Koço Kokëdhima shpërthen ndaj Karlo Bolinos: Spekulant e mashtrues që shpërndan intriga

28 Maj 2016, 14:09Politika TEMA

Në përfundim të zgjedhjeve për kreun e ri të degës së PS-së në Vlorë, ku fitoi kandidati Anduel Tahiraj, deputeti i PS-së dhe koordinatori i qarkut Vlorë-Gjirokastër, Koço Kokëdhima, sulmoi edhe botuesin e Shqiptarja.com dhe Report Tv, Karlo Bolinon, dikur ish-ortak i tij.

Kokëdhima e ka cilësuar Bolinon si një spekulant dhe mashtrues.

Sulmi i Kokëdhimës erdhi pasi mediat e Bolinos akuzonin kandidatin e Himarës, Ilir Gjicali, se është person me precedent penale dhe se mbështetet edhe nga Kokëdhima.

“Jam informuar mbrëmë për një publikim që bënë mbrëmë mediat e Bolinos, ku e paraqesin Ilir Gjicalin si njeriun tim, si të përzgjedhurin tim dhe si njeriun që është mbrojtur me zjarr dhe me këmbëngulje nga unë në kryesinë e PS-së së Shqipërisë. Së pari, dëshiroj të them se Bolino është një gazetar perëndimor, ka përvojë punë në “Ansa” dhe ndoshta edhe në gazeta të tjera në tregun e shtypit italian dhe e di mjaft mirë se të shpërndash intriga, spekulime dhe mashtrime është një mëkat jo i vogël për njerëzit që bëjnë media. Fakti që Bolino, jo vetëm në këtë rast, por edhe në raste të tjera, merret me intriga dhe shpërndan informacione tërësisht të pavërteta, tregon se ai është i motivuar në interesa për t’u përfshirë në këto intriga dhe shpifje. Gjicali si qytetar është i imi aq sa është i Nishanit, sa është i Ramës, sa është i Metës, aq sa është i Berishës, aq sa është i çdo shqiptari tjetër. Si socialist, Gjicali është i imi aq sa është i Ramës, sa është i Rucit, sa është i çdo socialisti dhe drejtuesi të PS-së tjetër. Ai ka qenë aktivist i PS-së përpara se sa unë të vija në PS dhe në politikë”, tha Kokëdhima.

Më tej Kokëdhima, ka shtuar se: “Unë i kam njohur që të dy, edhe Bolinon edhe Gjicalin, dhe mund të them opinionin tim se Gjicali është një burrë me shumë vlera, madje qëndron shumë më lart nga vlerat e veta se sa Bolino. Kështu që nuk mendoj se duhet të bëhet rasti i tij një rast për sulme të paprecedenta, as për llogari të sulmeve që bëjnë ndaj meje kundërshtarët e mi politikë, dhe as për arsye të tjera”.

18 komente në “Koço Kokëdhima shpërthen ndaj Karlo Bolinos: Spekulant e mashtrues që shpërndan intriga”

  1. Ana says:

    Shume i drejt reagimi i Kokedhimes. Carlo informon popullin Në menyre Të shformuar, per interesa Dhe inate personale. Shume e turpshme

    1. adi says:

      po tani fajin e ka saliu???
      apo do na thoni qe edhe bollino eshte i saliut
      pse valle kudo ku ka dore ky ne permet ne vlore ne himare ka vetem 1 kandidat????
      imagjino sa pak njerez dhe sa antipatik eshte ky nder socialiste vec edi rames ,sa nuk ben dot 2 njerez bashke ne nje vend qe ti kete te dy te tijet. se votat socialisteve do i degjoje ne zgjedhje ky si gjithe rilindasit.
      po nuk e kuptoj pse nuk arin ti ktheje dot pergjigje bollinos ne njeriu i tij eshte apo jo i inkriminuar.
      kur vjen puna te pergjegjesia si ne rastin e balilit mundohet tjua e ngeci te tjereve qe nga rama deri te nishani e nga meta te saliu. a nuk ju duket se eshte gallata e rradhes e rilindasit kokedhima?????

      1. Ada says:

        Koço ka te drejte. Nuk me rruhet fare per te. Por Bollino eshte fiks ashtu. Me besoni ju lutem. E njoh mire

        1. adi says:

          Ada
          lutja jote per tu besuar duket me shume si nje lutje per tu futur ne pune ose per te mbajtur vendin e punes.
          ada goce e mbare
          nuk ka rendesi se sa i mire eshte nje njeri per njerin e sa i keq eshte tjetri per tjetrin.
          se po u nisem thjesht dhe vetem nga konsiderata te ngushta personale dalim te deklaratat e te birit te eskobarit te vertete qe i jati i tij ishte me i miri ne bote.
          shoqeria ka zhvilluar ca mekanizma te tjere per te vleresuar te miren dhe te keqen ne shoqeri
          pra nese kokedhima ben zgjedhje partie me nje kandidat ato nuk jane zgjedhje po emerime dhe fillon e cenohet ajo e gjithepranuara ne shoqeri se nese nuk ka me shume se 1 kandidat nuk jane zgjedhje po tallje.
          e per te kaluar te tjetra per shqiptaret nuk ka rendesi sa i mire eshte kandidati i kokedhimes per vete kokedhimen se kete nuk e ve njeri ne dyshim ,per shoqerine ka rendesi integriteti moral i njeriut. nese ai eshte i inkriminuar ka pak gjasa nemos aspak qe shoqerise ti vije e mire nga kjo kategori.
          pra vajze e mbare konsiderat si te mira si te keqia te nje njeriu te vetem nuk kane fare rendesi kur jane cenuar standartet e gjithe pranuara ne shoqeri.
          nuk besoj qe te kapesh ndonje vend te mire pune se nuk dukesh nga ata te rangut rilindas.
          `

  2. Alberta says:

    Sepse i tille eshte Bollino nje intrigant he shpifes i pafytyre qe do te hedh balte mbi njerez qe punojn fort per zhvillimin e ketij vendi.

  3. Zenel cepo says:

    Gruaja e bollinos, malltezi mori 6 mln euro nga irfan hysenbelliu qe ta kthente kursin nga shqupi dhe shpifi nje mal me te paverteta .si jorruazor qe eshte bollinua e pozicionoi shqiptaren pro qeverrise ( qingji urt pi 2nena .pi servili gjithe kopene ) po kur e pane cplack ishte e lane vetem te gjithe .neperk e paburre qe jep dhe shpirtin per lek

  4. Lili says:

    O njerez? Ata qe e njohin Kocon e dine se cfare vlerash ka. por un po ju them nje gje: Eshte njeri me zemer shume te madhe, i zgjuar, dhe punetor. ndihmon shume njerezit, pamvaresisht qe berisha e te tjere car nuk shpikin se jan vete te zhytur me pislliqe . tju bej nje pyetje? kush e do njeriun e mire sot?!!! mos u dorezoni kurre familja Kokedhima.

  5. Edison Halili says:

    Filluan cerat e kocos me komentet. Po jeni edhe nja 3 muaj pa roga o te shkret. Ikni beni ndo1 pune ne jete lereni legenin koco se pas nja 3-4 muajsh do mallkoni veten qe e lat e u perdori.

  6. Flamurtari says:

    Paska leshuar Koçua stafin qe te komentojne ?

  7. xhemal says:

    mero gjithmone ndjek kocon edhe kur ai ve te ne hale ve te mero eshte. nje percares me mire mos ta lexoni

  8. Lirija e Taçit says:

    KY STAN KETE BULMET KA
    Pleherave te ‘informacionit’ ‘bolinot’ e huaj edhe sikur tu fusin ‘BOLET’ grave te tyre do ti thone ‘faleminderit e prape do shajne KOKEDHIMEN SE ESHTE SHQIPETAR!

  9. Daku says:

    Mut mashina kak shoferi I thone ksaj.

  10. Bolino I ka te gjitha per ti shitur, pak rendesi ka e vertet.

  11. NO PASION says:

    PO ME BOLINON CPATI KOKDHIMA…..SKENA GROTESKE NE SARANDE ………SHOKO KOCO DUKE BERE XHIRO NE BULEVARDIN ANES DETIT NE SARANDE KTHEHET NGA NJEREZIT QE I NJEH U FLET TI AFROHEN DHE DY CUNA QE I KA ME VEHTE I BEJNE FOTO DHE AI I PARAQET SI….ME DO POPULLI ….NJE POPULL SARANDIOT QE BEN GALLATE ME SHOKON KOCO TEKSA E SHIKON TE VETMUAR DUKE BERE SHETITJE….NJE POPULL TEK I CILI NUK HENGRI BUKE AS BAXHANAKU I ENVER HOXHES JASHAR MENZELNXHIU E JO DON KISHOT SI SHOKU KOCO APO FEUDAL SI SHOKU SALI….

  12. Jane leshuar gridistet apo dumistet qe I shkerdheu daku . Nuk merren me parimin po me komentuesit . KK eshte legjenda e jugut . Ne ja dhame mandatin nje here , ne do ja japim prap .

  13. Besi says:

    Fakti qe shkruani per Z. K.K do te thote qe ai eshte edhe me i fuqishem dhe i suksesshem se cmendoni ju. Boll i faturuat me shpifje dhe balte. Po ka sh te drejye qe e cileson ashtu Bolinon. I tille eshte. Do vec te shesi lajme.

  14. Toni says:

    Pale kur na dilte xhiro ne Vlore neper bulevard…na hapte zoret e barkut…sikur kushedi ca kishte bere per Vloren ky…po ik ore se po te qeshin e tallin sa here na del ashtu me gjithe ato plerat qe te shoqerojn..

  15. tomsojeri says:

    I jan qepur Kocos e haroj taborin e Sal Berishes qe ju ka shk,……r e po ju shk……..n akoma !Vodhi ,vrau, preu shk…u e sla “miz” e jo shqiptar pa i pir gjak ,qe spo le gur qe te mos behet ajo reform ku ddo na jepet mundesia te shohim gangsteret e politikes hajnin e tmershme ! A mos vall Koco po e pengon ? Hiqni malin e plerave qe ju ka zen rugen o shqiptar e pastaj meruni edhe me Kocon! “Ngordhi gomari e haj ti heqim patkojt” i thon ksaj e dolen “trimat” permetar te luftes glasave te ven drejtesi per inat te Kocos kur drejtesia ne Shqiperi mban kampionin e hajduteris ,kur pasurit e tyre te padukeshme ja kalojn edhe Kocove qe dalin hapur e i ka hapur ! Pse o milet haroni tradhtin me tonelata te klanit Berishian qe shkateroi shtetin shqiptar me emra qe tashme po dalin si “fyshekzjar” ne mesnat ? Pse haroni krimet qe jan nje pyll i madh e po meremi me Kocon qe as vrau ,as tradhtoi as coi “uj ne mulli” te armikut te betuar antishqiptar e po meremi me Kocon sepse keshtu ju intereson banditeve tePD qe te mbulojn e te anashkalojn 30 vjet krim e tradhti ! Un Kocon nuk e njo e as bej pjes ne tarafet e hajduteris por kur kujtoj cfar vjedhjesh (qe nga floriri,nafta,e falja e tokave serbit Fazllic mik te saliut) eshum e shum te tjer,me duket qesharak ky sulm dhe shof qe ne Shqiperi, banda berishiane vazhdon te luaj e te kercej napolonin kur te doj e me ke te doj ! Shof qe ne Shqiperi ato 1 milion vota jan baraz me nji Sali Berish e turpi esht i joni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje