Pas editorialit të Andi Bushatit me Artur Zhejin lidhur me rolin e Fatos Nanos në politikën shqiptare, ky i fundit e ka akuzuar Bushatin në 360gradë.
Ai e ka etiketuar Bushatin si mbrojtës të kryeministrit që sulmon të gjithë rivalët e Ramës brenda së majtës.
Ja seç shkruan Zheji:
Bushati nuk mund të rrijë pa bërë polemikë me mua, mbi gjithcka dhe për cdo gjë. Edhe kur është dakort, duke u munduar të gjejë një yçkël, ndonjë bisht djalli, apo ndonjë përfitim timin të tërthortë, dhe kur nuk është dakord, shpërthen nga maja, apo nga një majë që vetëm ai e sheh veten të ulur, për të qëlluar që andej, me domate, vezë, toptha pingpongu dhe cfarë t’i vijë për dore në lodërtinë e tij polemike dhe kritike, pothuajse fëminore, por gjithësesi idhnake.
Unë nuk i jam mërzitur asnjëherë, sepse ndër të mirat që përpiqem të bëj në jetën time, qasjen hokatare dhe përgjithësisht jo agresive, ndaj Bushos apo Andit, e rendis si një nga të mirat që kam bërë dhe do të vazhdoj të bëj, edhe në të ardhmen, në këtë jetë.
Ndërkohë që ai, për të bërë sadopak bereqet klikimesh në faqen e tij, nuk kursen as edhe “nënën” e një kolegu. Si edhe ndodhi në 21 shtatorin e 2014, ( e kam fiksuar fare mirë) kur ime më, Besa Imami, ndrroi jetë.
Dhe kur Rama, ai qoftë, nuk gjeti kohë të kalojë as 5 minuta, ta përshëndesë për herë të fundit, atë zonjë grua dhe aktore kombëtare, që i kish gatuar me duart e saj, byreqe, hallvë speca të mbushur dhe një mëny gjërash, që haheshin asokohe, në netët e gjata të bashkëbisedimeve rinore me mua, diç zhgrapsi në Fb, duke palosur me aq, si një varrmihës virtuoz që është, të paktën 10 vjet marrëdhënie mikpritjeje me nënën time.
Duke lexuar atë zhgrapsje të Ramës, ai qoftë si është, Bushati, në Faqe të tij, të nxirë atë ditë, mprehu vrik lapsin dhe shtoi edhe ai një zhgrapsje, pas zhgaravinës memorial, sidoqoftë elegante, të kryeministrit!
Të shëmtuar sa më ska, si një kakërdhi miu, mbi një plagë të madhe njerëzore, të dikujt që as ka vrarë dhe as ka prerë, duke thënë pak a shumë (skam nerva ta rilexoj dhe ta riprodhoj saktë, se dhëmb akoma kjo shëmti…) që demek Rama, përmes zhgrapsjes së tij, më kish dërguar mua, një si mesazh të koduar miqësie me byreqe e të tjera si këto.
Demek duke dekriptuar se si unë, gjithmonë mëkatar në perceptimin e Bushatit, adhurues i të fortëve dhe të të pushtetshmëve, jepja e merrja në mënyrë të tërthortë me Ramën, sot e tre vite kryeministër.
Do të shkruaj sërish për ty, gjërë dhe gjatë, në një kohë tjetër, Bushat, me besnikërinë e një pasqyre, ndryshe nga ato të përrallave, që i thonë të zotit, se ti je më i bukuri, më i ndershmi apo më i mencuri. Ki durim dhe do të vijë ai shkrim “vëlla”!
Por tani nuk është koha. Duhet ti hapim më parë sytë shqiptarëve, se në çfarë është shndërruar, sot Edi Rama, Kryeministri ynë.
Për të mirën e të gjithëve, por edhe të Edit vetë, që rrezikon ti krijojë belara edhe më të mëdha, këtij vendi mjeran, të varfër e karrakatinë, që është Shqipëria.
Që, në mënyrën time, me plot gabime e mëkate qoftë mënyra ime, e dua pakuptueshmërisht shumë. Gjë që ti, nuk mund ta besosh dot kurrë. Gjë të cilën unë e di dhe nuk lodhem të të bind!
Tani të kthehemi te ajo cka shkrove dy ditë më parë dhe e mban ende varur në faqe tënden dhe të cilën unë, e botova në 360grade.al, duke mos ditur nëse ti e botove në tënden. Por ska rëndësi, ti e di që ajo ka marrë nja 25.000 lexime në 4-5 webe, me 360grade.al në krye dhe nuk ngre e as nuk ul peshë, nëse nuk botohet edhe ndë tënden stendë.
Sigurisht nuk mund të merrem, me cfarë shkruan ti aty, për orekset e burrave ndaj grave, gjë që ti ja vendos si mëkat të madh Fatos Nanos.
Antropologjia mëson se kur një mashkull, ka një oreks të shëndetshëm dhe të mirë ndaj femrës, demostron mjaft gjëra të rëndësishme dhe pozitive, që bëhen vecanërisht të mprehta kur flitet për njerëz që drejtojnë shtete dhe qeverira:
1.Nuk kanë deformime të personalitetit apo dyfishim të personalitetit, nga ato eksplozivet dhe të pakontrollueshmet, që burojnë nga paaftësia e moskënaqjes reciproke të oreksit ndaj femrës.
2.Nuk manifestojnë pra agresivitet të rrezikshëm social me pasoja të paparashikueshme, aq më tepër nëse është kryeministër dhe burrë shteti.
3.Ka prirje për dialog më shumë se sa për monolog, gjë që e bën paqesor, llogjik dhe të arësyeshëm dhe të aftë të përmbajë stuhitë hormonale, që kur përzihen në punët e shtetit, mund të kthehen deri në barut për luftëra civile. Sepse historia rrëfen që individë të tjerë, që kanë probleme të kundërta, e pra që kanë stoqe hormonale të pakonsumuara, e shndërrojnë këtë stok hormonal, në konflikte me pasoja shkatrrimtare.
Komente të mëtejshme nuk më lejohen të bëj, në raportin etik që kam me lexuesit.
Hequr pra kjo pikë, që ti, si mashkull i suksesshëm, që njihesh në qytet, më habit që e rendit si argument kundër Fatos Nanos, mbetet pako gjë tjetër për të biseduar, në nivelin e duhur.
Në nivelin e duhur sir! Do thoshte Ngjela.
Sepse unë nuk shkruajta, që e kandidoj Nanon si një njeri të shenjtë, as si model budist të përsosur, për ta eksportuar si një Dalai Lama, në tokë të Tibetit.
Shkruajta për Fatos Nanon si për një politikan. Shqiptar. As më shumë dhe as më pak.
Por që ka materializuar, në kohë dhe në hapësirë reale dhe të jetuar me ngërce, në pushtet dhe në mungesë pushteti, një standard, që 10 vite më pas, jo vetëm që nuk e kemi, por rrezikojmë cdo ditë pasoja shumë të rënda.
Rrezikojmë pra, që të na trokasë në derë, (në fakt jo ty dhe ti e di pse, sepse ata nuk trokasin edhe aq, në brendësi të sektit të kuq dhe rozë), ndonjë nga ata pra, me tatuazhe dhe me bilance të pasura kriminale, që të na kërkojë llogari, se përse po e mërzisim dhe shqetësojmë shefin e madh suprem, në detyrë. Sepse në nivelin politik kjo ka ndodhur tashmë! Edhe ti e di, edhe unë edi.
Por kjo, sdo të ndodhte kurrë, në kohën kur qeveriste apo kur kryetar partie ishte Fatosi. Dhe kjo nuk është pak!
Dhe Fatosi është aty dhe ka rrëfyer se si bëhet, që edhe të mbash pushtet, edhe ti përmbahesh tundimit të përdorimit të të Fortëve, si instrument frike, presioni, votash dhe të tjera si këto.
Dhe kjo është shumë!
Unë nuk kam shkruar për një Fatos Nano, komardare imagjinare, por për një 60 e ca vjecar, shëndet plotë, moshë kjo kulmore në politikën e vëndeve serioze, që nuk mban fjalime teorike, por që ka përballuar dhe menaxhuar në mënyrë ekselente, momentet e konflikteve më të tendosura që ka kaluar Shqipëria moderne, post komuniste. Edhe si ish komunist, edhe si neomajtist.
Por ti mik, i shërben mirë, fare mirë Kryeministrit, edhe më mirë, se cmë ke akuzuar mua tre vjet rresht që i kam mbajtur, simbas teje avazin, Ramës.
Nuk ke lënë rival të tij, që mund ti trondisë themelet e pushtetit, Ilir Metën në rradhë të parë dhe tash Fatos Nanon, pa sulmuar sistematikisht dhe në mënyrë metodike, sipër dhe poshtë brezit.
Dhe mos më thuaj në mënyrë të paanshme, se na qeshin bota!
Është e vërtetë, unë me Ramën nuk e kam pasur të lehtë! Dhe nuk e kam akoma! Sepse kam ndarë vëllazërisht dikur me të, bukë, ide, kohë, projekte imagjinare, capkënllëqe rinore nga më të parrëfyerat! Me cupa sigurisht!
Sepse ndjesitë e mia njerëzore përzihen si mos më keq. Është bukur të shohësh një shok, apo ish shok, në krye të vendit. Ndjehesh pjesë dhe pa qenë asgjë në pushtet të tij. Dhe ajo pjesë njerëzore, që brezi juaj ndoshta nuk e ka, dhe këtu ngjani shumë me Ramën, gëzon në mënyrë autonome, kur sheh, këtë shokun apo ish, që ua hedh të gjithëve, me mjeshtëri të madhe!
Po pastaj përmendesh, sepse kjo nuk është një Lojë! Ose e thënë ndryshe është një Lojë me Zjarrin, kur shkelen rregullat meritokratike, kur avancojnë të Fortët, kur deliri shpaloset pa kontroll dhe kur luhet me shtetin dhe me njerëzit e vendit tënd, me një lehtësi dhe arrogancë të patolerueshme!
Dhe dyzimi merr fund, pas një pritjeje të gjatë, në dilemën se mos kemi të bëjmë me aksidente dhe jo me një metodë të kolauduar, të të ushtruarit të fuqisë, që të jep pushteti.
Sepse del pastaj ndonjë riosh në biznes me kryeministrin, si Henry Cili dhe na mbiquan xhelozë intelektualë. Dhe tek e gëzon, Henry, kryeministrin, në bajgosjen që bën derëziu, ndaj miqve që e kanë mbështetur plot vite dhe vec që kryeministri të qeshë dhe të lëshojë ndonjë rosë të majme, mund të ketë edhe dikush tjetër, që ndikohen ta besojnë.
Kështuqë tek të lexova, Bushat, dy ishin gjërat që më shkuan ndër mend, ose nuk ke kuptuar pothuaj asgjë nga ckam shkruar, errësuar nga urrejtja patologjike që kedhe ke shprehur tash sa vjet ndaj Nanos dhe që si analist nuk të lejohet, ose, si mik i mirë për ditë të vështira që je, po bën një shërbim të mirë ndaj kryeministrit, që do të kishte një panik jo të vogël, nga një rikthim i Fatos Nanos.
Por meqë unë nuk dua të besoj që sulmet e tua metodike, si gazetar dhe të Lapsit që ke si pronë, ndaj Ilir Metës, pardje,dje dhe sot nga njera anë, dhe ndaj Fatosit sot, por jam i sigurtë që do ta bësh edhe nesër, janë vec një shërbim ndaj kryeministrit, packa se edhe atij i lëshon ca fishekzjarrë të zhurmshëm por që nuk vrasin, meqë nuk dua të besoj këtëmë të keqen, uroj të kthjellosh sado pak mendimet e tua.
Sepse pocja e besueshmërisë, vete shumë herë për të mbushur ujë, por njëherë qëllon dhe thyhet! Mos është vallë ky rasti?
Po thuaje troc Turo “me gjej nje pune Edo se me ke pas shok” boll i re nga Kina.
Nderhyrje e paautorizuar ne debatin Zheji-Bushati.
Pa dashur te mbaje ane,megjithate,me duhet te them se Zheji ka te drejte.
Kam vene re qe, edhe ne debatet televizive,Bushati se c’ka nje mani per t’u gerricur me Zhejin.Jo vetem kaq,por,nganjehere edhe e kalon cakun e etikes.Kjo me ka bere vecanerisht pershtypje,sepse Bushati,pergjithesisht,njihet si tip i qete,qe nuk perfshihet ne debate te itheta a te ashpra qofshin,sic ndodh rendom mes analistesh,ne studiot televizive.
Por,me Zhejin,duket sikur ben nje perjashtim…
Une nuk i njoh,sic ata vete njohin njeri-tjetrin,dhe vec mund te bej konstatime me c’verej nga perballjet dhe argumentat e tyre.Megjithate,pikerisht nga keto konstatime te verejtura,kam pershtypjen se arsyeja, se pse Bushati “paqesor” me tjeret,me Zhejin behet grindavec,bile,sic e thame,edhe duke e fyer ndonjehere, ka te beje me natyren e ketij te fundit,qe edhe pse jep pershtypjen si me i “gjalle” se Bushati,gjithsesi,e ruan qetesine e sidomos etiken e komunikimit.
Vetem nje rast e kam pare Zhejin te perfshihet ne nje debat te ashper,dhe ky ishte me Prec Zogajn,fill pas protestes se 21 janarit.Por,nuk e zgjati shume,megjithate.Koha tregoi se Zheji kishte te drejte.Dhe,mendoj qe zoti Zogaj,per te cilin kam respekt,duhet t’i kerkonte ne njefare menyre te falur.
Jo vetem Bushati,por edhe Shkullaku,nese e keni vene re,gerricet,don te gerricet,me Zhejin,ne cdo debat kur jane perballe,madje edhe kur nuk ka arsye per t’u gerricur.
Mund te jete,mbase,nje perplasje gjeneratash;ku i dihet.
Gjithsesi,duhet vene ne dukje se,qetesia me te cilen Zheji perballon ngacmimet e Bushatit( apo Shkullakut), kontraston me padurimin per t’u gerricur te Bushatit.
Nga ana tjeter,jam me Zhejin edhe per nivelin e tij kulturor.Ate te pergjithshmin,e kam fjalen.Qendron ku e ku me lart nga Bushati.Kjo verehet,parasegjithash,nga gjuha e pasur,e perdorur me mjeshteri ;nga stili i hijshem dhe muskulor.
Krejt ndryshe eshte Bushati.Duke pare shkrimet e tij te thata,tejet te thata gazetareske,veren me lehtesi se nuk eshte ndonje lexues i madh.Perkundrazi.Ne kete pike,Bushati,ngjan me shume me Meron tone,qe edhe ky, nga shkrimet duket se zor te kete lexuar ndonje liber,per vite te tera.
Handikapi kulturor dhe padurimi per tu gerricur tek Bushati, dhe menyra sesi i pergjigjet Zheji, ka lidhje edhe me sojet respektive te te dyve.Duhet ta themi kete.
Pa u marre me ate te Bushatit – sipas atij parimit fisnik qe,kur ske te thuash dicka te mire,me mire hesht – duhet pranuar,qe Zheji vjen nga soj i mire.Ne kuptimin me te mire te fjales.Ne ate kulturor.Por,edhe ne kuptimin e pare te fjales.Familjaret me te afert te Zhejit,sidomos i ati i tij,ishin te lidhur shume ngushte me kulturen.Me ashtin e saj.I ati i Zhejit ishte,si te thuash nje murg;nga ato murgjit legjendare te mesjetes,qe perfytyrohen gjithmone mes librash.Ndoshta i vetmi i tille shqiptar.
E kjo ka te beje shume.E kjo ka hisen e vet ta padiskutueshme,si ne formimin e pergjithshem kulturor te Zhejit,ashtu edhe ne etiken e tij te komunikimit,qe edhe kur kercenohet nga zemerimi,qofte edhe i drejte ai,din si te ruaje drejtpeshimin.
Sa i perket qendrimeve politike te Zhejit,sic e kam thene edhe ne nje koment tjeter,ndryshe nga shume kolege te tije,analiste socialistee apo analiste demokrate;analiste te majte te pavarur(si Bushati dhe Lubonja) apo te djathte te tille etj etj, Zheji,mesa kam vene re,perpiqet me shume se moralist,akuzator,demonizues,te jete nje lloj paqtuesi mes paleve dhe lojtareve kryesore politike.
Dhe,kjo eshte nje gje e mencur.Eshte urtesi.
Nuk do te dale/dalin kurre, ai/ata qe do te sjellin nje fryme te re,sic thote,bie fjala, Lubonja.Sepse,asgje nuk del nga hici.Asgje.Nada.
Skypioni edhe po foli per gjahtare e plazhe, besoj se Mero i del perpara. Se c’pati me Meron ne kete koment qe i adresohet Bushatit, nje Zot e merr vesh, por nje gje merret vesh: qe nga Merua i djeg ca ketij Skypit apo – shkon mire – SHQUP-it.
Fiks, po turi nuk do pune do vec pare. Tani ky moralisti e di besoj qe dhe suvane ja vodhi televizionit shqiptar kur ishte drejtor e te mos permendim qe dhe djetat ja kerkonte vartsve si bakshish per udhetimet ku i conte. Kumarxhi legen
Z.Zheji ne kete shkrim ke shkruar:”Duhet t’i hapim me pare syte shqiptareve….” dhe mund t’ju them se ju dhe disa te vetashtuquajtur ANAL-iste vetem ketij populli nuk i keni sherbyer por cinike ironike,te paturpshem vetem per te perlare ndonje kocke nga regjimi i Berrishes i keni sherbyer atij per te justifikuar dhe mbrojtur krimet qe ka bere ndaj popullit te vet dhe vertet popullit po i hapen syte duke ju njohur si banda me e neverritshme dhe pa dinjitet sigurisht pas bandave te armatosura te Berrishes dhe TURPI do t’ju shoqeroje gjate gjithe jetes tuaj ordinere o ANAL-iste(ZHEJI,Bushati,Lubonja,Hoxha,Frroku etj)
Urime “bozhur”;ia paske hapur komplet gryken gropes septike te kolloqithjes mediatike.
Ke “harruar” vec nje gje te voooooogel,,,,”oreksi hormonal” e beri nano-kurven te shtypte me makine ,ne rruge,prane Shkallnuerit Petrit Islamin dhe t’a hidhte si qen ne kanal ??????????????????????????????????????????????????
Nje gje ky avdall nuk e fshehe qe eshte si nje prostitute e vjeter qe ofron aq sa mundet edhe pse i ka ikur vakti. Po ky lloje plere mendon se shqiptaret hane bare dhe do mbajne tere kohes mbi shpine keta parazite. Nuk mbroje Ramen nga kritikat qe bene ky birbo por per alternativat dhe mesazhet qe shperndan. Nuk ka ndonje shkence te madhe per te kuptuar se shqiptaret duan persona te afte dhe te ndershem per te qeverisur dhe jo zevendesimin e nje autokrati te korruotuar me nje pijanec kumarxhi te korruptuar. Nuk duhet te jeshe ANAListe per te kuptuar kaq gje. v.k. ketyre analpolitkesh.
Turull, nuk je gje tjeter veçse nje kundravers ose trajte alotropike e penisit editorial.
Po grinden sherbetoret per ca therrime.Nuk ka shfaqje me te shemtuar te nje shtypi te zene dhe sa te jete akoma keshtu asnje hap nuk do te beje vendi im drejt lirise se vertete dhe demokracise se vertete.Keta s e kane per gje qe ne mbremje te jene me njerin e ne mengjes me tjetrin.Mjere vendi im per keta dhe te tjere monstra si keta.
filluam b…lepirsit te sulmojne njeri tjetrin dhe te tregojne bemat e tyre ne te mire te vendit e popullit .Kur ky Zhei nje kavje e peshtire qe per perfitime personale o eshte bere ure o eshte sulur si egersire kundra atyre qe si kane edhur nje koske ose ta sistemonin ne pozita te rendesishme se ky eshte koke e madhe dhe gjyna qe ta humbase kombi kete dhe Bushatin se pasaj vaj medet media dhe analizat politike te tyre I tille ka lindur e keshtu do te vdesin Zhei e zheistet se jane ngurtesuar dhe sndryshojne dot se keta duan vetem perfitme pa bere me te voglen pune dhe per te lehur sa here preket pronari i tyre.
Zheji nuk po thom se je djale i keq, por me Nanon e ke gabim, ose te kane ushtyr te keqinjte .Nano eshte nje figurat me negative te shtetit shqiptar ne keto 100 vite.Pa vizionin qe ka nje udheheqes, ordiner ne mencuri, fare ordiner ne vese, nese nuk beri ndonje gje me shume si pusht per te mbajtur pushtet se pari e ka nga dembelizmi se dyti nga mareveshja me Salihun per tu bere President ne 2007.Kjo eshte e gjitha.Lere nanon se eshte si nje levere cope cope ku s’ke ku ta kapesh.Nese je i paguar nga qarqe qe duan te kthehet nje virus si Nano ne politike haram edhe ti, nese ta kane futur mos gabo me.Hajt tung.
PO pse , o Zheji, djali (i plakur por i pa pjekur) i Besa Imamit je ti? Me çudite qe ne duhet te lexojme se si permirrni ju, kush erdhi per ngushellim, kush gatoi ne kuzhine, kush pordhi e nuk pordhi. Po pse keto do lexojme ne neper gazetat bemat tuaja? Per kete sherben gazeta apo dhe per te tjere. Zheji, ke ca dite qe nuk ndihesh mire dhe kjo duket nepermjet shkrime, se fundja ç’ke ne mendje , hedh ne leter, por qe te na flasish per Fatosin e per Saliun sot, sikur ne nuk e kemi jetuar kohen kriminale te tyre, do te thote qe vetem ti i di keto gjera. Po shikoj e lexoj qe dhe Nikolle lesi po shahet me Cim Peken dhe shume gazetare te tjere, me shume merren se si do ta zgjidhin ata politiken, por te futen ne politike s’u a mba bytholja, kerkojne ti emrojne ata politikanet me format e tyre bajate; valle ti mos do ILirin?! Mbaje, Zhej, beje pasterma, mbase ke dhe ndonje urim e ai taben, por mos u mundo te na i servirish neve keta baltra qe kane mbuluar vendin sot. Ata jane atje ku jane se kane zaptuar vendin dhe kuptohet, ikja ne menyre demokratike eshte pak e zorshme, por me vjen keq per ate urtesine tende dredharake, ndonje here dhe me logjike te ndermjeme, asnjehere i prere ne mendimin qe jep duke lene tolerance sa andej kendej. Zheji, mbasi tani s’ke me nevoj a familjare apo ekonomike, por mos na derdellise ne, ca te tjereve, se po behesh i padurueshem.
Nuk jam dhe kaq i shqetesuar se ç’fare mendon lepiresbuthasi Zhei ku kariera e tij shkelqeu ne kohen e pianecit Nano !Si ish Drejtori i ATSH i Likes dhe tashme drejtor i gazetes Mapo ii bie dritares te degjoje dera duke ç’faqur haptazi hatermbetjet ndaj Rames(mos ti mbese hateri Andushit se se ka per ate kete shkrim).Me habit fakti se si nje faqe kaq prestigjoze boton nje pergjigjie ku aspak nuk ka te beje me jeten e ketij vendi e aspak si intereson ketij kodosh populli qe se lene rehat k…….at e monizmit .Turit i pelqen shume kariera e Tos piancit se qe shkerdhyesi i pare i shtetit shqipetar ku fale kesaj shkerdhatokracie dolen ne pah talentet si Zhei e Bushatçka Qim Preket,Lut Dervisht ku merite pa dyshim ka shkerdhatokracia Nanoiste qe Turi paskerk ender e shprese se mund te rikthehet perseri ne drejtimin e ketij vendi te shkermoqur pikerisht nga Koçi i politikes shqipetare!E nderuar redaksi kujt i intereson kjo pergjigjie e tille se ç’fare mendon Artui per Andin e Zhei per Bushatin!E vetmja gje e re qe te bene pershtypje ne kete shkrim eshte se Turi me Ramen ne monizem paskerka grisur sa e sa breçka femrash!Ka njerez qe lindin koqe e vdesin po koqe!
je nje ziliqar i keq dhe kete e tregon shkrimi yt….nuk eshte se jam e dashuruar pas Andi Bushatit se ai eshte nje demence me vehte,nje i perkedhelur qe do hedhur ne kosh te plehrave!…Zheji..jeni figura qe sduhet te dukeni fare ne dynja!
Z.Zheji ! Keta qe sjane dakort me ty per Fatos Nanon ,jane te njejtet qe perdornin shprehjet krahasuese vulgare ” ku krahasohet Tosi me Salen o lale” ,”Tosi eshte arapci ,dora jone” ,”Tosi eshte rob zoti ,femna e xhin do gjithe diten”.Jane keta ,te njejtet qe ne emer te Tosit hidhnin vrer per cdo gje shqiptare ,se kur te vinte Tosi Shqiperia do behej Evrope e kyr i kundershtoje perdornin togfjaleshin ….eshte bir kurve Tosi me jahu,ouuu sa zgjut eshte ai.I vetmi birkurvllik i Tosit ishte deshira per alkool dhe dembelizmi qe ju analistet majtiste e shpjegonit si ” shperndarje pergjegjesie”.A duhet te kthehet !?!? Une them se jo.Mjaft me riciklim.Ishte me liberal se Rama e Berisha ,por shume i papergjegjshem.Me shume ne Korfuz e Glifadha sesa ne Tirane.Turma socialiste nuk ka vleresim per liderat ,mjafton kush eshte AntiSali me i forte.Sa po u shfaq Edi ,menjehere e harruan Nanon dhe shpallen Edin heroi AntiSali i rradhes.Mos kerkoni llogjike te turma socialiste.Per te mjafton te jesh fanatik AntiSali dhe te tjerat skane rendesi.Vazhdo z.Zheji te besh ndonje pare si analist,lere Nanon ne Viene me xhin-martinin e tij.Lere dhe Ramen te lyej pallatin e rradhes.Dhe mos o Zot nuk zihet me Ilir Meten se nuk duam as buke e as uje.
Mero, behu ndermjetesi dhe orgnizo nje takim dypalesh koqe me koqe midis zhejit dhe bushatit ku te sheshojne mendimet dhe te shpetoje kombi na ki sherr mes dy gjigandeve te medias. Tosin e Ries mos e shqeteso qe te mundohet te vije ne takim qe na allemanja, ai vjen me skype.
Z. Zheji, kujdes me atë fjalën “komardare”!
Sherr kurvash. Te dy jeni te parashikushem ne cdo teme nga Trump te te pasmet e Bleones…Ti Zhei je zgjatim iMetes. Bushati i nxehur me klan nga qe Klan se fton me…sherr kurvash…sherr byreckash…
Meqe ne portalin demokratik 360 grade nuk lejohen komente po i them ketu z. Zheji se i jemi shume mirenjohes qe perte na mbrojtur nga katallani Rama do te na sjelle ne pushtet Nanon, apo edhe me keq Bashen e Berishen perseri. Si do te benim pa kete sherbim te madh qe na ofrohet. Por, pjesa me e bukur e shkrimit qendron ne pjesen ku Zheji ben nje rrefim tragjik per luften e konfliktit te interesit qe ka brenda vetes. Kjo per mua nuk eshte gje tjeter vec nje realitet te frikshem e mjeran. Te gjitha pushtet ne Shqiperi kontrollohen dhe qarkullojne brenda nje grupi te vogel njerezish. Dhe i gjithe debati ne publik eshte nje farse. Politikane, gazetare, akademike, gjyqtare jane ose farefis, shoqeri apokrushqi. Gjithashtu, duket se autorit i peqejne lideret qe bejne realpolitike, si Nano apo Meta. Por nga ana tjeter harron, ose e ben me qellim, se pikerisht nen drejtimin e ketyre dy personave korrupsioni arriti deri ne kryeministri. Shikojeni si jeton sot Nano e c’pasuri ka Meta. Sidomos realpolitika e Metes eshte aq fine sa e ka kthyer LSI ne nje zyre pune apo karriere politike per te gjithe mbeturinat shoqerore ne kembim te votes. Mbase sherbimi me i madh qe mund te ofrosh z. Opinionist eshte te mos na ofroni opinioni apo analiza te tipit qe beni ne pergjithesi, si ju, ashtu edhe ai qe eshte shenjestra e artikulitt tuaj, Bushati.
nano munt te ishte izgjuar por ai pa qefin e tij po ti ke salin se ai te dekoroi baban per ato vite qe i sherbeve kur ishte ne pushtet deshe ta ktheje por sta varen
O c’u kenaqem, o c’ u kenaqem…
Vertet keta jane anal east et e Shqiperise? Mjere ne qe skemi ku td pime uje vecse ne keneten tuaj. Ngado qe ketheheminuje i ndenjur, ne nje ane Zhei qe flet e flet e flet me pompozitet i dashuruar me zerin e vet(zot sa gjate dhe sa bosh) , ne anen tjeter Bushati qe leh per copat qe i heqin nga goja, se fundi Mero qe ka harruar qe vendi qeverisetnga “i gjati” dhe jetin vetem te shaje Berishen. C u kemi bere o ju befsha n…..
Keta dy plehra zihen per Nanon e Ramen…. Te dy Tironca qe rrine si pula para Sales. Pfuuuuuuuuuuu o rrace legenash, merruni me ate monstren njehere pastaj boni gam-gam per keta te dy.
PO cke me Bushatin xhanem , cfare te beri Bushati. Te tha ato qe meriton , megjithse edhe ai (Bushati) sa majtas djathtas e kthen b…Chyne historia jote familjare per te vlerseuar politikisht Ramen si kryeminister. Sa per njeri te mire ti vete(Zheji) je nje zero. Lere si analist nuk honepsesh fare, dhe e di pse sepse ti nuk ke nje bosht, ti je pa shtylle kurrizorre, je si nje molusk. Ti je po aq demagoge, po aq i pacipe sa te zezen (salen) do ta besh te bardhe.Prandaj nuk bene prokopi shqiperia se ka shume njerez si ti Zheji, qe e shesin by…. lire.
fakti eshte fakt i pakundershtushem.femrat kush nuk i do.burri per ate ka lindur te doje femra.pije etj.koha ka treguar se ai lider qe i ka dashur keto ka hudhehequr me mira shtetin e tij.shiko.Kenedi.Klinton.Berluksoni.Shirak. Kohli,Bleri etj.ne kete liste eshte edhe Nano.kujtoni ne cfare gjendje e mori shtetin dhe cfare beri.kryasorja eshte njerezit qe zgjedh per te bere punen.ekipi qeveritar i Nanos nuk mund te krahasohet me te Saliut dhe Rames.Akur nuk nderynte ne punet e ministrave por dinte ta manaxhonte shtetin per se mbari.kur flet dhe spurdhjaku Kapos dhe behet i dituri i dynjase.i biri mehdiut njeriut me nje ligesi ne shpirt.
Keto lloj “analistesh” si puna zhejit i duhen rames dhe metes per te reklamuar arritjet e shqiprise socialiste