Rama, i tradhtuar nga të vetët apo...

28 Maj 2016, 16:49Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Është ripërsëritja identike e një skene të ndodhur pak më shumë se një muaj më parë. Deputeti Sali Berisha, ish­kryetar i PD­së përjashtohet nga punimet e parlamentit për një periudhë dhjetë ditore. Bashkë me të, bojkoton apo për të përdorur një fjalë më të butë, vetëpezullohet po për kaq ditë edhe grupi parlamentar i PD­së. Si rrjedhojë, qëndron pezull edhe çdo proces tjetër politik që kërkon bashkëveprim, bashkëpunim apo bashkëvotim të shumicës me pakicën politike në vend.

Duke nisur me reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi është nevoja më urgjente në kohë e kësaj kohe, për të cilën ka shumë pak kohë në dispozicion që të miratohet. Një reformë, të cilën kryeministri Rama, përkundër gjuhës së tij të zakonshme, i është lutur në mënyrë të pazakontë PD­së që të mos tërhiqet nga procesi. Bëhet fjalë po për të njëjtën reformë urgjente e cila duhej të ishte miratuar dje, siç ka përsëritur e përsëritur Ilir Meta, bashkëqeverisësi në maxhorancë.

Por në dhjetë ditët e ardhshme edhe fryma për fatin e reformës, edhe vetë reforma do të qëndrojë pezull: së paku në pjesën që ka të bëjë me bashkëveprimin, bashkëpunimin e bashkëvotimin e mundshëm të pozitës me opozitën. Sepse opozita nuk është. Sido që ta shohësh dhe nga cilado anë ta shohësh, ky është përfundimi logjik i asaj që ka ndodhur duke u nisur nga e enjtja. Ora që numëron ditët për afatin e nevojshëm për miratimin e reformës u kurdis mbrapsht edhe për dhjetë ditë të tjera.

Në kushte normale, shkaku pse ndodhi një gjë e tillë, fjalimi i errët i zotit Berisha dhe fjalori i të njëjtës ngjyrë që ai përdor zakonisht në Kuvend, do të ishte anormal. Të enjten Doktori nuk tha gjë më shumë apo më rëndë se në të tjera fjalime që ai ka mbajtur pafund e pambarim në këto tre vjet me kostumin e deputetit dhe me CV­në e deputetit më aktiv të parlamentit. Me një logjikë puritane, të themi, me etikë të standartit minimal evropian, ai duhej të përjashtohej mbas çdo fjalimi që mban në Parlament. Si në rastet kur flet për zogjtë shtegëtarë, si kur flet për pasardhësin e tij që është ulur në karrigen që mbajti tetë vjet me radhë. Por me standardin e zakonshëm shqiptar dhe për hir të hallit të madh shqiptar që po qahet për muaj të tërë bashkë me miqtë e huaj, amerikanë e evropianë – reformën në drejtësi – ndoshta do të duhej një reagim i ndryshëm ndaj tij. Dhe bashkë me të, për rrjedhojë, edhe me gjithë partinë demokratike dhe opozitën në tërësi, do të duhej një reagim tjetër.

Me nerva të përmbajtura. Me dhëmbë të shtrënguar. Madje, madje, edhe me magjinë që bën nevoja, e cila shndërron në dajë të dashur edhe derrin e urryer. Në Evropë, me gjasë, një akt i tillë quhet realpolitikë.

Në një sherr politik, zakonisht faji është i më të fortit. Edhe kur më i forti – në numra – nuk ka pikën e fajit, ai është fajtor nëse situata politike tensionohet në ekstrem. Qeverisjes i intereson qetësia që të qeverisë. Opozita lutet për rrëmujë që të mos lejojë qeverisje “normale”. Edhe në rastin kur opozita si në anekdodën e vjetër me Nastradin lëshon brezin përdhe dhe lutet që t’ja shkelin për të kërkuar pastaj llogari se pse i shkelën brezin.

PS ra sërish në kurthin e brezit të shkelur dhe të nervave të lodhura. Duke përjashtuar Berishën dhe PD­në ajo riktheu dhe njëherë tensionet e panevojshme në politikë, që e bëjnë edhe më të paqartë votimin për reformën në drejtësi. Në mes të javës, duke ftuar gjithë xhentilesë Bashën në takim në rrugën e ish­Bllokut që bashkon kryeministrinë me godinën e kryesisë së Kuvendit, Rama realizon një akt të fortë të realpolitikës. Por duke nisur me këtë të enjte e më pas, kur lejoi që nga selia e PS­së Berisha i përjashtuar të jetë “… kryetari i SHQUP” dhe Basha, i ftuari i tij, të jetë “…kukulla e Berishës”, bëri që akti i tij të marrë vlerën e zeros po në realpolitikë. Pavarësisht shkakut, pasoja është e vetmja gjë e dukshme që dëmton shqiptarët. Që dëmton shumicën dërmuese të tyre, të masës mbi 90 për qind, të cilët janë “…të pakënaqur me gjendjen e sistemit të drejtësisë” dhe për rrjedhojë, duan një reformë serioze në drejtësi. Dhe kjo është partia më e madhe në vend, e ndarë në mes partive kryesore në vend dhe në partinë e indiferentëve që nuk duan asnjë nga partitë tradicionale të vendit.

Vota abstenim e Ilir Metës në procesin e paracaktuar të përjashtimit të Berishës nga punimet e Kuvendit shërbeu të premten vetëm për të kujtuar të njëjtin detaj që harrohet rregullisht në Tiranë: realpolitikën. Atë tërësi aktesh, sjelljesh e qëndrimesh që dikur latinët e vjetër e shprehnin në formën e një këshille që pakkush e njeh në Tiranën e mbushur me plot amatorë të zellshëm politikë: Edhe armikun më të egër mos e rretho kurrë nga të katër anët. Leri të paktën një shteg që të shpëtojë! Nesër, ai do ta bëjë të njëjtën gjë me ty. Si pasojë dhe jo si shkak, kësaj here, Rama në mos nga vetja, u tradhtua nga miqtë e tij më të afërt në PS. Dhe viktimë, si zakonisht në këto kohët e fundit, është sërish reforma në drejtësi që duhet të ishte miratuar dje. (Java News)

30 komente në “Rama, i tradhtuar nga të vetët apo…”

  1. adi says:

    lorenc me duket se me ke lexuar mua dje te tema!!!!!!

    1. Fshatari says:

      O Lenci lexo editorialin e xha Meros dhe thellohu

    2. Gano says:

      Realpolitika ka tjeter kuptim nga kjo qe thote lky ish oficeri ketu

  2. Asnjanesi says:

    Jam plotesisht dakort me kete arsyetim, o maxhoranca eshte naive qe bie ne kurthin djallezor te komunistit berisha qe te shtyje sa te mundet reformen ne drejtesi , o ka Brenda tyre persona qe kane te njejtin qellim.Por fajin kryesor e ka Meta qe e le aq shume te llomotise nderkohe qe atij duhet ti jepet fjala si gjithe te tjeret.

    1. BLEDI says:

      po cfar asnjeanes je ti more komunist, te te vije turp per berishen qe u ngrit ne 90 e solli demokracine po ti ku ishe??????

      1. adi says:

        BLEDI
        nese nuk jemi dakort me ca truthare rilindje ketu qe jane bere qesharake.
        nuk eshte se duhet patjeter te zvendesohen me ca truthare te tjere por berishiste.
        berisha ka vetem nje merite per rezimin e sistemit komunist ne shqiperi se ishte me fat qe turma e vendosi rastesisht ne krye.
        se po ti hysh pastaj teorive se si vajti atje a e shtyu turma a e shtyne ca te tjere se si jua futi shokeve te tij qe diten e pare me shume e ben pis se e nderon berishen.
        berisha ne historine e tij politike ka vetem 2 merita
        a) qe kuptoi rendesine e rrugeve ne shqiperi dhe se keshtu dhe vete mund te bente ca leke po tek e fundit la ca gjera qe vlejne
        b) per hir te mbrojtjes qe duhet ti bente vetes ndihmoi njerezine duke denoncuar me nje vendosmeri per tu admiruar per mos te lene grupin e pasur rilindas qe ne njefare menyre te instalonin nje sistem kleptokrato-autoritarist ne shqiperi.

      2. Grigor says:

        O Bledi, ku ke qene keto 25 vjet mo? Ne gjendjen kome? Tani u zgjove? Hajt te shkuara, por kujdes, mos u rrezo me nga shkallet. Kesaj radhe shpetove vetem me nje penallti ne trurin e vogel, po heres tjeter do na lesh shendene.

  3. xhemal says:

    fatekeqesisht ne shqiperi gazetare .shumica jane kethyer ne servila o te pushtetit o te partive o te pronareve ne shumicen e shkrimeve te tyre menjehere gjen fytyren e politikanet te pushtetarit apo te pronarit qe e paguan osé i jep kockat e mbetura Pas ngrenies i tille eshte edhe vangjeli i likes

  4. Agron Selami says:

    O Z. Stefani,
    Cfare analistesh jeni ju qe shkruani ne kete menyre?!
    Kjo eshte loja qe bejne prej vitesh politikanet shqiptare.
    Kur ishte mundesia qe te hapeshin bisedimet me BE ne kohe te Berishes (Znj. Topalli kurdisi sahatin ne fasaden e zyrave te saj),
    socialistet bene c’eshte e mundur qe te sabotonin. Nuk vlejten per asgje peticionet e “intelektualeve” etj.
    Tashti eshte rradha e Bashes & Co. Kush ka pak mend ne koke e ka ditur prej fillimit se PD nuk do te behej pale per reformen.
    I pari Z.Meta (nje shejtan budalla klasik) me thirrjen “reforma duhet te kaloje me konsensus”. Lexoje: reforma nuk duhet te kaloje!
    Bashes (ashtu si edhe Rames e Metes) nuk i djeg per Shqiperine. Thjesht ai (si edhe padrinoja i tij, Berisha) nuk mund te pranoje te hidhet nje hap qe do te konsiderohet si nje sukses i PS. Dhe kur, nje vit para zgjedhjeve te reja!
    Te shkruash, ne ate menyre qe po beni ju dhe te tjere kolege gazetare, sipas meje, eshte te vetefyesh intelegjencen personale.
    Padyshim, qe ju e dini cili do te jete rezultati i kesaj pjese te komedise se re te politikes shqiptare: Reforma nuk do te votohet dhe pike.
    Goni

  5. narmali says:

    Gabim Lorenc. Real politika eshte ta besh dhe ta realizosh realisht ate dhe jo me prapaskena dhe paraskena. Nuk ka asnje tradheti, por dihet qe reforma ne drejtesi nuk votohet prej Flamur Nokes me shoket e tij , prandaj te zbatohen normat dhe rregullat se ate kerkon dhe reforma, zbatimin e ligjit. Pra , te kerkosh te votosh nje reforme duke shkelur nje norme dhe rregull te shkruar nga te gjithe, do te thote te ruash topet e dashit se mos i bien gjekundi. E kane vendosur “ata” qe nuk votojne reforme, le te lutet Rama, le te abstenoje Iliri, le te denohet apo mos te denohet Saliu gojehalé; ata nuk votojne. Flamuri do votoje reforme?! Pastaj reforma ne drejtesi nuk duhet te votohet per forme, por me bindje se eshte e nevojshme. Per “trimat” e pd-se nuk eshte e nevojshme, per shqiptaret po. Le ta vendosin shqiptaret si te duan. Ne qoftese duan Saliun… me shume se veten, portofoli tyre, ashtu le te veprojne.. Prandaj mos kerkoni gjithnje te shkelni diku per realizuar nje reforme qe kerkon te mos lejoje shkelje.

    1. BLEDI says:

      e ke shume mire duhet ta votoje arben ndoka, mark frroku, armando prenga, alfred peza, tom doshi etj

  6. Gaspri says:

    Nje nder ata je edhe ti.

    Perpiqesh gjoja te nderhysh me “rreze lazer”, por ne gjuhen mjeksore sidoqofte konsiderohet nderhyrje dhe per cdo nderhyrje “mjeku merr parate”. Sidoqofte Rames do i sherbeje edhe ky shkrim.

    Qe te jemi te ndershem, Rama ka qene burrerisht ne balle te punes per te bere reformen ne drejtesi. Si duket kohet e fundit ka dakordesi edhe nga LSI-ja. Keshtu eshte?
    Meta ka 3 vjet qe e le Berishen te flase cfar i do qejfi ne Kuvend. Per masat ndaj tij Meta abstenon. Ka gja per te mos kuptue ketu?
    Ti pse i ke hyre kesaj pune, te tentosh te besh “pergjegjes” Ramen ne kete mesele?
    A e kupton se barra kryesore per mos miratimin e reformes ne drejtesi eshte e vete Ilir Metes, pasi ai eshte kryetar i Kuvendit, ai duhet te negocioje me grupet parlamentare, eshte komisioni i Ligjeve, strukture e Kuvendit, qe ka nxjerre nje produkt dhe cuditerisht Meta eshte i terhequri i madh ne kete ceshtje? Nuk eshte keshtu? Them se keshtu eshte. Provo me nje shkrim te kundershtosh kete ekuacion! E di qe nuk do e besh, jo se nuk e di por se nuk mundesh ta besh kete pasi “ka kosto”. Atehere?
    Atehere mos bej ate qe nuk duhet ta bejsh, qe nuk eshte mire ta bejsh- qe ne shqip i thuhet “te percajsh” apo si e quani ju njerezit me shkolle : “SHANTAZH”.

    Lerjani “Zhejit” dhe zhejve te tjere kete punet, ti nuk je dallue ma pare per kete zanat.

  7. Paulsad says:

    Nuk ka p ….. some qe e shpeton kafen e Vicidolit edhe ne te Sheqeres te futet.

  8. Vladi says:

    PD-ja ka rene pre e injorances se saje . Vitin tjeter Edi Rama fiton pa LSI dhe zgjedh e vetme Presidentin, Krye prokurorin dhe largon Visho Diçital Ajazin.

  9. b.kanani says:

    Zoti Vangjeli duhet menduar per zgjidhje tjeter se berisha e beri dhe po e bene lemsh kete shqiperi te vogel,po pse pordhet e berishes do te degjojme cdo jave,ore beri thirrje o popull rrembeni armet cfar doni ju kur tu vijne te armatosur e te rrethojne parlamentin atehere do merrni masa ndaj ketij njeriu te rrjedhur.Ngaqe po e perkedhelni ai bene keto,por ju cojeni reformen ne parlament dhe atje nje nga nje te shikojme kush e do e kush nuk e do,se votat i kemi ne dhe pastaje te vijne e te kerkojne votat,po keshtu nuk vazhdohet,byroja nuk denoje pd por salin per veprimet qe beri dhe ata vetlargohen ne mbrojtje te qenit po cfar partie jane ata more.

  10. ylli says:

    Me kujtohet parrulla e famshme e Edit para ca vitesh…..Na jepni Fierin ,t’ju japim Evropen.Dhe Lorenci e perkrahu atehere kete parrulle antievropiane idiote me teza idioteske.Dikur Haxhi Qamili thoshte ….ce du Evropin kur kam Kavajen e Shijakun.Sot bejne te habiturin!? Dhe kush !?!!?? Socialistet!!!!!! Pfffff ca shemtire !!!!

  11. shqip says:

    u be si pazari i gjese se gjalle. ma jep , ta nep. merre kaq , ma jep aq. idiotizma sharlatanesh qe genjejne veten dhe pjesen e pa ditur te mases. qe ne fillim te kesaj “reforme”, u bene te qarta menyra dhe numrat se si do realizohej. u studiua per te mos u realizuar. teorikisht kete e tha edhe rama. “ne nuk i kemi 94 vota te nevoshme”. pra duhet te votoje minimalisht edhe nje pjese e pd. e gjitha behet per tu hedhur sy nderkombetareve. per arsyen e thjeshte se keta nuk kane e nuk kane patur kurre nder mend te hyjne ne europe. te me falni ju te nderuar bashke kombasit e mi. e kuptoni ç’do te thote te aderosh ne be? do te thote te mos te prese shpata ne asnje ane. do te thote te kthesh ate qe ke marre , po qe nuk te takon. do te thote te kalosh nje pjese te jetes pas hekurave. tani ketu shpresojme, besojme, morpo edhe sugjerojme. po eshte e qarte si drita e diellit qe katovica i ka hedhur te forta themelet. keta nuk luajne nga vendi . e keshtu do shahen e do rrihen me njeri tjetrin. si vellezer te njejtes nene qe zihen kush te marre racionin me te madh. por me idealin e forte, qe pushtetin dhe ekonomine do ta mbajme ne. kthjellohuni e hidhni syte edhe per qark, te kuptoni si ka funksionuar ” loja”. prandaj e perseris, dhe shpresoj te mos me censurojne. shqiperia protektorat. shqiperia eulex. shqiperia e administruar me governator te emruar nga okb. administrata e larte e huaj. pastaj do ja ndijejme te miren e do themi ku paskemi qene. ose rrini e beni sehir thiatron e shemtirave anadollake.

  12. aqif tahipi says:

    O Lenco kete here ja ke futur si kau peles .Shpresoj se nuk ke krijuar bindjen se votuesit e ps nuk jane te afte te kuptojne realpolitiken ( kurvopolitiken ) shqiptare.Natyrisht ti ke te drejten te mbrosh cdo lloj politike te lsi ,por ama jo ne kurriz te ps.

  13. Arti says:

    Kjo qe Vangjeli shkruan eshte me sinkron me punedhensin e tij bej cte duash se ky popull keahtu e done…! Ktyre nuk ju intereson qe kuvendi te jete vendi I debatit por gjykata e fyerjeve pa kufi… Ku asgje mos te merret vesht ama kta te paguhen te vjedhin se ky popull kte done…? Ky eshte Vangjeli qe mbron saliun dhe ilirin sepse ai ka hallin tek rroga jo tek dmokratizimi I institucionit qe munde te ngjalli shprese per shqiptaret. Tung

  14. a says:

    denohet ose jo berisha ai nuk voton kete reforme,por te pacten ne kuvend te ket regull dhe jo populli i shkrete te degjoj diaren e ketij te cmenduri qe shume anal iste e quajne opozite te forte le te mos e votoj kosto per pd do jete vitin tjeter PS mer presidentin dhe pas ketij edhe shikun,k/prokurorin dhe gjithe kupolen e drejtesise atehere le te lehin keta anal se po kapet sistemi

  15. gk says:

    Analizat me te sakta prej “Gaspri dhe “shqip ” respekte dhe falenderime per kohen dhe energjine .

  16. Astrit says:

    Zoti Vangjeli. Qyshkur je futur ne prehrin e ILir Metes, je bere gjithnje e me i pabesueshem. Ne qoftese jeton ne Shqiperi duhet ta kishe mesuar se PD eshte kunder reformes ne drejtesi pavaresisht se Berisha eshte
    Brenda apo jasht kuvendit.

  17. Emigranti says:

    Per mua te pertej detit, te pertej mbijeteses dhe te pertej sistemit te neveritshem te politikes aktuale shqiptare, i vetmi ngushellim eshte qe te mos perfshihem ne lojen e ndyre te partive politike PD, PS LSI. Ato jane mozaiku i realitetit te dhimbshem te Shqiperise se ketij fillim shekulli. Si mundet qe shqiptaret akoma nuk e kuptojne se Sali Berisha dhe Edi Rama i bejne thjesht gjimnastike koke (alla kineçe) shqiptare se kush vjedhe me shume, se kush e perdhunon me mire “te mjeren shqypni”? Si mundet qe shqiptaret akoma nuk e kuptojne se nje dirigjent skraparlli si Ilir Meta po e bejne Shqiperine gazin e botes?

  18. Sejdini says:

    Nje shkrim hosana per Ilir Meten. Keshilltari besnik i tij, autor i shkrimit, shet pordhe me rigon. Bir Selman i nenes.

  19. gjon cima says:

    A eshte perjashtuar ndonjehere Berisha per sulmet e renda per problemeve psiqike kunder Rames nga foltorja e parlamentit? Shume interesante… Blushi nuk eshte perjashtuar asnjehere kur e akuzon per faje te renda.

  20. goon cima says:

    Ju jam shume mirenjohes per faktin qe evitohet komenti im…

  21. gjethi says:

    E çfare eshte “reforma ne drejtesi”?! per mendimin tim thjeshte nje hiç,te huajt e kerkojne politikaret shqiptar e sabotojne edhe po te behet,nga do te vijne prokurore e gjyqtare?nga Gjermania,Norvegjia apo Danimarka?jo ata do dalin perseri nga nje popull kusar qe pjesa dermuese e ka mendjen per te vjedhur,harrojeni se ka per tu vendosur drejtesi ne Shqiperine e bere rrumpalle nga agjenti i udb-es sali dixhitali i cili ka 25 vjet(normal me shume por ne keto vite ka patur çelesat per shkaterrimin total te shoqerise dhe vlerave te mira te saj) qe po mbjelle shkaterrim,urrejtje ne mes te shqiptareve.Vetem diktatura i disiplinon shqiptaret,pjesa dermuese e tyre nuk respektojne ligjet ne respekt te tyre por nga frika.Kush ka nje mendim tjeter te bej nje krahasim me kohen e diktatures dhe tani dhe te nxjerri konkluzionin e tij.

  22. ardian says:

    o lorenc, po kaq budallenj te duken shqiptaret, sa te te besojne hajvanlleqet e tua, se fajin na e paska Rama (Edi), ndersa Meta (Iliri) e shikon me qetesi e dashuri? Po nuk ke fare turp per kete artikull, ?Je treguar demagogu i nivelit me te ulet qe kam pare ndonjehere. Apo ta do puna per shkak te rroges qe te jepet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje