent i udb eshte kryetar i celules se udb per shqiperin ka mulin ka dhe nipine krye agjentit udb sami bylykbashi oert bylikbashi

  4. Lali says:

    S’e ka fajin Muli.Pse nuk mblidhet parlamenti e ti heqin imunitetinqe mos tja shikojme me surratin

  5. Ledio says:

    Lereni Mulin, po meruni me Sali+Luli+Visho. Keta jane koka e gjarperit Serb ne Tirane. Pastaj hidhuni ndonjehere edhe nga PS , se gjysma e tyre marrin rroge nga Greku.

  6. Treviso says:

    Domethane Muli kur ka qene minister ka marre 30% nga bandat e droges. Mulo, po nuk na thua sa te ka paguajtur Serbia si agjent i saje, se 30% e droges e morem vesht?
    Mulo, si kryeidjoti i partise Demokratike te pergezoj per fitoret qe po korr, se i ke vene ne rrjesht socialistet. Vazhdo poshteroje kete qeveri, poderisa nuk jane te afte te bejne zap nje idjot si ti, dhe sherbyesit e UDB-se.
    A nuk qene agjendet e UDB- se qe e prune nga Kosova direkt minister idjotin Lulzim Basha?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje