Bamir Topi: Kush po e pengon reformën në drejtësi

29 Maj 2016, 09:22Politika TEMA

Ish­-presidenti dhe kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, shprehet se politika ka frikë nga Reforma në Drejtësi, ndaj po gjen alibi për ta sabotuar atë. Në një intervistë për “Panoramën”, kreu i FRD­-së vlerëson rolin e ambasadorëve Donald Lu e Romana Vlahutin në funksion të ndërtimit të një dialogu mes palëve, ndërkohë që thekson se paaftësia e klasës politike për të gjetur dakordësi lidhet me ngjarje të së shkuarës

“Unë besoj se ajo që lidhet esencialisht me rolin e politikës te Reforma në Drejtësi është shprehja e vullnetit politik, pasi me teknikat ligjore janë marrë ekspertët. Me fjalë të tjera, ajo që i mbetet të bëjë nuk po e bën. Arsyet nuk duhen kërkuar te paaftë­ sia e politikës, por tek e kaluara dhe e tashmja e saj si aktore e menaxhimit të fondeve e pasurive publike, si dhe në çështje delikate politike me rrjedhoja dramatike, si p.sh. “Gërdeci”, “21 janari” etj. Tanimë nuk ka paqartësi. Palët janë shprehur dhe duken tendenca të qarta të sabotimit të Reformës me pretekste absurde, pasi kërkohet votim me 2/3­tat, kur të njëjtët aktorë zgjodhën Presidentin me 71 vota. Mbetet për të parë deri kur do të mund të blofohet.”, tha Topi.

I pyetur se si e vlerëson këmbënguljen e ambasadorëver të huaj për miratimin e reformës, Topi tha se “Konstatimi juaj më duket i drejtë, madje unë kam bindjen se janë partnerët ata që po e orientojnë politikën shqiptare në këtë reformë. Atë që dinë të bëjnë më mirë politikanët shqiptarë është të prodhojnë “zhurmë” e mjegull. Ajo tashmë ka fizionominë e një politike arkaike që nuk u përgjigjet sfidave të Shqipërisë. Me këtë sjellje kam bindjen që nuk do mund të marrim ftesë për anëtarësim për një kohë relativisht të gjatë. Roli i ambasadorëve është në përputhje me vullnetin e vendeve që përfaqësojnë dhe mjaft impenjativ”.

Vullneti i munguar për miratimin e Reformës tregon frikë ndaj saj, apo alarm rreziku për kapjen e sistemit të Drejtësisë?

Sigurisht që është çështje frike në çdo moment. Alibia zgjidhet të përdoret dhe për politikën nuk përbën surprizë.

Ndërkohë, më pak e fokusuar është edhe Reforma Zgjedhore, e cila duket se do të jetë produkt në limitet e kohës. Cili është qëndrimi i FRD­së për këtë reformë?

Po flitet për votim dhe numërim elektronik, por jo për thelbin, sistemin apo listat e hapura dhe korrektimin e votës… Fryma Re Demokratike ka qenë e mbetet e mendimit që gjithçka e deformuar në Shqipëri fillon e zhvillohet mbi platformën e korrupsionit me votën e shqiptarëve. Si gjithmonë, Reforma Zgjedhore bëhet në limitet e kohës, duke dëshmuar arrogancë dhe paralajmërim për vjedhje të reja në votimet e radhës. Ne jemi për ndryshime të rëndësishme si korrektimi kombëtar i votës, komisione jopolitike, lista të hapura etj. Sa i përket votimit elektronik, është çështje teknologjike që duhet të shoqërohet nga ato çka thashë më sipër.

Ligji për dekriminalizimin, sipas jush, solli efektet që priteshin edhe deri në këtë fazë kur të dhënat janë bërë publike?

Jo, jemi ende në fazën e deklarimeve, por edhe në këtë fazë bie në sy amoraliteti në ndryshimin e të dhënave personale apo mosdeklarimi i sinqertë. Mbetet për t’u parë roli i institucioneve monitoruese në këtë proces. Uroj të mos dështojë, si nisma të tjera që kanë mbetur shterpë.

7 komente në “Bamir Topi: Kush po e pengon reformën në drejtësi”

  1. artan fuga says:

    Sa fort qe e ka shtrenguar canten… Duket edhe nga fotografia qe nuk e ka marre akoma diplomen e shkolles..
    Vazhdo, i dashur Bamir, nen udheheqjen e pedagogeve qe te konsultojne per pregatitjen e diplomes…………..

  2. Zgjohu SHqipo ! says:

    Ngrihuni more njerez dhe dhitini me hunj brinjeve !! u bene ca fshatare te menderosur te tallen me popullin !!
    po nuk i zhdepet ne dru kane per te talle bythen me ju .shqiptarin po e bere te pare e humb toruan
    fillon e vret Babane si fillim.pastaj te tjeret

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Askush nuk e ndal reformen ne drejtesi !
    Ndryshoni ligjin per referendumet,cbllokoni kete ligj,qe qellimisht eshte aprovuar per te mos funksionuar.
    Maxhoranca ne prove,ka vullnet politik per te ndryshuar ligjin e referendumit ?
    Votat per ndryshim te kushtetutes i ka !
    Ndryshimi i ketij ligji e ben Berishen te flase me vete !
    Reforma ne drejtesi te kaloj nepermjet referendumit ! Mjaft u morret me nje bllokues.

  4. Toni Boston says:

    Reforms ne drejtesi behet per ju politia net e shkerdhyer Jo per papillon populi ska ca vjedh po ju keni ca ti Vishnu populi taksat Dhe djersen as djersen nuk ka me po I Pini gjakun

  5. ALBAN DEGA says:

    NUK ESHTE KOHA PER PISEDIME ZOTI RAMA!

    – Reforme ne drejtesi sot… Ose zgjedhe te parakoheshme e referendum mbarepopullor per Reformen ne drejtesi nje minute e me pare
    – Enough to it’s enough…. Boll me !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Populli nuk te votoi te lutesh Edi Rama! Kemi boll hoxhallare, prifterinj, popa, dervishe ..,,
    Te votoi te qeverisesh . Qeveris ! Po si mund te qeverisish?
    Nuk ka pase edhe nuk mund te kete qeverisje demokratike pa Drejtesi e shtet ligjor ashtu si nuk mund te kete as sovranitet pa shtet!
    Nuk behet as reforma, as Drejtesia, as shteti me lutje ndaj atyre qe rrenuan e zhbene te pakten pese here kete shtet ne 25 vjetet e fundit…
    Nuk behet e as mos te shkoje ndermend qe kusare qe kane vjedhe, jo 250 , por te pakten 500 milione euro te Autostrades se Kusarise se Kombit, atdheshites si Sali Berisha apo Lulezim Basha, Arben Imami e co. te kapur ne flagrance nga Gjykata Kushtetuese, vrases perserites te 4 shqiptareve me 2 prill 1991, te atdhetarit Remzi Hoxha ne vitin 1995, te mijera shqiptareve ne 97-en, te 26 viktimave te Gerdecit, te 4 protestuesve te 11 janarit 2011… te rrenimit dhe kalbezimit te cdo hallke te shtetit shqiptar te pranojne heqjen e parzmores se Impunitetit per kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit.
    Minave me sahat qe ka lene ne cdo hallke e ne cdo hap te shqiptareve, kjo “bande gangsteresh” po i shtojne cdo dite mina te reja!
    Grushti institucional i shtetit i javes se fundit ku u mobilizua cdo gangster politik, familjar, mediatik i ” kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”. ofensiva komplotuese e cdo skalioni te saj me nje agjent te UDB-s se Milloshevicit qe beri prokurorin e Ministrit te Brendshem me te suksesshem te kesaj qeverie Saimir Tahiri, krahmarrja sa e trashe edhe cinike e kapterr Nishanit ne bashkepunim me Ajazin e Llallen, te gjithe nen komanden e Mareshallit te Beogradit, Moskes…. jane ” Flamuj te kuq”, sic thone amerikanet, alarm e kushtrim per cdo shqiptar qe e do sadopak ate vend te bukur e ate popull pa shtet ligjor e pa Drejtesi!

    Kush e pengon Reformen? Kopili ne dere …

    Nuk ka shqiptar e nderkombetar…. edhe lopa e sheh dhe e di se kush dhe perse po e saboton, po e vonon me cdo mjet e me cdo cmim Reformen ne Drejtesi!
    Sali Berisha e ka emrin dhe mbiemrin qe cuditerisht kane frike t’ia permendin edhe Ambasadoret!
    Banda e gangstereve, ceta e atdheshitesve, lukunia e atdherrenuesve, skalionet e atdhekalbezuesve te cdo pori te tij, Mafia qe ka korruptuar edhe vete korrupsionin si fjale e si koncept jo vetem ligjor por edhe gjuhesor, arrin deri aty sa me nje pafytyresi te pashoqe te akuzoje qeverine dhe mazhorancen se e ka vonuar Reformen ne Drejtesi!
    Kesaj i thote populli me ta lene kopilin ne dere!
    Gjysma e se keqes! Cinizmi dhe arroganca, shejtanbudalleku dhe idiotesia donkishoteske e liderit de jure te saj Lulezim Basha kalon cdo kufi te aresyes njerezore kur ben thirrje per ta vonuar edhe me shume se nje vit tjeter reformen, pra impunitetin e kesaj Mafia te cmendur nga frika dhe paniku i ndeshkimit ligjor te krimeve te saj madhore ndaj shqiptareve dhe Shqiperise!
    Zot ruajna nga marrezira te tilla te diktuara nga Padrinoja i saj!
    Hajde te fitojme kohen e humbur dhe vonesen e qeverise per Reformen ne Drejtesi duke e vonuar edhe mbi nje vit tjeter… Eshte mesazhi me i fundit i SHQUP-it.
    Edhe Don Kishoti i Mances do te cohej lugat dhe do te kerkonte titullin Akademik perballe kesaj cmendurie te Lugatit te Vicidolit, te recituar keq nga Shvejku i tij Lulezim Basha. Aq shume e kane kalbezuar shtetin shqiptar sa virusi i kalbjes u ka depertuar edhe ne qelizat e trurit te vet!

    Emergjenca Kombetare dhe Fenomeni Fullani!

    Ja pse Reforma ne Drejtesi eshte nje emergjence Kombetare.Sot!
    Neser eshte vone!
    Ja pse Reforma ne Drejtesi eshte jetike per shqiptaret dhe Shqiperine!? Sot!
    Neser eshte kurre!
    Pa drejtesi e shtet ligjor nuk ka e nuk mund te kete qeverisje!?
    Pse!?
    Nje shembull per shkelqimin e Zi te antishtetit Dosja Fullani…
    Banka e Shtetit Shqiptar i bleu qeverise ( Shtetit te Saliqit ) Hotel Dajtin, prone e shtetit shqiptar, per te cilin askush nuk ofroi as 5 milione dollare per ta blere…. Taksapaguesve fakira shqiptare iu vodhen me mashtrim, fallsifikim, shperdorim te shumefishte e shume palesh te detyres ne bashkepunim kriminal te mirefillte ne vlera shume te nedha me shume se 6 fishi i vleres se tregut te nje prone shteterore.
    Fullani mori me qera sa Frengu pulen per vite te tera hapesira tek familja dhe klientit e saj per Banken e Shtetit Shqiptar qe do te kishte kushtuar shume me pak po te ishte ngritur e re nga themelet. Shperdorim i dyfishte ne vlera te medha e ne bashkepunim kriminal safi!
    Bankes se Shtetit Shqiptar i vidhen diten per Diell e naten per hane, nen hunden e nen kembet e karrikes se zyres dhe nen kembet e krevatit te zyres, Lexo q… Ihanes se tij gati 8 milione dollare vlera monetare dhe policia me te drejte e ndalon per shperdorim detyre.
    Prokuroria nis hetimet dhe e arreston me burg , sic e parashikon Ligji. Cfare ndodhe?!
    Mafia Politiko- Financiaro- Mediatike e Padrinos cohet ne alarm. Ne skene futet Maliqi, Luigji i 14-te, domethene Saliqi dhe minat me sahat qe i ka lene te gatshme ne cdo hallke te Drejtesise shqiptare…
    Gjykata e nxjerr te pafajshem! Prokuroria “harron” me porosi apo urdher te beje apel!
    Sebepi: Fullani e zbuloi vet hajdutin! Kur? Mbasi kishte vjedhur 8 milione dollare… Mbasi nuk I kishte mbetur gje tjeter te vidhte vec Guvernatorit vet!
    Kryeprokurori Adriatik Palla i zgerlaqur keq nga ” Zeri I Amerikes” belbezon ” tani eshte shume vone… Nuk mund te bejme asgje”
    Hajde kryeproku-hor krimi hajde!
    Po a nuk ta mundeson Ligji Shqiptar dhe nderkombetar qe ta rihapish dosjen nga e para ore proku-hor Plepash!?
    Jo vetem kete , por edhe dosjen e “Beut te Saukut” ku Fullani ka pase dore deri ne supe dhe e shpetoi jo vetem nderhyrja e nje poltbyroisti por edhe roli si hafije e Sigurimit te Shtetit!
    Cfare ndodhe tani… Oreksi vjen duke ngreje… Zollumi keputet prej se trashi, thote sovrani!
    Fullani kerkon jo vetem rikthimin ne vendin e meparshem te Kusarise masive mbi 50 milione dollareshe por edhe demshperblimin prej 500 000 dollaresh ” sepse i ka ikur oreksi”, sic mashtrim mjekja e udhezuar nga Kryeavokati i Fullanit.
    Nje shembull i gjalle I filozofise Popullore : krimineli kthehet gjithnje ne vendin e krimit…

    Nje gabim fatal I Fullanit…

    Nje rast i mrekullueshem per prokurorine per te rifilluar hetimin nga raporti mjekesor qe eshte denoncuar publikisht ne media si fiktiv, mashtrim dhe eshte dorezuar edhe ne Gjykaten Administrative te Tiranes!
    Tani as Adriatik Llalla nuk ka me shfajsim “nuk mund te bejme asgje”!
    Sa qindra milione dollare pagoi e po paguan Qeveria juaj dhe zoti kryminister per borxhet e pashlyera ndaj bizneseve vetem per rruget qe mburret Berisha e ju i paguat!?
    Po per CEZ- in e Albprtrolin, per ARMO-n, per prona te tjetersuara nga gjykatesit e Baba Dokut dhe pagesat per vendimet e Strasburgut?
    Po per Shendetesine e sakatuar e aresimin e Plepave e Akademive te Domosdoves?
    Po per…. E di qe nuk Jane paret e tua e as te Ilirit por te taksapaguesve shqiptare, por jetoj jo vetem me hallet e tyre edhe me kokecarjet tuaja…
    Deget i kemi te perhapura ne pese kontinente por rrenjet i kemi ate ate toke e ne ate truall flori e perle natyrore!
    A ka shembull me te qarte se cfare sjell mungesa e Drejtesise dhe Shtetit ligjor!
    A ka kushtrim me te madh per qeverine dhe Kuvendin e Shqiperise per te miratuar nje ore e me pare Reformen ne Drejtesi!
    Si?
    Me konsensus?
    “Keshtu” ” sic themi ne e asesi ndryshe” eshte diktat jo konsensus!
    Me lutje!?
    Moresine, lutjet, tolerancen Padrino I sheh si dobesi, e i SHKEL me kembe!?

    Cila eshte zgjidhja!?

    Zgjedhje te parakohshme, ka thene Pandeli Majko para disa muajsh dhe analisti mendjemotehte Andrea Stefani ne nje analize para dy ditesh tek gazeta ” Dita”!
    Majko e quajti kete zgjidhje si Plani B!
    Mendime te aresyeshme, por jo zgjidhja e plote!
    Zgjidhja e plote e ketij ngerci politik dhe ligjor, pervec zgjedhjeve te parakohshme Parlamentare kerkon ne te nje jeten kohe edhe Referendum mbarepopullor per Reformen ne Drejtesi!
    E vetmja e “keqe”qe mund ti vije Shqiperise eshte se ato do te shumezonin me zero opoziten destruktivr e shtetrrenuese te Mareshallit
    Cdo lutje per bisedime ( pazarlleqe ) te reja politike do te sillte jo vetem vonesa te reja, por edhe cenim te metejshem te thelbit dhe qellimit te saj madhor per Drejtesi e shtet ligjor ne Shqiperi, sic ka ndodhur te pakten kater here gjate ketyre 15 vjeteve te fundit!
    Enough it’ s enough, thone miqte dhe aleatet tane strategjike amerikane!
    Edhe durimi kinez i Ambasadorit te nderuar amerikan, Shkelqesise se tij Donald Lu ka nje kufi!
    Enough it’s enough!
    Boll me!
    Eshte koha per veprime jo per pisedime!
    Pisedime… nuk eshte gabim ortografik. Nje fjale e re shqip per pazarlleqe te felliqta, per bisedime te pista pa bereqet, per te vra kohen e te ardhmen e shqiptareve dhe Shqiperise!
    Shkurt e shqip: Jo me pisedime!
    Le te flase sovrani me voten e tij te lire!

    Sent from my iPhone

  6. Luani usa says:

    O vetulle i djathte i ngritur larte Bamir Topi, thuaj me emer dhe mbiemer se ”Kush po e pengon reformen ne drejtesi”?!

  7. shqipe says:

    O behet reforma ne drejtesi
    (Edhe kjo nuk do me fjale.)
    O, del ne drit’ ky popull fatzi
    O, futet i teri nga ka dale!…

    Dhe neser per salen, sallhanet pas…
    Per shqupin vrastar e hajdut…
    Ne qafe le tu varet nje derrase
    Ku te shkruhet:” Halea me…!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje